"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Albin Kurti u kërkon falje qytetarëve të Kosovës: Nuk munda të heq taksën me Serbinë, nuk respektuam as distancën në se
15 Mars 2020, 10:52Nga DOSJA
Kosovë- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës, për shkak se nuk do të mund të realizohet premtimi i tij për heqjen e taksës 100 për qind në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kurti, përmes një postimi në Facebook, shprehet se qëndrimi i tij për taksën, i shprehur më 26 shkurt 2020 nuk u bë vendim, pasi ende nuk ka arritur ta bind partnerin e koalicionit qeverisës, LDK-në. Ai u ka kërkuar flaje qytetarë ve pse nuk respektuar rregullin në seancë që të qëndronin 1 metër larg, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Postimi i plotë i Kurtit
“Dy kërkimfalje Të nderuar qytetarë, Sot, me datë 15 mars 2020, është dashur që të hiqet tarifa 100% në lëndën e parë që importohet nga Serbia. Kjo nuk do të ndodhë sepse qëndrimi im i shprehur më 26 shkurt 2020 ndërkohë nuk u bë vendim. Më vjen keq për këtë. Ende nuk kam arritur ta bind partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme.
Seanca e djeshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës që nisi pasdite e përfundoi pas mesnate, nuk respektoi urdhëresat për distancë fizike mbi një metër midis njerëzve në kohën e pandemisë së virusit Corona. Me zëvendës-kryeministrat e mi tërë kohën isha më afër se aq, e nganjëherë edhe përgjatë bisedave të ndryshme teksa diskutonim mbi buxhetin 2020 të cilin e aprovuam mbrëmë. Më vjen keq për këtë dhe ju kërkoj falje”, ka shkruar Kurti.
Me 63 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për buxhetin e vitit 2020.
Në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, që nisi më 14 mars dhe përfundoi në orët e para të 15 marsit, Ligji për buxhetin u miratua pa praninë e partive opozitare.
Kuvendi ghithashtu ka miratuar një rezolutë të propozuar nga dy partitë e koalicionit, lidhur me dialogun me Serbinë, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Beogradin.
Rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, u votua në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të thirrur për buxhetin, pa praninë e opozitës.
Ka shkuar në 5 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, ndërsa në Shqipëri ka 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Britani e Madhe- Megjisthëse në Britaninë e Madhe sipas burimeve zyrtare deri më orën 9.00 të mëngjesit të 14 marsit 2020, kanë gjetur vdekjen 21 persona nga CO...
Greqi– Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Greqi, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 228. . Mediet vendase raportojnë se viktima është një 53-vj...
Gjermani-Kancelarja gjermane Angele Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin. “Është koha kur të gjithë mund ...
Angli–Shkencëtarët besojnë se janë pranë zbulimit të vaksinës për covid-19. Një lajm i mirë nga vjen nga Anglia, pasi shkencëtarët në Imperial College London ka...
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk është i infektuar me koronavirus. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se analizat e presidentit D...
ITALI- Koronavirusi tashmë është një kërcënim për të gjithë botën. Deri më tani janë infektuar në të gjithë globin 156,798 dhe kanë humbur jetën 5,839 të tjerë....
AFRIKË- Situata e koronavirusit në Afrikë po fillon të përkeqësohet, ku në më pak se një javë shtetet e prekura nga virusi shkuan në 17. Një shenjë e duksh...
ITALI- Ndërsa Italia, është në një situatë të jashtëzakonshme , pasi është izoluar nga sëmundja e koronavirusit, ku deri më tani kanë humbur jetën 1441 persona...
FRANCË-Kryeministri francez Eudouard Philippe, ka njoftuar ditën e sotme se do të rrisë masat për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.Në një ...