30 Maj 2022, 15:08
Nga DOSJA
Foto ilustruese
TIRANË- Një i mitur është zhdukur nga banesa e tij në Tiranë. Ka qenë nëna e tij, ajo që denoncoi rastin dje në Policinë e Shtetit zhdukjen e 14-vjeçarit, duke bërë me dije se i mituri ka dalë nga banesa e nuk është ktheyr më.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases K. K., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të çantës së saj, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Hysni Elezi, 52 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar më 5 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 40 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. I., 42 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: - D. R., 21 vjeç për veprën penale “Prishja e rendit qetësisë publike” dhe A. M., 34 vjeç, për veprën penale “Mosbinjda ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Shtetasi D. R. ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke lejuar muzikë me volum të lartë në lokalin e tij, ndërsa shtetasi A. M. nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për uljen e volumit të muzikës; - E. Ll., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e rendit qetësisë publike”, pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike, duke vendosur muzikë me volum të lartë në lokalin e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit I. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi, sot rreth orës 03:00, në një subjekt privat, ka kanosur punonjësin e sigurisë, shtetasin E. Ç., 44 vjeç.
---
Më datë 29.05.2022 shtetasja Sh. S., 34 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi L. S., 14 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
30 Maj 2022, 14:48
Foto ilustruese
TIRANË- Kultivimi i kanabisit konsiderohet si shkatërrimtari më i madh i policisë dhe i inkriminimit të saj nga nj...
Aktualitet
30 Maj 2022, 14:38
Forcat e Armatosura të Shqipërisë
KOSOVË- Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me pjesëtarë t&eum...
Aktualitet
30 Maj 2022, 14:35
Pamje nga parcela me kanabis
BULQIZË- Dy persona janë vënë nën hetim nga Policia, pasi janë zbuluar 324 copë fidanë...
Aktualitet
30 Maj 2022, 14:32
Pamje nga zjarri
TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zon&...
Aktualitet
30 Maj 2022, 14:26
GJKKO
TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për datën 19 korrik procesin nda...
Aktualitet
30 Maj 2022, 14:15
Gledis Nano
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, paraditen e sotme, zhvilloi një takim me drejt...
Aktualitet
30 Maj 2022, 14:08
TIRANË- Një motor ka marrë flakë ditën e sotme në Tiranë. Motorri në ecje e sipër shpërtheu në flak&eum...
Aktualitet
30 Maj 2022, 13:40
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ...
Aktualitet
30 Maj 2022, 13:21
KRUJË- Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në Krujë, ku një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Sherri k...
Aktualitet
30 Maj 2022, 13:19
Foto ilustruese
TIRANË- Pas dëshmive tronditëse të nuses së re në Librazhd, që u kap ‘mat’ me të...