LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarët në Britani më të shqetësuar për Shqipërinë se veten e tyre

15 Mars 2020, 10:38 Nga DOSJA

Britani e Madhe- Megjisthëse në Britaninë e Madhe sipas burimeve zyrtare deri më orën 9.00 të mëngjesit të 14 marsit 2020, kanë gjetur vdekjen 21 persona nga COVID-19, ndërkohë që janë testuar 37 746 njerëz, nga të cilët 36 606 kanë rezultuar negativ dhe 1.140 persona pozitivë, situata të paktën në aparencën e jashtme duket si normale.
Shkollat vazhdojn të funksionojnë normalisht dhe ende nuk pritet ndonjë vendim për mbylljen e tyre, po ashtu edhe puna vazhdon në kushte normale ashtu edhe lëvizja publike.
Ndërkohë qeveria ka bërë thirrje urgjente për furnizimin me mjete mbrojtëse, si doreza, maska, disifektues për duart dhe mjete të tjera mbrojtëse në mbarë britaninë.
Deborah Harkins, Drejtore e Shëndetit Publik dhe Mirëqenies, tha se apeli ishte pjesë e një “plani emergjence” që synon të ngadalësojë përhapjen e virusit.
Po shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britani si e përjetojnë situatën e Koronavirusit?.
Për këtë, Dosja.al kontaktoj sot me shumë bashkatdhetar që punojnë e jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar të cilët megjithë qetësinë dhe normalitetin që funksiononë aktualisht atje, prap nuk e fshehin panikun nga virusi vdekjeprurës Covid-19

Jurgen Palnikaj, inxhinjer

Ne takuam sot në qendër të Londrës, Inxhinjeri elektrik shqiptar, Jurgen Palnikaj i cili punonë në një nga Kompanitë më të mëdha në Londër, ku vetëm në sektorin ku po punohej aktualisht kishte një kapacitet prej rreth 400 punonjësish, shumica e të cilëve me origjinë shqiptare. Inxhinjeri Palnikaj na thotë, se kemi marrë të gjitha masat e duhura mbrojtëse për të përballuar me sukses situatën e krijuar. ai na informoj edhe rreth situatës në përgjithësi.
Ai e ka nisur duke uruar të gjithë shqiptarët që ta kalojnë me suksese dhe të dalin fitimtarë me betejën kundër korona-virusit.
“Së pari më lejoni të uroj të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, por edhe të gjithë njerëzimit, të dalim të fituar nga kjo betejë e cila padyshim mund të konsiderohet beteja e shekullit të ri, betejë në të cilën është përfshirë mbarë bota.
Në fakt në Britani situata paraqitet më e qetë krahasuar me vendet e tjera.
Në kompaninë tonë kemi marrë të gjitha masat parandaluese ndërsa kemi zhvilluar trajnime informuese rreth Covid 19. Vlen të theksohet se udhezimi është kategorikisht i qartë dhe i prerë në menyrë të panegociushme; vetëizolim i menjëhershëm dhe të telefonohet numri 111 i vënë në dispozicion nga National Health Service (Shërbimi Shëndetësor Kombtar Britanik). Në disa pika kemi instaluar njësi antibakteriale për disinfektimin e duarve ndërsa maskat dhe dorezat ofrohen nga kompania për këdo që kërkon ti mbajë.
Të gjithë janë të ndërgjegjshëm të bëjnë kujdes sa është e mundur duke denoncuar edhe çdo rast të dyshimtë tek vetja apo dhe tek të tjerët në mënyrë që virusi të mos shtrihet në pjesën tjetër të personelit.
Në lidhje me frikën dhe panikun inxhinjeri thotë se, kemi të bëjmë me një gjëndje aspak normale dhe natyrshëm frika është prezent por gjithsesi duhet të jemi të përgatitur dhe të fortë psikologjikisht. Nëse nënshtrohemi atëherë jemi të humbur dhe të sfiduar ende pa qënë të infektuar. Frika më e madhe është ndaj anëve të errëta të cilat akoma mbeten pa një pergjigje definitive! Nga erdhi dhe a do të zhduket ndonjëherë ky virus? Nëse do të zhduket ç’pasoja dhe gjurmë do mbeten tek përsonat të cilët do e kalojnë një infeksion të tillë etj. etj.? Pyetje të cilat më vijnë ndërmend ndërsa bota ende ska një përgjigje.
Apsolutisht më shume jam në merak për prindërit dhe familjaret e mi që ndodhen në Shqipëri. Duke pasur parasysh cilësinë e shërbimeve mjeksore , mungesën e ambjenteve të karantinës, kontrolli dhe filtrimi I përsonave të prekur e bën të rrezikshme përhapjen e virusit në masë, duke rrezikuar edhe daljen e situatës nga kontrolli, gjë e cila uroj të mos ndodhi kurrë.
Ndër të tjera ai mendon se, si Britania ashtu dhe gjitha vëndet e tjera janë në një sfidë të pashmangshme deri në gjetjen dhe prodhimi e medikamentit sherues. Deri atëherë sfida vazhdon. Izolimi dhe mbyllja në banesë nuk është një zgjidhje e përhershme. Jemi në kushtet kur Shkenca ka nevojë për kohë ndaj duhet bërë durim dhe kujdes duke shpresuar që pritja nuk do të jetë e gjatë që të kemi ilaçn kurativ. shton ndër të tjera Jurgeni.  Në mbyllje të bisedës zoti Palnikaj ka përcjellë edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët: “Të dashur bashkëkombas, vëllezer dhe motra, Lutem bëni durim dhe kujdes, me besimin në Zot, se Shkenca do të triumfojë dhe këtë të sotmen do e lëmë pas si një ëndërr të keqe. Zoti ju bekoftë!

Mimoza Caca, Juriste flet për situatën në zonën ku banon, lagjen Richmond të Londrës.

Mimoza thotë se në lagjen tonë në Richmond, gjendja është normale, sa që kur jemi jashtë, ashtu si në rrugë, në institucione të ndryshme, në shkollë ku kemi fëmijët dhe në ambientet tregëtare, supermarkete etj. nuk vihet re ndonjë gjë jashtë normales.
Kemi dëgjuar se në disa vende të tjera mund të mbyllen Super-Marketet dhe shkollat, por kjo mendoj se është vetëm nga paniku, pasi deri më tani situata duket e qetë. Bile kryeministri i vendit Jonson, ka njoftuar se shkollat nuk do të mbyllen, pasi nuk shikohet e arësyeshme një gjë e tillë deri në një urdhër të dytë.
Kemi vënë re disa persona, përgjithësisht moshë e madhe që mbushin karrocat me uji dhe letra higjenike, kjo vjen pasi ata duken më të frikësuar dhe kanë një farë humbje të besimit, por këto veprime besoj se vijnë më shumë nga mosha.
Ajo që të bënë përshtypje është edhe veprimi i fëmijëve të shkollës të cilët zbatojnë me përpikmëri këshillat e mësuesëve në lidhje me zbatimet e kulturës higjenike, si larja e duarve, mënyra e përshëndetjes mes njëri tjetrit etj. Higjena , uji dhe sapuni janë arma kryesore për shkatërrimin e virusit vdekjeprurës.  Përsa i përket transportit publik, trenat dhe autobuzat këtu në Richmond dhe në gjithë Londrën lëvizin normalisht dhe plotë me njerëz. Duke parë situatën aktuale këtu, nuk ndihem e frikësuar, por masat mbrojtse dhe kujdesin e kemi priotitet gjithësesi. Frika dhe shqetësimi ynë më i madh është për njerzit tanë që kemi në Shqipëri dhe për të gjithë qytetarët atje. Siç jemi informuar Shqipëria është në rangun e gjendjes së jashtëzakonshme, në “Shtetrrethim”, kjo na frikson shumë.
Qeveria angleze, ka urdhëruar furnizime në të gjithë Britaninë me paisje mbrojtëse.
Unë uroj dhe dëshiroj që kjo situat kaotike të kalohet me sukses dhe sa më shpejt jo vetëm në Shqipëri, Angli e Greqi, ku ndodhen pjesa më e madhe e shqiptarëve, por në të gjithë globin.

Kristian Nikolli, nuk kemi frik, ja rrugët dhe qendrat e populluara janë plot.

Në afërsi të stacionit të trenit “Piccadilly” në zonën e parë, në qendër të Londrës, takojmë një të ri shqiptar nga Vau i Dejes,z. Kristian Nikolli, i cili po bënte një xhiro në qendër. Kristiani na thotë se jeta vazhdon normalisht dhe se nuk ka pse të ketë edhe aq frikë nga koronavirusi, ai thotë se duhet vetëm kujdes.
E shikoni si janë rrugët plotë me njerëz, po ashtu edhe trenat që nuk gjen vend për tu ulur, kush flet më mirë se kjo për gjendjen këtu në Londër na thotë Kristiani.
Kronovirusi është mall kinez thotë me të qeshur, nuk ka çfar na bënë ne. Merakun e kemi për në Shqipëri, se nuk ju ndanë tërmetet dhe viruset si nga qeveritë ashtu edhe nga natyra. Jam shumë i shqetësuar se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare për menazhimin e situatës atje. Nuk zgjidhet çështja me shtetrrethime. Uroj shqiptarët që ta kalojnë sa më shpejt këtë situatë shumë të rëndë, si dhe u uroj shqiptarëve në Britani, që të paisen sa më shpejtë me leje qëndrimi, thotë Kristiani. Në përgjithësi të gjithë bashkatdhetarët tanë që takuam në Londër, shfaqin interesim më të madhë për gjendjen në Shqipëri, se sa për veten e tyre dhe vendin ku ata punojnë e jetojnë, Britaninë e Madhe. Ata e ndjejnë vetet më të sigurtë në Britani, me bindjen se ata kanë qeveri që i shërben qytetari dhe është në çdo moment në mbrojtje të tij, kemi shtet jo llafe. Nuk dim kur do bëhemi edhe ne me qeveri dhe shtet, thonë ata në prononcimet e tyre për Dosja. al.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kujtim vani shqiptaret ne britani kujtim vani shqiptaret ne britani


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës