LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Aristokrati mbi bankën e torturave të komunizmit

18 Qershor 2020, 15:08 Nga DOSJA
Aristokrati mbi bankën e torturave të komunizmit

Varje në tavan me 35 kg zinxhirë në qafë. Lidhje e këmbëve dhe duarve, kalimi i një trau mes tyre dhe goditje mbi trupin e pambrojtur. Elektroshok. Duket sikur vetëm një trill mund t’i takonte këto tortura mesjetare me një njeri si Jusuf Vrioni të njohur për elegancën, kulturën dhe butësinë e tij. E megjithatë kjo është e vërteta e shëmtuar që diktatura komuniste shkroi mbi pjesën më të madhe të jetës së një prej intelektualëve dhe përkthyesve unikalë të Shqipërisë, duke e torturuar, burgosur dhe detyruar me punë të rënda për 13 vite dhe duke e lënë në anonimat për pjesën tjetër të saj

Pas 12 vitesh burg, djaloshi që kishte frekuentuar elitat e Parisit dhe Romës, tashmë 43-vjeçar, i shoqëruar nga e ëma, merr rrugën drejt Fierit, ku gruaja e gjorë, bashkëshortja e ish-kryeministrit dhe diplomatit, Iliaz Vrioni, jetonte pas arrestimit të të birit, në një barakë pa tavan e dysheme.

Ishte në një nga ato ditët e njëllojta të internimit, kur intelektuali i dashuruar me muzikën, sportin, letërsinë dhe gjithçka të bukur, tashmë thuajse pa asnjë mundësi për të shijuar jetën siç dinte dhe donte ai, shkon të shohë filmin që shfaqej atë kohë në Fier, “Roma città aperta”. Plagët dhembin më shumë kur ftohen. Edhe për ato shpirtëroret, një çast i veçantë sjell temperaturën e skajit të ndjeshmërisë. Ky çast, që në një farë mënyre e ndërgjegjësoi plotësisht Jusuf Vrionin për gjendjen ku ndodhej, pakthyeshmërisht larg së kaluarës që kishte jetuar, ishte shfaqja e Anna Magnani-t në ekranin e kinemasë. Aktoren e njohur italiane, Jusufi e kishte takuar në Romë, gjatë luftës, kur ajo ishte ende në fillimet e karrierës së saj dhe i kujtohej t’i kish thënë se do të bëhej një zonjë e madhe e kinemasë. Dhe ja ku ishte ajo tani! Ndërsa ai, pasi e kishte lënë jetën e bukur të Romës, pas asaj të Parisit dhe Londrës, ishte kthyer në Shqipëri me shpresën që do të angazhohej në diçka të vërtetë e me vlerë, por e kishte gjetur veten shumë shpejt në birucat më famëkëqija të Shqipërisë që mbanin emrin e Koçi Xoxes, ministrit që kishte urdhëruar ndërtimin e tyre. Pastaj burgun e Burrelit, pastaj kampet e punës së Beratit, Rinasit, Shtyllasit e Radostinës. Dhe ja ku ishte tani! E vështirë të kuptonte cila ishte e vërtetë: jeta para vitit 1947, apo ajo pas. E pamundur që ishin që të dyja!

Jusufi i ri, i lindur në Korfuz dhe i rritur në Francë ku i ati ishte ministër fuqiplotë i Zogut, qëndroi në Paris edhe pasi Iliaz Vrioni u nda nga jeta. Ai i kreu studimet e larta në Grande École des Hautes Études Commerciales dhe Institut d’Études Politiques, ku formoheshin elitat franceze, ndërkohë që frekuentonte lokalet me orkestra muzikore dhe hollet e hoteleve luksoze, ku i ndodhi të takojë dhe Coco Chanel.

Për shkak të dijeve dhe shkollimit, mjedisit familjar e kulturor që e kishte rrethuar që në lindje, madje që më parë, ai u bë një përfaqësues i mirëfilltë i elitave intelektuale evropiane të viteve ’30, aq sa kur shkoi në Romë, do të kthehej në një standard për rrethin e rinj të miqve, edhe pse ai përbëhej nga bij industrialistësh, shkencëtarësh, apo politikanësh si Susanna Agnelli, Gioia Marconi apo Edda Mussolini, mbiemrat e të cilave e tregojnë vetë historinë. Mirëpo pasi mbaroi studimet, kjo botë magjike e humbi tërheqjen në sytë e Jusuf Vrionit. Në mjediset aristokratike ai ndihej si në shtëpi, një shtëpi e madhe, me shumë dhoma për të ëndërruar, por brenda këtij aristokrati jetonte intelektuali që nuk mund të kënaqej me të sipërfaqshmen. “…Ndieja adhurim të veçantë për njerëzit që kisha njohur. Por jeta prej paraziti në mjedise të tilla mondane, natyrisht, shpeshherë më provokonte një ndjenjë poshtërimi, sepse dëfrimet, në thelb, NUK më sillnin veç kënaqësi të përciptë. Ndieja se duhej të merresha me diçka më të rëndësishme, por si, ku e qysh, nuk dija. Ajo gjendje shpirtërore, ato mendime e vrarje ndërgjegjeje, nuk vazhduan gjatë. Një ditë, një mik i ngushtë, më tha: Jusuf! Më fal që po të pyes, po ti ç’bën këtu? Nuk mendon se vendi yt është të ndodhesh në Shqipëri? Dhe ish pikërisht gjatë verës së vitit 1943 që më së fundi vendosa të kthehem në atdhe. Ndofta ATJE mund të merresha me diçka. Bie fjala, të botoja një gazetë…”, ka rrëfyer vetë Jusuf Vrioni.

Erdhi në Shqipëri, ku nisi të jetonte me të ëmën në hotel Dajti pasi ajo e kishte shitur shtëpinë që kishin në Tiranë. Aty, “përplasja e trillit me realitetin” siç e quan ai në librin e vet autobiografik, bëri që të jetonte dhe oficeri italian i zgjedhur nga Kadareja për romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, përkthimi në frëngjisht i të cilit u bë në një farë mënyre pasaporta e Jusuf Vrionit pas daljes nga burgu për një jetë si përkthyes, edhe pse deri vonë në anonimat. Trilli me realitetin do të vazhdonin të përplaseshin për shumë vite në jetën e Jusuf Vrionit, kur në shumicën e rasteve, ishin realitete të kohëve dhe vendeve të ndryshme, aq të largëta me njëri-tjetrin sa njëri duhej marrë patjetër si trill.

Dhe kjo nisi në 13 shtator 1947, kur buzë mbrëmjes, Jusufi priste në sheshin Skëndërbej një vajzë, për një takim romantik, por katër burra ndalojnë pranë tij, e pyesin nëse ai ishte Jusuf Vrioni dhe i kërkojnë t’i shoqëronte sepse kishin disa pyetje. Papritur mbrëmja romantike u bë një trill. Apo ishte trill biruca ku e përplasën? Torturat që pasuan? Aristokrati evropian, i cilësuar nga miqtë e tij ndërkombëtarë “më francez se vetë francezët”, intelektuali magjepsës, njeriu i manierave fine, do të varej nga duart, do të ngarkohej me zinxhirë, do të goditej me shkopinj pasi i kishin lidhur këmbë e duar. Për 34 muaj do të përjetonte Mesjetën përmes torturave që zëvendësonin njëra-tjetrën e dukej se nuk do të merrnin fund kurrë.

“Kur erdhi radha e seancës së pyetjeve, fillimisht këmbëngula se nuk dija gjë. Atëhere filluan sharjet me fjalët më të ndyra, shoqëruar me shuplaka, grushta e shqelma në pjesët më delikate të trupit. Pastaj metodat e torturës u ndryshuan. Nisën të më godasin me çomange, vazhduan me elektroshok e përfunduan duke më shtrirë mbi një bankë të quajtur “jeleku”. Ajo lloj torture niste me lidhjen e duarve e këmbëve e kalimin mes tyre të një trari. Pastaj, në atë pozicion të kryqëzuar, pa pasur mundësi për mbrojtjen më të vogël, fillonin goditjet me shkopinj para e mbrapa, duke kërkuar që të rrëfeja. Atë metodë torture ma bënin gjashtë herë në javë. Por më çnjerëzoret ishin ato 15 ditë e 15 net, kur më varën nga duart në tavanin e qelisë, duke më hedhur rreth qafës 30 a 35 kg zinxhirë. Nuk kisha ku të mbahesha. Dyshemenë arrija ta prekja vetëm me gishtat e këmbëve. Çdo gjë qe llogaritur që të mos mbështetesha diku. Pyetjet që më bënin ishin më tepër në drejtim të misioneve ushtarake angleze e amerikane si edhe rreth marrëdhënieve që kisha pasur me personelin e tyre. Donin të dinin se çfarë informacionesh u kisha dhënë. Pastaj mundoheshin të provonin e të faktonin veprimtarinë time politike gjatë të ashtuquajturave zgjedhje “demokratike”. Me kë isha takuar? KUSH QENË anëtarët e grupit tonë “armiqësor”? Cili qe qëllimi i mbledhjeve tona? …Unë mohoja, duke pranuar vetëm një gjë: qëllimi ynë ish të formonim një opozitë legale sipas neneve të parashikuara nga Ligji Elektoral. ( … ) Hetimet vazhduan nga shtatori gjer në nëntor e pastaj më transferuan në një qeli tjetër. Aty pranë, ngjitur me mua, lëngonte shkrimtari Mitrush Kuteli, i cili herë pas here më recitonte me zë të ulët vargje nga poema e tij Kosova…”. Kur më në fund doli në gjyq, në qershor të vitit 1950 u dënua me 15 vite burg. Do të provonte izolimin e burgut në Burrel dhe punën e rëndë në disa kampe, siç është dhe ai i ndërtimit të aeroportit të Rinasit, ironikisht, vepra e parë ndërkombëtare për të cilën ka punuar Jusuf Vrioni.

Kështu i kaloi 8 vitet e dënimit, për t’u shpallur i lirë pas më shumë se 13 vitesh që ishte arrestuar. Nisi të merrej me përkthime dhe strukturat shtetërore e kuptuan shpejt që Jusuf Vrioni mund t’i shërbente shumë më tepër atyre si përkthyes sesa si punëtor krahu. Romani i Ismail Kadaresë i përkthyer në frëngjisht e afirmoi dhe bëri që t’i besohej përkthimi i veprave të Enver Hoxhës. Ndërkohë, ai vazhdoi të përkthente edhe libra të tjerë të Kadaresë, i cili nisi të krijonte emër në Francë, megjithëse emri i përkthyesit nuk figuronte askund. Vetëm në fund të viteve ’80, emri i Jusuf Vrionit do të rikthehej në Francë. Atje ku kishte kaluar fëmijërinë dhe rininë. Atje ku kaloi dhe vitet e fundit të jetës, gjatë të cilave u vlerësua me titullin Chevalier de la Légion d’Honneur dhe shërbeu si ambasador i Shqipërisë në UNESCO. Deri sa ndërroi jetë në 18 qershor 2001.

Marrë nga Kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur jusuf vrioni jusuf vrioni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet