30 Maj 2022, 13:40
Nga DOSJA

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Gjatë seancës së sotme, hetuesit e SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.
Ndërkohë që avokati i Alibejt ngul këmbë për pafajsinë e klientit të tij, duke u shprehur se pas atentatit ndaj të vëllait, shteti nuk e kishte marrë në mbrojtje. Dumani zbuloi se ishte organizator i vrasjes së Ramazanit, Erion Alibej ishte financues i vrasjes së Ramazanit, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
"Ia vranë familjen para syve, nuk u mor në mbrojtje. SPAK nuk ka prova të qarta për arrestimin e tij. Shteti sajoi prova e dëshmi ndërsa procesi është i montuar. Dëshmitarët e drejtësisë janë 4 dhe thonë versione të ndryshme", tha avokati i Alibej gjatë seancës së sotme.
Ndërkohë që në dosjen e koduar “Plumbi i Artë” efektivi i policisë Leonard Palushi i porositur nga Erion Alibej, ka ndërhyrë për të prishur hetimet, duke vendosur pas hekurave të burgut dy persona që nuk kishin lidhje me vrasjet e dy shokëve.
Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus", ndërsa miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, u vra me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
30 Maj 2022, 13:21
KRUJË- Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në Krujë, ku një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Sherri k...
Aktualitet
30 Maj 2022, 13:19
Foto ilustruese
TIRANË- Pas dëshmive tronditëse të nuses së re në Librazhd, që u kap ‘mat’ me të...
Aktualitet
30 Maj 2022, 12:47
Foto ilustruese
TIRANË- 20-vjeçarja nga Librazhdi ka bërë një apel për bashkëshortin e saj, pasi prindërit e tij ...
Aktualitet
30 Maj 2022, 12:36
Pamje nga vendngjarja
ITALI- Një shtetas shqiptar është qëlluar në këmbë gjatë të shtënave me arm&eu...
Aktualitet
30 Maj 2022, 12:40
Foto ilustruese
TIRANË- 20-vjeçarja nga Librazhdi tha se i vëllai e kishte kërcënuar me vrasje në momentin që ka par&e...
Aktualitet
30 Maj 2022, 12:22
Droge
ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik të lëndëve narkotike në Itali pasi u kap ...
Aktualitet
30 Maj 2022, 12:24
Foto ilustruese
TIRANË- 20-vjeçarja nga Librazhdi ka treguar çka ndodhur natën kur prindërit e burrit e kapën mat me t&eu...
Aktualitet
30 Maj 2022, 12:19
Foto ilustruese
TIRANË- 20-vjeçarja nga Librazhdi ka treguar detaje lidhur me martesën e saj dhe me bashkëjetesën me prindë...
Aktualitet
30 Maj 2022, 12:11
LIBRAZHD- Nusja 20-vjeçare nga Librazhdi ka treguar versionin e saj të historisë. Në një rrëfim “live” për em...
Aktualitet
30 Maj 2022, 11:58
Edmond Bego
TIRANË- Policia e Shtetit kërkon hetim pasuror për Edmond Begon. Nëpërmjet një shkresë blutë kanë ...