LIVE UPDATES
Aktualitet

Taksat u rritën, por të ardhurat buxhetore ranë më 2018

6 Shkurt 2019, 06:22 Nga DOSJA
Taksat u rritën, por të ardhurat buxhetore ranë më 2018

Pas pesë vitesh të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) shënuan ulje në fund të vitit 2018 sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave.

Totali i të ardhurave buxhetore arriti në 27.3 për qind të PBB-së nga 27.7 për qind që ishin me 2017. Madje ato ishin më të ulëta se, niveli i të ardhurave të grumbulluara në vitin 2016, të cilat ishin 27.6% e PBB-së.

Të njëjtën ecuri patën edhe të ardhurat tatimore të cilat ishin 25.5% e PBB-së më 2018, nga  25.7 për qind e PBB-së që ishin më 2017.

Historiku i ecurisë se të ardhurave buxhetore ka një lidhje të qartë me mandatet politike të qeverisjes.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm pas trazirave të vitit 1997 kur qeverisja socialiste erdhi në pushtet të ardhurat buxhetore panë ritmin më të lartë të rritjes në raport PBB -duke shkuar në vitin 1998 në 26.6% në raport 17.8 për qind që ishin në 1997. Viti 1999 shënon rekordin, pasi të ardhurat në përqindje të PBB-së shënuan 27.8, nivel që nuk u arrit në asnjë vit tjetër fiskal. Më pas cikli i të ardhurave pësoi rënie të vazhdueshme deri në vitin 2005, kur mandati politik i qeverisjes kaloi tek Partia Demokratike.

Qeveria Berisha ndryshoi politikën fiskale duke aplikuar taksën e sheshtë. Të ardhurat buxhetore në raport më PBB u rriten gjatë mandatit të parë nga 25.4 për qind e PBB-së në 26.9 % të PBB-së në vitin 2008. Çorientimi i qeverisjes në mandatin e dytë e  kombinuar me krizën ekonomike globale që përfshiu edhe Shqipërinë ndikoi negativisht, duke bere që të ardhurat buxhetore të krahasuara me PBB-ne ti kthehen rënies duke arritur në vitin e fundit të mandatit zgjedhor, 2013 në 24.2 % të PBB-së, niveli më i ulët që nga 1997-a.

Me rikthimin në qeveri të Partisë Socialiste me 2013, e cila taksën e sheshtë e ktheu në progresive, duke rritur barrën fiskale në tatimet direkte, të ardhurat në raport me PBB shënuan rritje, duke shkuar 27.7% e PBB-së me 2017-en, me 3.4 pikë përqindje rritje për katër vite. Por siç duket sindromi i mandatit të dytë ka nisur të prekë edhe qeverisjen socialiste, teksa shihet se ritmet e grumbullimit të ardhurave ka rënë edhe pse ekonomia gjatë vitit të kaluar pritet të rritet me më shumë se 4%, ose niveli më i lartë i dekadës.

Një   hulumtim   empirik   i   efekteve   të   politikës fiskale në ekonominë shqiptare, nga  Meri  Papavangjeli,  Departamenti  i  Kërkimeve në Bankës e Shqipërisë ka gjetur se  një goditje në të ardhurat tatimore ka një efekt më të lartë në aktivitetin ekonomik, krahasuar  me  një  goditje  të  shpenzimeve  qeveritare,  në  periudhën afatshkurtër, ndërkohë  që  efekti  i  saj  shuhet  përgjatë  horizonteve më të gjata kohore.

PBB-ja dhe konsumi   privat   reagojnë   pozitivisht   ndaj   një  goditjeje  në  shpenzimet  qeveritare  dhe negativisht ndaj një goditjeje në të ardhurat tatimore.

Shpenzimet  kapitale  dhe  blerjet  qeveritare  kanë  një  efekt  të  ngjashëm  në  PBB,  por  efektet  e  shpenzimeve  kapitale  janë  më  të  shtrira  në  kohë.  Nisur  nga  kjo,  politikat  afatmesme  mund  të  minimizojnë  pasojat  e  pafavorshme  të  konsolidimit  fiskal  në rritjen ekonomike, duke kompensuar disa shkurtime të shpenzimeve korrente me rritjen e shpenzimeve kapitale, sugjeron studimi i eksperteve të Bankës së Shqipërisë.

Shqipëria mbetet vendi me barrën më të lartë të taksave në rajon së bashku me Serbinë, por që nuk arrin ta justifikojë atë me të ardhura. Vendi nuk ka arritur asnjëherë të ketë të ardhura më të larta se 28% të PBB-së, duke u renditur i fundit në rajon dhe ndër nivelet më të ulëta të Europës.

Ndërsa Serbia, me barrë të taksave të ngjashme me ne, është shteti që arrin të mbledhë të ardhura rekord në rajon, në nivelin e 41.8% të PBB-së të pritshme për 2019-n, sipas raportimeve zyrtare të Ministrisë së Financave në programin ekonomik të reformave 2018-2020. Mali i Zi pritet të mbledhë 40.1% të PBB-së në projektbuxhetin e vitit 2019. Maqedonia ka një rendiment fiskal prej 29% të PBB-së, që ka ardhur në rënie vitet e fundit, si rrjedhojë e taksës së sheshtë.

Burimi: Monitor

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet taksat në shqiperi të ardhurat buxhetore 2018 taksat në shqiperi të ardhurat buxhetore 2018


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet