LIVE UPDATES
Insights

‘Alo! Si e pritën emrin tim në Shkodër’, pasiguria e Valdrin Pjetrit dhe përplasjet në PS për Tom Doshin

14 Gusht 2019, 18:47 Nga DOSJA
‘Alo! Si e pritën emrin tim në Shkodër’, pasiguria e

Ishte një nga ato mëngjeset e ftohta të kësaj pranvere. Ergys Gjençaj pi cigare kështu që isha e dënuar ta pija dhe unë kafen në verandën e Kotonit.

Guximit për të ndenjur jashtë, ju bashkua edhe një djalë i gjatë, i veshur me kostum të ngrohtë. Me syzet e diellit vënë, u ul përballë nesh, vuri kufjet në vesh, dhe po priste.

Një moment u ngrit në këmbë dhe filloi t’i bënte shenjë me dorë një zonje bjonde që po i afrohej barit. Shpejt kuptoi që nuk ishte ajo që po priste, dhe u ul. Vuri kufjet në vesh dhe filloi të bënte telefonata, dukshëm me disa të njohur të tij:

“Ej, ç’thuhet për emrin tim?”

“Alo! Mirëmëngjes, si e kanë pritur emrin tim aty?”

“Si u gdhive? Si është komentuar kandidimi im aty në Shkodër?”

Valdrin Pjetri po shfaqte lirshëm pasiguritë e tij për atë që as vetë nuk e besonte se Rama ja kishte besuar. Pas pak i mbrriti në tryezë Senida Mesi, dhe unë dhe Ergysi po pyesnim njëri-tjetrin se si ka mundësi që kandidati (mirë ne të dy që nuk na njohu), po nuk bëri kujdes që këto pyetje naive ja dëgjoi dhe Ylli Rakipi në tavolinën ngjitur me të.

Pas asaj dite dëgjova se si Valdrini kishte shkuar të nesërmen në Shkodër, dhe i kishte kërkuar kryetarit të partisë atje të mblidhte strukturat duke i thënë: “unë jam kandidati”.

Por kryetari që e dëgjonte për herë të parë këtë, kishte refuzuar për të thirrur mbledhje, duke i kujtuar “kandidatit” se drejtuesit politikë të Shkodrës nuk e kishin vënë në dijeni për asnjë vendim të tillë.

E kështu historia vazhdoi, me deputetë zone të pakënaqur, me Valdrinin që nuk gjeti dot veten në parti, me partinë që nuk e duronte dot Valdrinin, sepse e shihte mes Ramës dhe Doshit, e tek Doshi shikon njeriun që vota grumbullonte për Partinë SocialDemokrate, ndërsa “gllabëronte” pushtetin e socialistëve në Shkodër.

Pastaj Valdrini u shfaq me një vespa, e nga ajo ditë nuk më doli më përpara syve, derisa Gazmend Bardhi doli në konferencë shtypi duke pretenduar një dënim të fshehur.

Një ditë, dy, tre…. Fillova tu them kolegëve: “Këta do më bëjnë të votoj Edi Ramën me zor. Në TIMS, as unë s’kam qenë kurrë në Itali, po s’do të thotë që jam dëbuar”.

Deri të martën, kur numri dy i PD-së më “zhgënjeu”. Tani nuk ka më asnjë rrezik që ta votoj Edi Ramën.

E besoj vërtetë kësaj radhe, se ai nuk e ka ditur atë dënim. Por ai nuk mund të shmanget nga përgjegjësia. Edi Rama ju detyrohet shkodranëve, mes të cilëve nuk gjeti dot një figurë të ndershme, mes socialistësh ose jo, për ta “emëruar” kryetar bashkie në 30 qershor.

Por…nuk do ta votoj as Lulzim Bashën. Sepse në emër të demokratëve të Shkodrës, nuk mund të pajtohem me zonjën “molotovdashëse”, e as me recituese që të vetmin virtyt kanë bukurinë fizike apo ndonjë bashkëshort “të fortë” e të pasur mbas.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog akuzat e pd per valdrin pjetrin edi rama pezullon valdrin pjetrin esiona konomi kandidimi i valdrin pjetrit shkoder tom doshi valdin pjetri akuzat e pd per valdrin pjetrin edi rama pezullon valdrin pjetrin esiona konomi kandidimi i valdrin pjetrit shkoder tom doshi valdin pjetri

Sondazh

Poll
Insights 14 Gusht 2019, 05:29

Argumentet e listuar nga Presidenti në dekretet për rrëzimin e dy kontratave koncesionare në infrastrukturë, rrugës Thumanë-Kashar dhe asaj Orikum-Dukat, prekin...

Insights 10 Gusht 2019, 19:33

Pushtimi i butë turk

Pse habiteni që ca vasalë që shërbejnë në Shqipëri lejuan vendosjen e memorialit të 251 viktimave të rënë më 15 korrik 2016 për të mbrojtur pushtetin e Erdogani...

Insights 8 Gusht 2019, 06:32

Si po fabrikon Rama një kryeopozitar të ri?

Edi Rama po përpiqet të gjejë një aset të ri opozitar. Pasi e ka konsumuar për gjashtë vite Sali Berishën, si alternativë të vjetër, duket qartë se tani i ka vë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet