Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Xhaçka si shefja politike, të thirret në prokurori”, Spiropali i përgjigjet Çupit: Mos qaj hallin e kalorësit
1 Prill 2019, 18:06Nga DOSJA
TIRANË- Pas deklaratës së ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka , e cila shprehej se zjarret janë të qëllimshme, (Lexo këtu) reagoi edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila shprehej se ministrja duhet thirrur urgjent në prokurori për shkak të dijenisë së saj për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme.
“Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori!
Ajo ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme. Ministrja e Mbrojtjes ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për autorët e këtyre akteve kriminale t’i depozitojë në prokurori”, shkruan Çupi ndër të tjera.
Po ashtu ajo në reagimin e saj përmend edhe ministren e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ajo shkruante: “Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta”.
Postimi i plotë i Dhurata Çupit:
Olta Xhaçka duhet të thirret urgjent në prokurori!
Ajo ka deklaruar se ka dijeni për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme. Ministrja e Mbrojtjes ka detyrimin që çdo të dhënë që disponon për autorët e këtyre akteve kriminale t’i depozitojë në prokurori.
Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta.
Edi Rama ka nën kontroll Policinë, Prokurorinë, shërbimin sekret, gjykatat dhe çdo institucion që është përgjegjës për zbulimin e autorëve të akteve kriminale dhe dënimin e tyre.
Në vend që të bëhet qesharak dhe të shpallë opozitën armik për çdo dështim të tij, Edi Rama duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë vendosur zjarret në zona të ndryshme të vendit.
Përvoja e afërt gjatë qeverisë së Edi Ramës tregon se zjarrin Shqipërisë ia kanë vënë trafikantët për mbjelljen e hashashit dhe asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë.
Shërbimi qesharak i Olta Xhaçkës ndaj Edi Ramës nuk e ndalon dot zbardhjen e dosjes 184, prej të cilës shqiptarët do të mësojnë se kush janë zjarrëvënësit e vërtetë të Shqipërisë, ata që vënë çdo ditë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve, që po pengojnë integrimin europian të Shqipërisë.
Partia Demokratike shpreh keqardhjen që Partia Socialiste ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Oltës, Taulantit dhe Elisës.
Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendit.
Pas kësaj ka reaguar edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se nuk është shefja politike e Xhaçkës, por kolegia e saj.
“E dashur Zonja Çupi PD, flm për “dhuratën”, por s’jam shefja politike e Oltës. Kam nderin të jem mikja e kolegia e saj. Sa për qeverinë e destabilizuar mos qaj hallin e kalorësit xhan, dhe uroj sinqerisht të shihemi në zgjedhjet e 2021-shit. Të fala miqve!”, thuhet në reagimin e Spiropalit.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHKODËR- Kryetari Lulzim Basha, duke me qytetarët në Shkodër ka nxjerr një tjetër emër si të përfshirë në dosjen 184.Basha për hërë të parë tha se në këtë ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me një grup gjimnazistësh në shkollat “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj”. Në një status n...
SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike në turin e tij në veri të Shqipërisë, ka zhvilluar një takim në qytetin e Shkodrës, që ditët e fundit është trondiur ng...
TIRANË- Ministri i Jashtëm me kompetenca të delaguara Gent Cakaj, u shpreh sot se do t’u hiqte targat diplomatike të paktën 38 “Konsujve të Nderit të Shqip...
TIRANË- Dosja.al, ka siguruar letrën e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Danimarkë, Përparim Kalo, dërguar ministrit Cakaj, pas futjes së emrit të tij n...
TIRANË- Sot shënohet 1 Prilli, e njohur ndryshe si “Dita e Gënjeshtrave”, e për këtë disa të rinj të lëvizjes “Reago”, kanë gjetur një mënyrë kreative për ...
TIRANË- Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në vend, duke dhënë alternativën e tij për zgjidhjen e krizës.Në një intervistë në “Top C...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Malësia e Madhe ka nisur erën e ndryshimit në raportin e tij me mediat. Premtimin që e bëri të premte...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i ka mirë punët me rrjetet sociale. Teksa udhëtonte drejt Malësisë së Madhe, Basha është futur ‘live’ në rrjete...
TIRANË- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për rritjen e kriminalitetit dhe vrasjet e ndodhura së fundmi në qytetin verior. Në një ...