LIVE UPDATES
Aktualitet

 Zbulohen pesë parcela me kanabis në Lezhë/ Arrestohen dy persona dhe nis hetimi për 4 punonjës të OSHEE-së

Gjatë ndërhyrjes u konstatua se në njërin ambient të banesës, ishin kultivuar me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, 119 bimë të dyshuara narkotike, ndërsa 2 ambiente të tjera të së njëjtës banesë ishin përgatitur për të njëjtin qëllim kriminal.

15 Korrik 2026, 10:26 Nga E.d
 Zbulohen pesë parcela me kanabis në Lezhë/ Arrestohen
Pamje

LEZHË- Policia ka zbuluar ditën e sotme pesë parcela me kanabis në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kolsh. Në kuadër të operacionit u kapën në flagrancë, në ambientet e banesës së përshtatur për këtë qëllim dhe u vunë ne pranga dy persona. Gjithashtu ka nisur hetimi edhe për 4 punonjës të OSHEE-së, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”. 

Gjatë ndërhyrjes u konstatua se në njërin ambient të banesës, ishin kultivuar me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, 119 bimë të dyshuara narkotike, ndërsa 2 ambiente të tjera të së njëjtës banesë ishin përgatitur për të njëjtin qëllim kriminal.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i administrimit disajavor të një informacioni të siguruar në vijim të punës intensive operative dhe operacionale kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, se në territorin e fshatit Velë, njësia administrative Kolsh, ishin kultivuar bimë narkotike, në ambiente të mbyllura dhe të hapura, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Lightning”.

Në kuadër të operacionit u kapën në flagrancë, në ambientet e banesës së përshtatur për këtë qëllim, dhe u vunë ne pranga shtetasit M. F. (pronari i banesës), 39 vjeç, banues në fshatin Velë, dhe A. M., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Gjatë ndërhyrjes u konstatua se në njërin ambient të banesës, ishin kultivuar me llamba dhe pajisje të tjera që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, 119 bimë të dyshuara narkotike, ndërsa 2 ambiente të tjera të së njëjtës banesë ishin përgatitur për të njëjtin qëllim kriminal.

Ndërkaq, si rezultat i kontrolleve të mëtejshme, u konstatuan në afërsi të kësaj banese, 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa, dyshohet nga 2 të arrestuarit.

Në vijim u krye kontroll dhe në banesën e 27-vjeçarit, ku u gjetën 16 celularë. Vijojnë hetimet për të sqaruar mënyrën e sigurimit dhe qëllimin e përdorimit të tyre.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv”, për shtetasit J. Gj., F. M., N. G. dhe B. N., me detyra përkatëse shef grupi, lexues dhe elektricistë të OShEE-së.

Hetimet vijojnë edhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

lezhe kanabis policia

Sondazh

Poll

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë