LIVE UPDATES
Insights

Analiza në DW/ Marrëveshja Kosovë – Serbi, e vështirë pa ndërhyrjen e SHBA

21 Korrik 2020, 21:10 Nga DOSJA
Analiza në DW/ Marrëveshja Kosovë – Serbi, e

Pala kosovare bën të ditur, se në Bruksel do të propozojë draftin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Por analistët politikë nuk besojnë në një marëveshje finale të ndërmjetësuar nga Brukseli, pa përfshirjen e SHBA-së.

Të enjten e kësaj jave më datë (23.07) në Bruksel takohen pala kosovare dhe ajo serbe në kuadër të procesit të dialogut, por nuk do të takohet niveli i lartë politik. Në këtë kuadër udhëheqësit politikë kosovarë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti, thanë se me Serbinë nuk do të ketë më dialog teknik, por vetëm dialog politik me qëllimin final njohjen reciproke. Këtë të enjte në Bruksel do të udhëtojë një koordinator i qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut, ku sipas kryeministrit Hoti, ai e ka për detyrë siç tha, “për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”.

Hoti: Dialogu është vetëm politik

“Ky proces ka filluar pas më shumë 20 muajsh. Ditët e para e kemi qartësuar platformën tonë dhe kemi komunikuar me të gjithë. Është etabluar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Dialogu është vetëm politik. Të enjten është një takim në Bruksel ku do të jetë Koordinatori për Dialog – të cilin do ta emëroj së shpejti-për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, deklaroi kryeministri Avdullah Hoti, pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, i cili qëndroi për një vizitë në Kosovë.

Një ditë më parë kryeministri Hoti, ju kundërpërgjigj akuzave të lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, të cilët vazhdimisht Hotin e akuzojnë siç thonë “për jo legjitimitet politik”, që sipas tyre e përfaqëson “një qeveri të pakicës”. “Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush. Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë. Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme”, shkroi Hoti në reagimin e tij.

Finalizimi i dialogut – njohja reciproke

Që Prishtina nuk zhvillon më dialog teknik me Beogradin e tha edhe presidenti Hashim Thaçi, duke e vlerësuar edhe kontributin e Shqipërisë në këtë proces. “Për neve është me rëndësi jetike që të kemi një konsensus sa më të gjerë sa më përfshirës. Kontributi i Shqipërisë për neve gjithmonë ka qenë i mirëseardhur. Dialogu me Serbinë nuk do të jetë teknik dhe se ai duhet të përmbyllet me njohje reciproke”, tha presidenti Thaçi.

Analistët politikë nga ana e tyre nuk duken shumë optimistë për një zgjidhje të shpejtë të një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi. Analisti politik Blerim Burjani nuk është shumë optimist për suksesin e ndërmjetësimit evropian të dialogut përmes Mirosllav Lajqakut “Duke e përcjellë politikën me kujdes që po ofohet nga BE, përmes Lajcakut, nuk ka edhe aq shumë optimizëm për zgjidhje përmes një ombrelle gjithëpërfshirëse të marrëveshjes. BE arriti suksesin më të madh me kodin telefonik 383 që i ofroi Kosovës dhe marrëveshjen IBM. Marrëveshje të tjera ishin mjaft të ngathta në implementim. Përfshirja amerikane ishte e domosdoshme për të përkrahur BE-në, e cila mbeti pa ndonjë instrument që do të detyrojë palët të zbatojnë edhe këto marrëveshje ekzistuese. Kjo u vërejt, sepse u bënë shumë vite, ku dominoi regresi në dialog dhe ndodhi ashpërsimi i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës”, thotë Blerim Burjani për Deutsche Wellen.

Shpresa e marrëveshjes finale tek SHBA

Sipas tij, shpresa e vetme e Kosovës megjithatë mbetet SHBA. “Tash në Kosovë shpresa e vetme mbetet SHBA-ja për t’i dhënë fund konfliktit të ngrirë dhe pengesës që Kosova të jetë pjesë e OKB dhe NATO-s dhe integrimit në BE. Pra kosovarët i dëshirojnë SHBA-të si ndërmjetesues të fortë të qëndrueshëm sepse, SHBA-ja di të përdorë diplomacinë e sanksioneve dhe amerikanet nuk lejojnë zvarritje të përjetshme të dialogut pa zgjidhje përfundimtare”, thotë Blerim Burjani.

Takimi Kosovë-Serbi, i cili ishte paraparë të mbahej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, do të ndërmjetësohej nga Richard Grenell. Por ai u anulua pas publikimit të aktakuzës së pakonfirmuar të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin prokuroria e akuzon për krime lufte. Richard Grenell, i ka dhënë mbështetje dialogut politik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa, përfshirjen amerikane, ai e sheh në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Serbisë. Mbi rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi dhe pozicionin e Kosovës në këtë dialog, platformën dhe përfaqësimin, në fund të kësaj jave, të premten, para kuvendit do të raportojë kryeministri Avdullah Hoti.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e pati kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që tashmë është hequr e që asnjëherë nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione dialogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll
Insights 20 Korrik 2020, 16:33

Ministrja e Shëndetësise duhet të largohet

TIRANË- E vetmja mase racionale qe qeveria mund te ndermerrte sot kunder pandemise, ishte t’u kerkonte falje qytetareve per mashtrimin me videon e infektiv...

Insights 19 Korrik 2020, 20:09

Sa zgjat kjo e mallkuar varfëri

Shqipëria – e kaluara – e tashmja – dhe e ardhmjaSa zgjat varfëria baba? 40 ditë bir… – Pas 40 ditëve a bëhemi të pasur baba? Jo b...

Insights 18 Korrik 2020, 09:21

Rruga e vërtetë

Dante Aligieri te “Komedia Hyjnore” shkruante “në mes të shtegtisë së kësaj jete, u gjeta në një pyll krejt errësi, se kisha humbë unë rrugën e vërtetë”. Metafo...

Insights 16 Korrik 2020, 10:02

ANALIZA: NATO po vdes

NATO mund të jetë “aleanca më e suksesshme në histori” – siç pretendon sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg – por gjithashtu mund të jetë në ...

Insights 14 Korrik 2020, 08:54

Dobia e papërsosmërisë

Ka njerëz që zhyten me kokë në projekte të reja për të përmirësuar jetën e vet – duke hequr qafe gjëra të panevojshme, duke lyer sërish muret e shtëpisë, duke u...

Insights 14 Korrik 2020, 07:00

Sharra, fati dhe shpëtimi i Tiranës

Banorëve të Tiranës emri i “Sharrës“ ju sjell në mendje pirgjet e plehrave, shtëllungat e tymit të zi që çliroheshin mbi qytet, aromën e padurueshme që h...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet