LIVE UPDATES
Aktualitet

Alarmi fals për tërmetin, gazetari i Syri.net, Aurel Rakipllari kërkon falje publikisht: Qeveria kërkon të më sulmojë

23 Shtator 2019, 18:21 Nga DOSJA
Alarmi fals për tërmetin, gazetari i Syri.net, Aurel Rakipllari

TIRANË- Gazetari Aurel Rakipllari, i cili publikoi lajmin fake për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri, ka reaguar pas lirimit nga ambientet e policisë.

Përmes një shkrimi, ai kërkon falje publikisht për panikun e shkaktuar tek qytetarët, duke thënë se ai nuk nuk ishte një lajm dashakeqës, por sipas tij, por i nxitur nga lajme në portale dhe ankthi i një tërmeti që sapo kishim kaluar.

Fillimisht dua ti kerkoj falje cdo shqiptari per momentet e frikes dhe ankthit shkaktuar nga nje lajm jodashakeqes por i nxitur nga lajme ne portale dhe ankthi i nje termeti qe sapo kishim kaluar”, shkruan gazetari Rakipllari.

Shkrimi i plotë i Aurel Rakipllarit:

Për herë të parë në jetën time, mu desh që prej orës 23.30 të mbrëmjes së 22 shtatorit deri mëngjesin e sotëm në ambjentet e drejtorisë vendore të Policisë Tiranë lidhur me lajmin e parashikimit të një tërmeti të fuqishëm që do të godiste vendin.

Fillimisht dua ti kerkoj falje cdo shqiptari per momentet e frikes dhe ankthit shkaktuar nga nje lajm jodashakeqes por i nxitur nga lajme ne portale dhe ankthi i nje termeti qe sapo kishim kaluar.

Nese lajmi do te ishte i stisur dhe i sponsorizuar per te perhapur panik, sic po mundohet ta shese politikisht qeveria, mediat prane saj dhe policia, nuk do te njoftoja fillimisht familjen time qe te merrnin masa apo edhe vete ne gazetaret te linim per disa minuta redaksine (gjithcka lehtesisht e verifikueshme nga telefoni tashme nen sekuestrim policor).

Edhe pse nje gabim profesional, i rende, personal i imi, lajmi nuk ka synuar aspak perhapjen e panikut, por nje nxitim nga ankthi dhe frika e termeteve te shpeshte dhe nje paralajmerim per marrjen paraprake te masave. Edhe nje falje, perfshire ketu edhe tim bir, 16 muajsh.

Se dyti, sa i perket lajmeve se cdo gje ka qene e planifikuar, ndersa une kam qene i nxitur prej te tjere personash, eshte trillim dhe synim per ti dhene nje gabimi tim personal, nxitur nga lajme pararendese ne nje media te njohur prane qeverise, synon thjesht ti jape ngjarjes ngjyrime politike. Gje e vertetuar edhe dje nga drejtuese te policise, qe bertisnin ne DVP Tirane “ju ka thene partia”…

Portali Syri.net, pjese e te cilit jam prej disa muajsh, e ka vertetuar se nuk i nevojitet nje “fake neës” per te rritur lexueshmerine. Kjo sic duket i djeg kryeministrit, i cili do te shperndante lajmin ne fjale dhe te frymezonte kreret me te larte te policise te ndermerrnin bastisjen e redaksise dhë ndalimin tim e te kolegeve te mi, ne kerkim te “kompllotit armiqesor”.

Ke ndaloi policia pas lajmit se ne nje prej protestave te opozites, persona te nxjerre nga burgu, do kryenin vrasje?

Po nga Topi, qe fshihu menjehere lajmin, kush u ndalua apo arrestua?

Sigurisht, qe qeveris nuk mund te gjente nje rast te arte per te goditur nje prej mediave te vetme opozitare dhe te terhiqte vemendjen nga zullumet e saj, te njepasnjeshme e te publikuara pa censure nga Syri.net.

Edhe nje here ndjese kujtdo qe mbremjen e djeshme iu desh ta kalonte jashte, ndjese edhe portalit Syri.net, qe po perballet me sulme te shumta per shkak te nje shkrimi, e perseris, merrte shkak nga lajme te publikuara me heret ne portale te tjera, e qe nuk kishte asnje synim tjeter.

Nese duan te terheqin vemendjen me kompllote, per te cilat eterit e tyre politike, vite me pare, hanin kokat e njeri-tjetrit dhe te shqiptareve te pafajshem.

Une rriedh nga dy familje, qe kane bere vite te tera burg dhe internim, madje edhe jane varur e pushkatuar nen akuzen e “Agjitacionit e Propagandes”, ndaj edhe per veten, nje denim i tille nuk do te me habiste.

Une vazhdoj te jem opozitar, jo ndaj kryeministrit personalisht, por ndaj keqqeverisjes, e cila perhap panik cdo dite duke larguar nga vendi qindra mijera shqiptare.

Sa per Syri.net, portali me i madh ne treg, vazhdoni ta lexoni, si dritarja e vetme e se vertetes ne nje kohe censure totale. Nje lajm jodashakeqes nuk e zbeh punen e nje stafi te terea qe prej vitesh ka vetem nje mision “te verteten””, shkruan Rakipllari, i cili do të procedohet në gjëndje të lirë për panikun dhe terrorin që shkaktoi mbrëmjen e së dielës.

Përmes një titulli bombastik, Syri.net botoi dje një lajm të transformuar nga Top Channel, në të cilin thuhej se sipas sizmiologut grek Akis Tselentis, duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 magnitudë, pra më i fortë se ai i te shtunës që ishte 5.8.

Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë. Tirana u mbush me qytetarë që dolën në Sheshin Skënderbej, në pedonale dhe kaluan natën nëpër makina. Kryeministri Edi Rama e quajti lajmin kriminal dhe kërkoi reagimin e fortë të strukturave shtetërore.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aurel rakipllari termet i forte ne shqiperi aurel rakipllari termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin