LIVE UPDATES
Politike

Reforma në drejtësi, Spiropali: Asnjë hap pas, shkaktoi ‘lepurin në barkun e opozitës’

6 Shtator 2019, 11:50 Nga DOSJA
Reforma në drejtësi, Spiropali: Asnjë hap pas, shkaktoi

TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka shpërndarë një video-mesazh në Facebook, ku flet për reformën në drejtësi dhe hapjen e negociatave.

Përmes këtij video-mesazhi Spiropali shprehet se qeveria është dakord për dialog me opozitën për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve.

Sipas saj qeveria, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap pas dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tek reforma në drejtësi,

Video-mesazhi i plotë i Elisa Spiropalit: 

Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protestave masive, ndërsa do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi”, deklaroi mbreme Lulzim Basha! Shume domethënëse kjo frazë, për këdo që akoma nuk e ka kuptuar apo besuar se ku fle lepuri qe prodhoi gjithë zallamahinë e gjysmës së parë të vitit! E para, frika nga çelja e negociatave dhe perpjekja ekstreme për shkatërrimin e imazhit të Shqipërisë!

Ja, fare e qartë, në mes të tetorit kur në fakt të gjithë duhet të bënin avokatin e Shqipërise ne prag te vendimmarrjes së Këshillit Europian me 18 tetor, Lulzim Basha do të dalë përsëri në rrugë për të prodhuar foto e lajme në mediat ndërkombëtare mbi Shqipërinë e zhytur në të zeza që nuk meriton asgjë! Drejtësia, e dyta dhe në fakt e thella arsye e dukshme qe ka krijuar lepurin ne barkun e opozites, është po ashtu në frazën koncentrat që shpjegon edhe për ata qe s’kanë sy për të parë e vesh për të degjuar se ku fle lepuri!

Platformë për të reformuar drejtësinë thotë zoti Lulzim, ndërkohë që tërë bota thotë vini në jetë platformen tashmë të miratuar e të dakordësuar me tërë botën. Jo negociatave sepse me negociatat nis edhe presioni pozitiv i BE-së për të dhënë provën se sistemi i ri ka nisur të funksonojë, duke hetuar e ndëshkuar zyrtaret e lartë dhe politikanët e përzier në zullume; jo platformës ekzistuese mbi të cilën po ngrihet sistemi i ri që rrit përditë lepurin në barkun e opozitës! Asgjë nuk duket se ka kuptuar e mesuar akoma kryetari i PD nga humbja katastrofike dhe rrënimi dramatik që i solli partisë më të madhe të opozitës me verbërine e mëndjelehtësinë e tij proverbiale!
Por le të shpresojmë që drita e arsyes do të ndizet edhe në koken e tij dhe së paku në grupin udhëheqës të asaj partie, për të miren e të gjithëve. Ne s’bëjmë asnjë hap mbrapa dhe nuk njohim asnjë platformë alternative për Reformën ne Drejtësi, kështu që do të jetë mund i harxhuar kot ajo platformë se do të mbetet në sirtarin e ëndrrave me sy hapur të Lulzim Bashës.

Ndërkohë po, jemi gati të ulemi për Reformen Zgjedhore dhe të kthejmë në ligj rekomandimet e raporteve të fundit të OSBE/ODHIRit, as më shumë as më pak. Është e drejta e kryetarit të PD te ëndërrojë përmbysje të bazës ligjore të zgjedhjeve, por kjo përsëri do të mbetet një ëndërr në sirtar.

Ne nuk kemi kohë dhe as predispozitë për të humbur kohë me fantazitë e atyre që duan të bëjnë çorap çdo gjë, sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet. Por kemi të gjithë predispoziten të hapim një Dialog konstruktiv dhe të bashkëpunojmë me të gjithë, përfshirë edhe Lulzim Bashën, për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve. Viti 2021 nuk është larg, prandaj le të shpresojmë që Lulzim Basha dhe PD do ta lënë të shkuarën për t’u marrë me të ardhmen.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali hapja e negociatave lulzim basha reforma ne drejtesi elisa spiropali hapja e negociatave lulzim basha reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll
Politike 6 Shtator 2019, 10:14

Andi Përmeti: Ndryshimet në Kodin Penal kanë qenë ndryshime pozitive. Është bërë një pune e madhe për një kod i cili s’ka lidhje me politikën. Unë personal...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet