LIVE UPDATES
Editorial

Ja si i mbyll gojën medias paketa anti-shpifje

5 Korrik 2019, 17:05 Nga DOSJA
Ja si i mbyll gojën medias paketa anti-shpifje

TIRANË- Projektligji për Shpifjen që kaloi të mërkurën në Këshillin e Ministrave, nuk mund të ishte veçse një akt hakmarrjeje ndaj mediave online. Jo vetëm për mënyrën se si u miratua, pa asnjë konsultë me grupet e interesit, pa paralajmërim, por edhe me përmbajtjen dhe me mënyrën se si u vendos të propagandohej.

U zgjodh Etilda Gjonaj ta paraqiste këtë projektligj si një arritje që mbron mediat, foli për projektligjin që askush nuk e dinte, askush nuk e gjente në faqen e Kryeministrisë, pavarësisht se kishin dalë të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave. Ministrat kishin votuar një projektligj që ende nuk ishte gati, kishin firmosur mbi letër të bardhë atë që është një akt i turpshëm, që e fut Shqipërinë ndër vendet me liri të kufizuar të shprehjes.
Nëse ky ligj miratohet, atëherë Shqipëria do të jetë vendi i vetëm në Europë që dënon gazetarët dhe mediat me vendime administrative. Këshilli i ankesave që do të zgjidhet nga bordi i AMA, do të ketë të drejtën të gjobisë portalet nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë, aq sa kanë buxhetet mujore ose më shumë se buxhetet mujore.

Këshilli i Ankesave merr kompetencën e Gjykatës, vendos gjobën, detyron median ta paguajë dhe më pas ta ankimojë në Gjykatë. Një media online, që njihet me emrin portal, me buxhete modeste, duhet të paguajë një gjobë që vlen sa buxheti mujor ose më shumë dhe më pas të ndjekë një proces gjyqësor që mund të zgjasë në rastin më të mirë me muaj. Nëse merr më shumë se një gjobë, atëherë duhet të mbyllet se nuk paguan dot as qeranë, as mirëmbajtjen.

Edhe nëse ky vendim do të merrej nga një gjykatë e pavarur, përsëri Shqipëria do të renditej ndër vendet me kufizimin e lirisë së shprehjes, por duke u marrw nga një organ administrative që emërohet nga AMA, e cila gjithashtu emërohet nga Parlamenti, atëherë kemi të bëjmë me një mbyllje goje me urdhër politik.

Nëse një qytetar ndihet i fyer nga një lajm, mjafton të njoftojë këshillin e Ankesave dhe portal do të gjobitet, do duhet të heqë lajmin, ose do duhet të publikojë përgënjshterimin e vetes. Kjo pa një proces verifikimi gazetaresk, por me një proces vendimmarrjeje nga disa të emëruar prej një institucioni që buron nga politika.

Nëse një politikan apo qytetar denoncon në media një rast korrupsioni, i akuzuari shkon tek Këshilli i Ankesave dhe dënohet jo vetëm qytetari apo politikani, por edhe media që e ka publikuar. Pra nëse PD ose LSI del në konferencë shtypi për të denoncuar një aferë korruptive, nëse media e transmeton do të dënohet njësoj si akuzuesi i PD-së.

Këto masa represicve nga mediave, kryesisht online, janë një goditje e rëndë ndaj lirisë së shprehjes, një hap drejt diktaturës, një rrugë që e fut vendin në listën e vendeve problematike. Një mision ndërkombëtar erdhi në Tiranë në datat 18- 21 qershor dhe i kërkoi Kryeministrit të mos e miratojë projektligjin.

Kryeministri premtoi se do të konsultohej me grupet e interesit dhe vetëm 2 javë më vonë, e kaloi hajdutçe në mbledhjen e Qeverisë. Nëse Parlamenti e kalon edhe këtë projekligj, siç ka bërë me ligjin për Teatrin, atëherë ajo që quhet përgjegjësi kolektive nuk mund t’i shpëtojë ata individë që votojnë për kthimin e vendit në diktaturë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial etilda gjonaj fake news mbyllja e gojes se mediave mbyllja e mediave me ligj paketa anti shpifje etilda gjonaj fake news mbyllja e gojes se mediave mbyllja e mediave me ligj paketa anti shpifje

Sondazh

Poll
Editorial 1 Korrik 2019, 09:56

Çfarë po feston Edi Rama?

TIRANË- Teksa ka lënë pas këtë të dielë nervëshkatërruese Edi Rama ka shpallur më shumë se një arsye për të festuar. Ai ka arritur të realizojë votimet e 3...

Editorial 27 Qershor 2019, 14:02

ANALIZA- Pse opozita duhet ta refuzojë 13 tetorin?

Dekreti i Presidentit, juridikisht vetëm sa hodhi poshtë të gjitha arsyet e dekretit të dytë, atë të anulimit të zgjedhjeve.I anuloi zgjedhjet sepse gjysma e sh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet