LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Akuzat s’janë formuluar qartë dhe saktë”/ Gjykata dhe Prokuroria e Kukësit “përplasen” për Fjol

14 Janar 2021, 18:18 Nga DOSJA
‘Akuzat s’janë formuluar qartë dhe saktë”/

Fjolla Morina, këngëtare dhe personazh i showbizit shqiptar nga Kosova, u intervistua për “Revista Who” në fillim të janarit. Në një foto e kopertinës së revistës – të cilën e ndau në profilin e saj në Instagram, Morina shfaqet me një fustan të bardhë me partnerin e saj Fisnik Syla .

“Gjëja më e rëndësishme është që unë jam shumë e lumtur, si asnjëherë më parë,” i tha Morina revistës, me gjasë nga një banesë 3 katëshe në lagjen Nr. 6 në qytetin verior të Kukësit, ku jeton që prej 22 shtatorit 2020, nën masën shtrënguese “të arrestit në shtëpi”.

Morina u arrestua më 19 shtator 2020, menjëherë pasi kishte kaluar kufirin në pikën doganore të Morinës duke udhëtuar nga Kosova për në Shqipëri, kur pas kontrollit në makinë u gjet një pistoletë dhe 35 fishekë pistolete.

Sipas vendimit të ndërmjetëm të gjykatës së Kukësit të dhënë me 1 dhjetorit 2020, në të cilin u shqyrtua paraprakisht kërkesa për gjykimin e çështjes nga prokurori, Morina ka pranuar se arma dhe fishekët kanë qenë të sajat, duke shfajësuar të fejuarin Fisnik Sylaj dhe shoferin Fitim Muji. Të dy burrat kanë deklaruar në prokurori se nuk kishin dijeni për armën.

Çështja ndaj Morinës mori kthesë serioze pasi gjykatësi, Florin Demollari që shqyrtoi paraprakisht dosjen ndaj saj, në të cilën Morina akuzohej fillimisht vetëm për “armëmbajtje pa leje”, ia ktheu atë prokurorisë duke arsyetuar se fakti ishte “cilësuar gabim”.

Demollari, në vendimin për kthimin pas të akteve, arsyetoi se Morina duhej të ngarkohej me akuzën “trafikim të armëve dhe municioneve”.

Ai i është referuar në vendimin e tij arsyetimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që cilësonin si trafik kalimin e një malli në mënyrë të paligjshme nga një vend në një vend tjetër.

Siç del në vendimin e gjykatës për plotësim hetimi, ricilësimi i veprës u kundërshtua prej prokurorit Edmond Karriqi.

Karriqi i tha BIRN se nuk kishte asnjë element të ri që të çonte drejt ngritjes së akuzës për “trafik armësh”, por shtoi se do të zbatonte vendimin e gjykatës.

“Është hetimi gjyqësor që do e vërtetojë nëse kemi të bëjmë me armëmbajtje pa leje, apo me trafik armësh,” tha Karriqi.

Ajo rrezikon minimalisht 7 vjet burg nëse gjendet fajtore për akuzën e “trafikimit të armëve dhe municionit” për të cilën pret të gjykohet në Gjykatën e Kukësit.

Avokatja e Morinës dhe e dy personave që u ndaluan me të – i fejuari Fisnik Syla dhe shoferit Fitim Muji, ndaj të cilëve prokuroria nuk ka ngritur akuzë, i akuzoi mediat se e kishin rënduar klienten e saj për shkak se ishte personazh i famshëm.

“Ne i kemi kërkuar prokurorisë që të pushojë çështjen, jo të ndryshojë akuzën që të rendojë pozitat e klientes sime”, tha avokatja Aurora Guska.

Ajo shtoi se akuza për trafik armësh lidhej vetëm me faktin se Morina ishte “kapur në pikë kufitare”.

Arrestimi dhe jeta në shtëpinë përballë policisë

Makina me të cilën udhëtonte Fjolla Morina, i fejuari i saj Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji në 19 shtator 2019, u ndalua nga policia menjëherë pasi kaloi kufirin dhe kishte hyrë në Shqipëri nga Kosova. Sipas dëshmive të dhëna nga Morina, Syla dhe Muji ato po udhëtonin drejt Tiranës sepse “e pandehura kishte për të bërë një klip”. Policia ushtroi kontroll në makinë mbi dyshime që nuk bëhen të ditura në vendim e gjykatës së Kukësit.

“Gjatë kontrollit në çantën personale të të pandehurës, Fjolla Morina është zbuluar një send i dyshuar si armë zjarri,” thekson gjykata, ndërsa shton se në çantë ishin edhe tre fishekë, ndërsa 32 fishekë të tjerë u gjetën në mbajtësen e krahut të automjetit.

Ekspertiza e policisë provoi se arma që ju bllokua këngëtares – e tipit “Zoraki M906-T” ishte një pistoletë jo standarde “që përdor municion fishekë standard luftarak”.

Avokatja Guska thotë se pistoleta – që sipas Morinës ishte një dhuratë nga një mik i ndjerë, ishte në fakt jo luftarake dhe përdorej kryesisht për zhurmë, por ajo pranoi se ajo qëllonte plumba të vërtetë dhe ishte modifikuar për të kryer qitje.

Tre ditë pas arrestimit në 22 shtator 2020, dy bashkudhëtaret e Morinës u lanë në burg nga gjykata për 30 ditë, por në fillim të tetorit u liruan me masë “detyrim paraqitje”, pasi në dëshmi Morina mori përsipër pronësinë e armës dhe municionit.

Këngëtarja pretendoi para gjykatës se kishte bërë një test shtatzanie dhe dyshonte se ishte shtatzëne dhe u caktua me masë sigurie “arrest shtëpie”. Por me kërkesë të forcave të rendit asaj iu vu si kusht nga gjykatë që të qëndronte në një shtëpi pranë policisë.

Një godinë, përballë Drejtorisë së Policisë në Kukës që sapo ishte rikonstruktuar për tu bërë hotel ishte bosh dhe pronari pranoi ta lëshonte me qira për Morinën. Shtëpia trekatëshe me ngjyrë të blertë, në katin e parë të sëcilës është një kafene, është kthyer prej këtij momenti në një vend kërshërie në Kukës.

Në shtëpi hyjnë e dalin miq të Morinës dhe i fejuari i saj Syla qëndron me të në një pjesë të madhe të kohës. Vetë Morina është njohur me fqinjët e saj dhe sipas avokates është miqësuar me fëmijët e tyre – të cilëve u shpërndan çokollata kur del në oborr.

Një banor i pallatit pranë banesës së këngëtares, Indrit Gaxha i tha BIRN se ajo nuk del nga shtëpia, përveç se për të zbritur në kafen poshtë dhe në pak raste në supermarket.

Gaxha tregoi se këngëtarja është gjithmonë e shoqëruar me dikë që ai mendon se është truproja dhe nuk ka komunikim me banorët.

“Të vetmit që ka kontakt janë fëmijët që kur e shohin i afrohen, dikush me i marrë autograf,” tha Gaxha. Ai po ashtu tregoi se e ka parë Morinën të ndajë çokollata dhe lekë të vogla për fëmijët.

Ndërsa ishte në arrest në këtë shtëpi, Morina njoftoi fejesën me Sylën në rrjete sociale ndërsa pozoi me unazë. Në intervistën për “Revistën Who” ajo përsëriti se në 2021, sëbashku me Sylën prisnin “një fëmijë me dashuri”.

Përplasja mes gjykatës dhe prokurorisë

Sipas vendimit të gjykatës së Kukësit, Morina ka deklaruar se ajo nuk e dinte që e kishte pistoletën në çantë kur u ndalua nga policia në pikën kufitare me 19 shator.

Avokatja po ashtu pretendoi se këngëtarja kishte në makinë shumë çanta që i përdorte për t’i kombinuar me kostumet dhe se kishte marrë me vete çantën me armë pa e ditur se kishte brenda pistoletën.

“Të gjitha çantat rëndonin si ajo që kishte pistoletën, pasi kishin brenda parfume,” tha Guska, duke pretenduar se klientja e saj ishte ngatërruar dhe se ajo nuk donte të kryente krim.

Por alibia e këngëtares dyshohet se nuk është e vërtetë. Sipas vendimit të gjykatës, veç armës që u gjet në çantë, shumica fishekëve të saj ishin në një prej mbajtësve të krahut në makinë, fakt që ngre dyshime mbi rastësinë dhe harresën.

Prokuroria, e bazuar mbi këto prova vendosi ta dërgonte Morinën në gjykim për akuzën “armëmbajtje pa leje”. Kodi penal parashikon 3 deri në 7 vjet burg për këtë vepër penale. Por me gjykim të shkurtuar dhe mundësinë që gjykata të merrte parasysh si lehtësi mungesën e precedentëve penalë, Morina mund të shpresonte për një dënim prej disa muajsh.

Por gjykatësi paraprak që shqyrtoi kërkesën e prokurorisë me këtë akuzë arsyetoi se fakti penal ishte cilësuar gabim. Gjykatësi Demollari arsyetoi se cilësimi i saktë duhej të ishte “trafik armësh dhe municionesh”.

Nga vendimi i zbardhur i gjykatës për “plotësim hetimi” rezulton se në seancë ka pasur një debat mes gjykatësit dhe prokurorit të çështjes. Gjykata thotë se arsyetimi i prokurorit për të pushuar hetimet për “trafik armësh” ndaj të tre të ndaluarve, “nuk është formuluar qartë dhe saktë”.

“Në këtë kuptim në bazë të parimit të subsidiaritetit, në rastet e importimit, eksportimit, tranzitimit dhe tregtimit në kundërshtim me ligjin, të armës, armëve apo municioneve luftarake, nga një shtet në një shtet tjetër, cilësimi i saktë juridik i veprës penale është “trafikimi i armëve dhe i municionit”, shkruan Demollari.

Ai e bazon vendimin e tij kryesisht mbi faktin se arma që iu gjet Morinës kishte kaluar kufijtë e dy shteteve dhe duke iu referuar një vendimi të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë arsyeton se rasti është trafik.

Në seancë gjyqësore prokurorit i është kërkuar që të ndryshojë qëndrim mbi akuzën, por ai ka kundërshtuar, pasi siç thotë provat që kishte gjatë hetimit tregonin vetëm “armëmbajtje paleje”. Me kundërshtimin e prokurorit, gjykata ka dalë me vendim që i kërkon atij të plotësojë hetimet dhe të shkojë në gjykatë me akuzën e “trafikut të armëve dhe municioneve”.

Por prokurori Karriqi thotë se hetimet e reja nuk kanë zbuluar elementë shtesë që do të faktonin veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve.

“Gjatë rihetimit nuk kam vërejtur ndonjë element të ri që do çonte në ndryshimin e akuzës,” tha Karriqi për BIRN, ndërsa shtoi se e pranoi ndryshimin e saj për të zbatuar vendimin e gjyqtarit paraprak.

Ai ju referua një precedenti në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ku pasi një person u ndalua me armë u dënua vetëm për “armëmbajtje pa leje”.

Karriqi e cilësoi rastin si një sjellje ‘e tepruar’ e të akuzuarës.

Ndërkohë avokatja e Fjolla Morines, Aurora Guska insistoi se klientja e saj nuk është përfshirë në krim dhe se çështja ndaj saj duhej të pushohej, ndërsa shtoi se ishte habitur nga rëndimi i akuzave, për të cilat fajësoi mediat.

“Në ndryshimin e akuzës kanë ndikuar mediat dhe rrjetet sociale pasi kemi të bëjmë me një personazh të showbiz-it,” përfundoi Guska.

Marrë nga Reporter

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjolla morina fjolla morina ne gjyq fjolla morina fjolla morina ne gjyq

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Janar 2021, 18:05

KUKËS– Dalin pamjet nga aksidenti i sotëm në rrugën e Kombit, ku një familje e cila udhëtonte me makinës e saj është përplasur me një kamion dhe si pasojë ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet