LIVE UPDATES
Politike

Alizoti: Familjen e Babales e ‘siguroi’ Basha në Bruksel. Salianji: Falsifikuan mostrat e Afron Xhajat, ja zëri që dërgu

9 Tetor 2019, 15:30 Nga DOSJA
Alizoti: Familjen e Babales e ‘siguroi’ Basha në Bruksel.

TIRANË– Fredi Alizoti, kunati i “Babales”, i cili është i pandehur për kallëzim e rremë me audio-përgjimin e kësaj çështjeje ka deklaruar në seancën e sotme gjyqësore se njerëz të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë pritur në Belgjikë familjen e Albert Veliut.

Sipas dëshmisë së Alizotit, mësohet se ky i fundit ka deklaruar se ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji ai që ka thënë se njërëzit e Veliut, të njohur si “Babalja” e historisë së audio-përgjimit ku pretendohej të akuzohej Agron Xhafa, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ka rregulluar në Bruksel Lulzim Basha.

“Në Bruksel familjen ka ja rregulluar Lulzim Basha. Atje e kanë pritur njerëzit e Lulzim Bashës në një shtëpi private”. Këto na i thoshte Salianji,”– mësohet të ketë thënë Alizoti, i cili është i pandehur për kallëzim të rremë.

Nga ana tjetër, avokati i Agron Xhafës, Ardian Visha, tha se është vërtetuar me ekspertizë italiane që zëri në audio-përgjim ku flitet për trafik droge, nuk është i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Gjithashtu kërkoi që të mos hiqet dorë nga ekspertimi i zërit të Alizotit.

Gjëja e parë që bëmë ka qenë gatishmëria për të dhënë mostra zëri për të provuar që ai nuk ishte i përfshirë në bisedën e sajuar. Bëmë kallëzim dhe te nesërmen e kallëzimit vendosëm dorëzimin në Itali dhe para se të iknim në Itali lamë mostrat e zërit. Pasi kinostudio PD e re sajoji këtë gjë. Kemi bërë dhe ekspertizë private në Itali. Këta zotërit llapnin në media. Zërin e Geron Xhafës ekspertojeni sa herë e ku te doni. Po përse hiqni dorë nga ekspertimi i Zërit të Alfred Alizotit,”- u shpreh Visha në seancën gjyqësore.

Prokurori Genci Qana deklaroi se për të marrë mostrat e zërit Geron Xhafës i kanë dhënë të lexonte një libër të prokurorit Gentian Trenova asokohe.

Ndërsa, Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit, gazetarit që e denoncoi për herë të parë historinë e “Babales”, solli si prova në seancë për të dëshmiar se Alizoti është një person që ka probleme me ligjin, 5 dënime të tijat që nga viti 1990 deri në 2015-ën.

 Vendimet u pranuan si prova nga Gjykata dhe u bënë pjesë e fashikullit gjyqësor. 

Në lidhje me këto prova, Alizoti u shoreh se dënimet e tij nuk i ka fshehur asnjëherë, madje ka edhe një tjetër në Spanjë që nuk ia kanë nxjerrë.

“Kanë harruar, kam edhe një dënim tjetër në Spanjë e nuk ma kanë nxjerrë. Si kam fshehur dënimet unë,”- tha Alizoti.

Ish-deputeti Ervin Salianji u shpreh sot se shumë shpejt do bëj publike dokumente që tregojnë falsifikimin e këtij procesi. Në një komunikim për mediat, Salianji tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me drejtuesit e lartë të policisë ka falsifikuar mostrat e zërit të të dënuarit Agron Xhafaj duke dërguar në Angli pjesët e Alfred Alizotit.

Deklarata e Ervin Salianjit

Në mënyrë të vazhdueshme kemi denoncuar për falsifikime të herë pas hershme dhe të pafundme të dosjes Xhafaj, sot jemi në një situatë të re, me prova të reja të dala edhe gjatë gjykimit për këtë çështje, në një superskandal, falsifikimit të procesit jo për të çuar para përgjegjësisë denocnduesit e aferave mafioze në Shqipëri, por për të shmangur  nga hetimi për trafik droge të mafias qeveritare dhe Agron alias Geron Xhafaj.

Mos harroni dhe të kthejmë në vëmendje të publikut tonelata me drogë të kapura këto ditë në Greqi dhe lidhjet prej punëmarrësi dhe punëdhënësi me Agron Xhafajn, por për këtë do të kemi një ditë tjetër për të denoncuar sepse ka ikur nga vëmendja e medias në mënyrë të shpejtë.Sot dua t’ju paraqes disa prova të reja, më kryesorja është falsifikimi i aktit të ekspertimit, nga ana e prokurorisë dhe avokatit të Agron Geron Xhafajt.

Më datë 15, sipas prokurorisë në orën 14:15 Agron Geron Xhafaj jep mostrat e zërit Prokurorinë e Tiranës pranë  OPGJ-së, Gabon Vrioni dhe ekspertit të kriminalistikës Dritan Zota. Proçedurialisht është marrë zëri në rregull duke pasur oficerë të policisë gjyqsore, ekspertë kriminalistikë dhe në prani të prokurorit.

Në datë 16, një ditë pasi ne kishim bërë publikimin e skandalit, Agron Xhafaj dorëzohet vullnetarisht për të kryer dënimin në Itali prej 7 viteve dhe 4 muaj burg, pavarësisht se kishte 10 vite që jetonte i lirë në Shqipëri. Për ekspertizë në Itali dhe pas refuzimit të Italisë sepse nuk ishte marrë zëri në mënyrën e duhur nga ana proçeduriale, në Angli nuk dorëzohet dhe nuk dërgohet kampioni i zërit të marra nga ana e prokurorisë Tiranë sipas proçedurës, por dërgohen dy mostra të tjera të marra më 22.07.2018 dhe 25.07.2018, kohë në të cilën Agron Xhafaj nuk ndodhej në Shqipëri, por në burg në Romë.

Në procesverbalin që kemi kërkuar në Gjykatë, të marrjes së mostrave, kemi kërkuar se kush është oficeri apo prokurori, apo eksperti kriminalistik që ka marrë modelet e zërit në Agron Xhafajt, dhe ku i mori. I mori në burg në Romë, apo në Tiranë?

Në dosje është administruar vetëm mostra e marrë më datë 22.07.2018e cila po ju citoj: “Është një bisedë midis Geron Xhafajt me një shtetas tjetër”. Nuk e di se si në burg mund të bëhet një bisedë me një shtetas tjetër dhe këtë e ka dorëzuar vetëm avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha. Pra prokuroria në shkelje të ligjit dhe në falsifikim të plotë, ka çuar për akt ekspertim në Angli jo mostrat e zërit që janë marrë vetë nga ana e prokurorisë, por ka dërguar një mostër zëri e cila nuk dihet nga vjen, nuk është marrë në formën e duhur ligjore dhe për të cilën nuk dihet nëse zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt apo është i Alfred Alizotit.

Ekspertiza britanike, për të cilën do t’ju vendos në dispozicion materialin, pasi është refuzuar nga laboratori shtetëror i kriminalistikës italiane për shkak të klësaj shkelje, ka marrë dhe ka analizuar mostrat e zërit të çuara në mënyrë të kundraligjshme nga prokuroria të cilat nuk dihet nëse janë Agron Xhafaj, apo Alfred Alizoti.

Për herë të parë bëjmë publike të katër dënimet që kemi gjetur deri tani të dëshmitarit të rremë, të një prej llumit të shoqërisë që zhytet ditë pas dite Edi Rama, të dëshmitarit të rremë me të cilin kanë shpëtuar nga dënimi një grup të strukturuar kriminal dhe mafioz, Alfred Alizoti, siç po e shihni ka të paktën 4 dënime për vjedhje me dhunë, për pengmarrje, etj.

Në një prej rasteve policia e ka gjetur të stërvitur sepse e ka bërë pikërisht fiks rolin që po kryen sot. Në vendimin e gjykatës thuhet: “Shtetasi Alfred Alizoti, apo Alfred Rama, se njësoj janë, ka krijuar një situatë të rreme me shtetasin Artur Bregu sikur grindeshin me njëri-tjetrin dhe kur janë afruar, kanë vjedhur me dhunë qytetarin në makinë.

Të njëjtin rol që po kryen sot me dëshmi të rreme për llogari të Edi Ramës e ka kryer për llogari të banditëve të tjerë, të llumit tjetër për të vjedhur qytetarët. Dje ka vjedhur qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt, sot bashkë me Edi Ramën dhe me Ballën, Xhafën, Ard Veliun, Andon Markon dhe Alfred Nushin, drejtues të lartë të policisë, kanë krijuar një situatë të rreme për të shpëtuar një grup mafioz nga procedimi penal, dhe kanë devijuar vëmendjen e publikut dhe organeve ligjzbatuese, aty ku nuk duhet të jetë.

Pavarësisht se kemi instistuar në Gjykatë, pavarësisht se kemi çuar kallzim penal, prokuroria nuk merr asnjë masë, qoftë për shpërdorimin e detyrës të bërë nga Balla, Xhafa, Veliu, Marko dhe Nushi, por nuk merr asnjë veprim tjetër, as për shpërdorim detyre të kryeprokurorit Gentian Osmani dhe për t’i çuar ata përpara përgjegjësisë penale, për një rast i cili duhet të kishte çuar prapara hekurave disa prej mafiozëve më të mëdhenj që edhe sot kontrollojnë trafikun e drogës në Shqipëri dhe që dje kishin mbështetjen e ish-ministrit të asaj kohe Fatmir Xhafaj dhe sot kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit të Republikës Edi Rama. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja babale ervin salianji fredi alizoti dosja babale ervin salianji fredi alizoti

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje