Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë thirrje për bashkim të të gjitha palëve politike për të përballuar situatën e koronavirusit. Në një reagim zyrtar, Ambasada shkruan se situata në të cilën ndodhet Shqipëria është një kohë që kërkon veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit.
Më tej në njoftimin e saj, Ambasada shkruan se do të mbështesë përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për t’i mbajtur të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt dhe të informuar që të jetë e mundur.
“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit,“-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
POSTIMI I PLOTË:
COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.
Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë bëri thirrje për bashkim të të gjitha palëve politike për të përballuar situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit, ku deri më tani ka 10 të infektuar.
Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavisusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për denoncimin se maskat që qeveria i ka shpërndarë mjekëve janë të skaduara prej 9 vitesh. Pasi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e qeverisë ka thënë se të gjitha shërbimet e shtetit do merren online. Po ashtu u shpreh se në spitale puna do ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e sotme të qeverisë, njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga s...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se për të gjithë stafin mjekësor do të ketë rritje rrogash gjatë periudhës që Shqipëria po lufton me Covid-19....
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se numri i të prekurve është rritur, duke shtuar se është shumë e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se Covid-19 nuk pyet nëse je malësor apo lab. Teksa mblodhi qeverinë për masat ndaj koronavirusit, Rama u shpreh se ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë sot një ftesë opozitës që të bashkohet me qeverinë e të luftojnë bashkë këtë situatë. Rama u shpreh se opozita ësht...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka adresuar akuzat e opozitës se maskat që qeveria kishte shpërndarë për mjekët dhe infermierët ishin të skaduara prej 9 vite...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike për maskat e skaduara që u janë dhënë mjekëve nga qeveria. Në...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Task-Forcës të ngritur me urdhër të tij, ka bërë një deklaratë publike. Në fjalën e tij, ...