LIVE UPDATES
Editorial

ANALIZA- Kur përfundon mandati i Ramës

9 Korrik 2019, 14:01 Nga DOSJA
ANALIZA- Kur përfundon mandati i Ramës

Sa më pranë krijimit të institucioneve më të rëndësishme të Drejtësisë, aq më shumë shtohen debatet për Reformën.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese është bllokuar nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykata e Lartë është bllokuar nga Vettingu, palët akuzojnë njëra – tjetrën.

Në këtë betejë është opozita që tejkalon arsyen, interpreton fakte të diskutueshme dhe rreshtohet kundër investimit më të rëndësishëm perëndimor në Shqipëri që nga viti 1991.

Deri tek kontrolli i Ramës mbi KPK, KPA, KLP dhe KLGJ akuzat kanë një bazë.

Vërtetë aty janë zgjedhur njerëz të afërt të Kryeministrit, vërtet aty ka patur vendime të pashpjegueshme as me ligjin as me moralin e reformës.

Nuk është e vështirë të kuptohet që Rama ka shfrytëzuar pushtetin për të kontrolluar sa të mundet institucionet e reja të drejtësisë.

Opozita, e gjendur përballë këtyre fakteve, akuzon për një komplot ndërkombëtar, të financuar nga Fondacioni Soros dhe të mbështetur nga njerëz të miliarderit amerikan në Departamentin e Shtetit apo Komisionin Europian.

Një teori konspirative që mundohet të zëvendësojë atë që nuk shpjegohet, errësirë që vjen kur mbaron fuqia e arsyetimit për mbështetjen që ndërkombëtarët i japin Reformës, edhe kur duket qartë devijimi i institucioneve, kontrolli i tyre nga mazhoranca, mbështetja për Ramën me këtë rast, edhe kur duket qartë se ai po e kompromenton Reformën dhe jo vetëm atë, por edhe zgjedhjet e lira, edhe konkurrencën e lirë, edhe luftën ndaj krimit.

Si mund të mbështetet pra, një njeri që qeveris keq, nuk bën zgjedhje të lira apo anulon fare zgjedhjet në parti, bashkëpunon me kriminelët aq ngushtë sa i fut edhe në Parlament, bëhet ortak me një grusht biznesmenësh të mëdhenj kundër të gjithëve, duke shkatërruar biznese të mëdha të mesme dhe të vogla dhe duke krijuar një sistem oligarkik.

Bën prokurime pa tender, madje një i klasifikon si sekret shtetëror që të evitojë garën, ka hyrë në vitin e gjashtë të refuzimit nga BE dhe, në fund, nuk ka sjellë asnjë investitor të huaj në vend në 6 vite.

Në fakt përgjigja ka qenë që në fillimin e reformës në Drejtësi.  Opozita nuk e mirëpriti, pavarësisht insistimit ndërkombëtar.  Sot opozita vazhdon të mos e mirëpresë, ta anatemojë, të premtojë se do ta zhbëjë ose do ta ribëjë, ndërsa Komuniteti Ndërkombëtar, njëzëri dhe me insistim, vazhdon të kërkojë ecjen përpara me shpejtësi dhe zbatimin e saj.

Dallimi qëndron tek këndvështrimi. Ndërsa opozita e sheh me frikë, shikon tek institucionet e reja inkuizitorët që hakmerren politikisht, kontrollon të shkuarën, mundohet të pastrojë gjurmët, ndërkombëtarët shohin të ardhmen.

Ditën kur Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese do të ngrihen, Prokurori i Përgjithshëm do të zgjidhet, më pas SPAK dhe BKH do të plotësojnë gjithë kuadrin institucional dhe Drejtësia e re do të bëhet efektive.

Aty mandati i Ramës përfundon. Mbështetja ndërkombëtare do të rreshtë, opozita mund të fitojë epërsinë e shpresuar, ndërsa drejtësia do fillojë të veproje në të dyja krahët.
Sa më shumë të zgjasë reforma, aq më shumë do të zgjasë mandati i Ramës.

Duke shtyrë reformën, shtyhet mandati i tij, duke kundërshtuar reformën, forcohet pocizioni i tij.  Në këtë këndvështrim, sado keq të jetë bërë reforma në Drejtësi, sado ta ketë devijuar atë Rama, opozita nuk e ka luksin ta pengojë, përkundrazi.

Tezat e fillimit të Vettingut nga poshtë lart dhe jo nga lart poshtë dhe dalja kundër plotësimit të përkohshëm të Gjykatës së Lartë, janë vetëm qëndrime që i shërbejnë zgjatjes së reformës dhe si rrjedhim zgjatjes së mandatit të Ramës. Nëse Vettingu do të fillonte nga poshtë lart, institucione si SPAK nuk do të ngriheshin dot përpara 10 viteve.

Nëse do të pritet që Gjykata e Lartë të plotësohet me gjyqtarë të Përhershëm, duhet të pritet Vettingu, më pas gjithë procedura e përzgjedhjes që do ta shtynte Kushtetuesen për në Janarin e vitit tjetër në rastin më të mirë dhe si rrjedhim mandatin e Ramës me disa muaj.

Ndërsa Euralius dhe OPDAT dhe qeveritë perëndimore që mbështesin dhe financojnë, kërkojnë shkurtimin e hapave, shkurtimin e afateve dhe fillimin e punës sa më shpejt.
Pas kësaj, mbështetja kaq e fortë ndërkombëtare do të devijohet nga Rama, jo në drejtim të opozitës por në drejtim të SPAK.

Me ikjen e Ramës, institucionet e reja, edhe sikur të jenë mbushur me Rilindas do të gjykojnë qeverinë e re, do të jenë diga e korrupsionit.

Edhe nëse do të jetë selektive për të shkuarën, nuk do të jenë për të ardhmen. E ardhmja e Institucioneve të Drejtësisë është pa Ramën, sa më shumë t’i marrë ai nën kontroll, aq pak mundësi ka që të jetë Kryeministër pasi të fillojnë punën, sa më shumë do mundohet ai ta ngatërrojë pushtetin ekzekutiv me gjyqësorin, aq më shumë do bëjë presion Perëndimi që Ekzekutivi dhe Gjyqësori të mos jenë i njëjti pushtet.

E vetmja gjë që mund të marrë Rama nga kjo drejtësi është amnistia për veten. Në fakt nuk do të jetë i pari, por me siguri do të jetë i fundit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial edi rama enton abilekaj kriza politike reforma ne drejtesi edi rama enton abilekaj kriza politike reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll
Editorial 5 Korrik 2019, 17:05

Ja si i mbyll gojën medias paketa anti-shpifje

TIRANË- Projektligji për Shpifjen që kaloi të mërkurën në Këshillin e Ministrave, nuk mund të ishte veçse një akt hakmarrjeje ndaj mediave online. J...

Editorial 1 Korrik 2019, 09:56

Çfarë po feston Edi Rama?

TIRANË- Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervëshkatërruese Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 3...

Editorial 27 Qershor 2019, 14:02

ANALIZA- Pse opozita duhet ta refuzojë 13 tetorin?

Dekreti i Presidentit, juridikisht vetëm sa hodhi poshtë të gjitha arsyet e dekretit të dytë, atë të anulimit të zgjedhjeve.I anuloi zgjedhjet sepse gjysma e sh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet