LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Pse Mbretëria e Bashkuar mund të përçahet pas BREXIT, Boris Johnson më i rrezikuar se kurrë

3 Janar 2021, 08:09 Nga DOSJA
ANALIZA/ Pse Mbretëria e Bashkuar mund të përçahet pas

LONDËR-Më 2 janar 2020, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson deklaroi se 12 muajt në vijim do të ishin një “vit fantastik për Britaninë”. Ndryshe nga sa parashikoi Johnson, një pandemi globale dhe trazirat politike të BREXIT lëkundën strukturën e Mbretërisë së Bashkuar.

Në një analizë të CNN, shqyrtohet se politikat e trazuara midis katër kombeve që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar, po bëhen pengesë për ecjen përpara të MB-së.

Dy krizat më të mëdha me të cilat përballet Britania, një e parashikuar, dhe një që doli papritur, janë kombinuar për të krijuar një stuhi të përsosur pakënaqësie me status quo-në.

Më në fund, pas shumë negociatave të vazhdueshme, Britania u largua nga universi rregullator dhe tregtar i BE në 1 Janar, por me një mori tensionesh të paparashikueshme në unionin politik të Mbretërisë së Bashkuar që mund ta çonin Kryeministrin Britanik në ‘ujëra’ kushtetuese të paqëndrueshme. Njëkohësisht, pandemia Covid-19 ka zbuluar se sa distancë politike ka midis qeverive të devoluara në Edinburg, Cardiff dhe Belfast  dhe në Londër.

Konflikti brenda Mbrestërisë

Lëvizja e pavarësisë në Skoci është rritur që nga referendumi i vendit në 2014, ku skocezët votuan me 55% për të qëndruar në BE. Skocia kundërshtoi vazhdimisht daljen nga Unioni. Teksa  Johnson festoi një marrëveshje tregtare me BE, kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon shkroi në Twitter se “nuk ka asnjë marrëveshje që do të kompensojë ndonjëherë atë që BREXIT hoqi. Është koha për të skicuar të ardhmen tonë si një komb i pavarur, Evropian.”

Në Irlandën e Veriut, politikanët kanë pranuar se kurrë nuk kanë qenë kaq të sigurt se veriu mund të ribashkohet me Republikën e Irlandës. Ndërsa në Uells, nacionalistët bëhen gjithnjë e më armiqësorë ndaj qeverisë Konservatore në Westminster.

Të gjitha këto paraqesin një problem për Boris Johnson, i cili nuk është vetëm udhëheqësi i Partisë Konservatore dhe Unionist, por edhe Ministri i vetë-emëruar për Unionin. Në të vërtetë, që kur ai mori detyrën, Johnson e ka cilësuar veten si një mbrojtës të Unionit dhe ka folur gjatë për forcimin e lidhjeve midis katër kombeve.

Me këto kriza që priten në 2021, Boris Johnson e pret një fushë betëjë me aleatët e Unionit. Pjesa më e rrezikshme do të jene zgjedhjet parlamentare të Skocisë në maj, që nuk do ‘falin’ Boris Johnsonin.

Nga ana tjetër, Irlanda e Veriut ka qenë prej kohësh viktima më e mundshme e BREXIT. Provinca e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, ka një kufi tokësor me Republikën e Irlandës, e cila është në Bashkimin Evropian. Mundësia e një kufiri doganor që ndan të dy ka ngritur të gjitha llojet e shqetësimeve, duke filluar nga qarkullimi i mallrave në kthimin e dhunës së viteve 1970 dhe 80.

2021 supozohej të ishte viti në të cilin Irlanda e Veriut festoi 100 vjetorin e saj. Në vend të kësaj, qytetarët e saj ka të ngjarë të jenë më të ndarë sesa kanë qenë për vite me radhë.

Për Johnson, situata është më pak e rrezikshme në Uells, ku nuk ka një lëvizje serioze. Sidoqoftë, meqenëse Johnson përballet me mundësinë e luftimeve në Skoci dhe Irlandën e Veriut, ai rrezikon Uellsin. 2021 do të jetë një vit i vështirë për të katër kombet e Mbretërisë së Bashkuar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angli brexit boris johnson britania e madhe angli brexit boris johnson britania e madhe

Sondazh

Poll
Bota 3 Janar 2021, 07:26

Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar më 4 shtator 2020 në Uashington, ka bërë që kompania “Agro Kosova Ho...

Bota 2 Janar 2021, 22:08

Një Plan Marshall për Planetin

Në një vit të dominuar nga COVID-19, është ndoshta e kuptueshme që kemi lënë pas dore krizën më të thellë, ekzistenciale me të cilën përballemi: ndryshimi i kli...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet