Dita e 23-të e protestës/ Shqiptarët e vendosur, vijon revolta qytetare: Rama, jepe dorëheqjen
"Këtu nuk ka parti politike, jemi këtu për kombin"/ Qytetari thirrje SPAK: Hetoni kryeministrin dhe ata rreth tij 22 Qershor, 20...
"Këtu nuk ka parti politike, jemi këtu për kombin"/ Qytetari thirrje SPAK: Hetoni kryeministrin dhe ata rreth tij 22 Qershor, 20...
Gjyqi për dosjen “Partizani”/ Ish-ministri Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj, kanë kaluar 18 vite ...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Ajo mësohet të ketë hyrë në burgun e Peqinit në muajin Prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i cili u denoncua në publik nga deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Rasti i hyrje-daljeve të vajzave në burgun e Peqinit, tashmë prej 1 viti po ndiqet nga prokuroria e Elbasanit, e cila ka marrë rregjistrat dhe sekuestruar pamjet filmike dhe një sërë dokumentash të tjera. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes burimeve në burg dhe prokurorisë së Elbasanit se vajza bjonde që ka hyrë në burgun e Peqinit, është A.M.
Ajo mësohet të ketë hyrë në burgun e Peqinit në muajin Prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Drejtoria e Inspektimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka arritur të evidentojë rastin në fjalë dhe t’ia referojë çështjen prokurorisë së Elbasanit.
Njëherësh është zbuluar dhe personi që ka bërë videon në ambjentet e brendshme të Burgut, teksa shihet A.M, e veshur me një fustan të zi, duke u shoqëruar nga një punonjëse policie.
Personi që ka realizuar videon dhe më pas e ka shpërndarë, është një punonjëse edukatore sociale në burgun e Peqinit, ndaj të cilës kanë nisur procedurat e masës disiplinore.
Hetimet për këtë rast vijojnë, pasi ka dyshime dhe indicia se A.M në ditë të ndryshme ka marë takim me të dënuarit me inicialet L.D dhe R.Rr., që ndodhen të izoluar në burgun e Peqinit.
Depërtimi në ambjentet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë në Peqin, i vajzave të shoëbiz dhe pa asnjë lidhje familjare me të dënuarit, u kthye në një shqetësim serioz gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025.
Fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare u përhap në masë gjatë kohës së zgjedhjeve, ku vajza të Shoë Bizzit Shqiptar dhe ato me kombësi të huaj, kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në Korçë, Elbasan dhe prokuroritë e tjera të mësipërme, kanë nisur hetimet që prej muajit Korrik 2025, kohë kur u zbulua në media dhe rasti flagrant i hyrjes për takim special mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu dhe modeles nga Kosova, Z.P.
Sipas verifikimeve të kryera nga gazetari Elton Qyno, i cili zbuloi dhe rastin e Z.P, në total janë 17 procedura hyrje-dalje që janë marë nën hetim nga prokuroritë e ndryshme.
Prokuroritë që kanë për juridiksion disa burgje, ku është realizuar ky fenomen, rezulton të kenë dokumentacionin dhe pyetur persona konkretë për këtë situatë.
Juristë burgjesh dhe krerët e policisë së burgjeve janë marë në pyetje duke dhënë sqarime mbi rastet konkrete se si kanë arritur vajzat të çajnë sigurinë e burgut dhe marin takime speciale me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kujtojmë se fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare, është konstatuar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka referuar materialet hetimore pranë prokurorive përkatëse, të cilat tashmë po kryejnë hetime mbi disa zyrtarë.
Forma më e shpeshtë se si këto vajza kanë hyrë në burgje për takime speciale, është ajo e përdorimit të deklaratave noteriale të bashkëjetesës me të dënuar të ndryshëm, kanë hyrë si avokate ligjore të zgjedhura nga vetë të dënuarit, deri tek formatizimi i dokumentave si sociologe dhe psikologe.
Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në bugjet Shqiptare u përsërit në shumë raste, gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, kohë kjo kur vendi ishte në ethet e fushatës elektorale./SYRI.net
Foto ilustruse VLORA- Një situatë tensioni është regjistruar ditën e sotme në aeroportin e Vlorës, ku ka pasur p&eu...
Foto ilustruse DURRËS- Policia e Durrësit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy kushër...
Foto ilustruse DIVJAKË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Çermë Divja...
Foto ilustruse GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku dy vajza me origjinë shqiptare kanë humbur jetën...
Pamje TIRANË- Fox News i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit me të cilat po përballet vendi, ku prej 22 ditës...
Pamje TIRANË- Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe ka tërhequr v&e...
Pamje TIRANË- Një grup protestuesish janë gdhirë sërish para Kryeministrisë, ndërsa në shkallët e godin&e...
Foto ilustruse TIRANË- Protesta e 23-të rradhazi do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, ku qindra mijëra qytetarë...
Foto ilustruse Pas tërmetit të vitit 2019, qeveria shqiptare bëri efektiv një detyrim ligjor ekzistues për sigurimin e pë...
Foto ilustruse Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zvogëlohet, me ndërtimet e shumta dhe mbylljen e parki...