LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Alo Policia, na ndihmo të shkarkojmë 20 ton banane’ Hoxha: 119 kg, maja e ajsbergut

3 Janar 2022, 12:12 Nga DOSJA
‘Alo Policia, na ndihmo të shkarkojmë 20 ton banane’

TIRANË – Gazetarja Anila Hoxha, me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetet sociale, ka dhënë të tjera detaje nga sekuestrimi i një sasie prej 119 kg drogë në Vaqarr të Tiranës, një ditë para ndërrimit të viteve. Hoxha thotë se kanë qenë punëtorët ata që kanë parë fillimisht se disa arka që supozohet të ishin me banane peshonin më shumë se të tjerat. Më pas gjatë shkarkimit të ngarkesës, ata kanë parë se poshtë arkave ishin disa pako në formë drejtkëndorë, të cilat u provuan se ishin me kokainë.

Teksa tregon gjithë rrjedhën e ngjarjeve që nga ardhja në portin e Durrësit, kalimit pa u vënë re në skanera e deri te ndalesa në Vaqarr nga disa persona të panjohur që i ishin prezantuar si ‘shteti’, gazetarja shprehet se çdo veprim i vonuar, arrestim apo edhe burgim me synimin që provat do të gjenden më pas, janë një kambanë alarmi për autoritetet vendase, pasi sipas saj, ky hetim nuk është as 1 për qind e historive që janë ulur këmbëkryq, që vjedhin ngarkesa, që mbajnë pengje apo edhe që vrasin ashtu si i quan policia për hesape jashtë vendit dhe në fund janë trafikantët ata që vijojnë të mos preken.

Reagimi i Anila Hoxhës:

Alo Policia, hajde na ndihmo të shkarkojmë 20 ton banane?

Sekuestrimi i 119 kilograme kokaine qe solli arrestimin e tyre personave midis tyre shoferi dhe  te punesuar ne kompanine Zico  ka aq shume perplasje faktesh saqe te bind se gjithecka lidhet me trafikun e droges ndodh ne nje mjedis te kompromentuar, me nje njesi antidroge qe duket se eshte krejt jashte aktualitetit. Ose trafikantet pertonin te shkarkonin 20 tone me banane dhe ndaj telefonuan policine e cila pasi autorizoi punetoret e ngarkim shkarkimit degjoi ankesat e tyre se ca arka peshonin me pak dhe perveshi menget e kqyri 100 arka. Ata e telefonuan policine qe te shkonte ne Vaqarr mbasi kishin ndodhur ca ngjarje te cuditshme nderkohe dhe policia nuk ishte kurrkund. Ose serisht trafikantet mes tyre shoferi, mbasi u menduan dhe u keshilluan me bossin e firmes shtetasin T.M, qe jeton ne USA vendosën të ishin “policë”. Po te besosh dosjen , tregohet se ky i fundit telefonoi zyrtare policie duke i treguar se me ngarkesen e bananeve kishte verejtur disa parregullsi.  Pa ironi per te qene te sakte, ne daten 28 dhjetor 2021 sipas menaxherit te shitjeve M.M ne burg , menjehere sapo kamioni me 20 tone banane doli nga porti ne afersi te nje pike karburanti ne Romanat shoferit edhe ai ne burg i bene shenje ca njerez te maskuar qe te ndalonte..  ‘Ata ishin 4 veta – thote shoferi , ishin me bluza dhe kapuce , dhe pastaj i kane thene : jemi shteti , hape krahun. Mbasi e kercenuan “mbylle gojen se  do te zhduk po hape goje”, ata kane kaluar ne pjesen fundore te kontenierit, kane qendruar aty rreth 30 minuta dhe kane kontrolluar. Shoferi ka vijuar udhetimin me avari te tjera mbasi zbriten “pasagjeret”e cuditshem si dëmtimi i gomës. Nje dite me pas ne 29 dhjetor, ai njofton menaxherin e shitjeve i tregon fije per pe cfare i ndodhi madje duke i rrefyer edhe se si pati probleme me gomat. Ne kete date punetoret ndalohen qe te nderpresin shkarkimin e bananeve mbasi ngarkesa kishte probleme. Por ndersa u njoftuan zyrtaret e policise ajo mberriti nje dite me pas, pra ne 30 dhjetor. Ne prani te policise punetoret kane nisur shkarkimin e ngarkeses , teksa kane treguar se disa jane me pak te renda se te tjerat. ‘Punonjesit e policise- thuhet ne dosje- duke parë   verejten se poshte 7 arkave ishin disa pako drejtkendeshe qe u kuptua qe ishte droge”. Me pak fjale kjo eshte historia e zbulimit te 119 kilograme me kokaine te derguar serisht nga Ekuadori,  qe edhe ne filmin me te dobet me trafikante dhe police nuk ngjan aspak si aksion , por si komedi. Trafikantet e kokaines qe e kane kthyer vendin tone ne nje vend te sigurte te futjes se ngarkesave me kokaine jane konsoliduar e sofistikuar. Ky është një fakt që bërtet! Por kur ceshtjeve nuk u shkohet deri ne fund do kete histori si kjo e aksionit Romanati. Ceshtje te pahetuara duke nisur nga rrembime per pengje droge si Jan Prenga , per te cilin Gentian Doci nuk u prangos asnjehere, per te shkuar tek operacione te deshtuara ku trafikantet arrijne ” te vene kollare”, duke lene vetem GPS  e duke vjedhur kokainen si kjo e fundit , tregojne se trafikantet hyjne ne port e vjedhin ngarkesat. Ose ata jane mjaftueshëm përpara autoriteteve dhe mbas humbjes se ngarkesës jane vënë në kerkim të klanit tjetër. Ata shënjojnë me veprime të organizuara , pra nëse dëmi ka ndodhur rrugës  Ekuador- Shqiperi, ata veprojnë rrugëve . Aty ku policia kembengul se e mbulon territorin 100 përqind. Ndalojne kamione kontrollojne ne rast se droga eshte vjedhur ne nje port tjeter dhe mandej zbresin. Perse ca trafikante nese rrefimi eshte i vertete, e ndaluan makinen? Nga kush ka frike biznesmeni qe administron kompanine e bananeve? Ka vetem nje pergjigjje, cdo veprim i vonuar, arrestim dhe dergim ne burg me synimin qe provat te gjenden me pas, jane nje kembane per autoritetet. Ky hetim nuk eshte as nje perqind e historive te narkotrafikut qe jane ulur kembekryq, vjedhin ngarkesa, mbajne pengje, vrasin ashtu si polciia i quan per hesape jashte vendit dhe ne fund trafikantet vijojne te paprekur.

Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës “Bana-King” që importon fruta, kryesisht banane nga vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, shoferë të kompanisë në fjalë janë lënë në burg pas sekuestrimit të 119 kilogramëve kokainë në magazinat e biznesit. Për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet.

Një nga shoferët që ishte në krye të detyrës ditën kur u sekuestrua kokaina tregoi para trupit gjykues së ishte kërcënuar. Saliu ka treguar se në afërsi të Romanatit, katër persona e kanë ndaluar dhe e kanë kërcënuar me jetë, madje njëri prej tyre është ngjitur në sediljen e pasagjerit duke i thënë: Hap krahun jemi shteti, ndryshe të vrasim familjen! Sipas dëshmisë së dhënë nga Saliu, tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka e më pas janë larguar pas marrë asgjë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit anila hoxha 119 kg kokaine ne portin e durresit anila hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet