Shqipëria mbyll 3 kapituj të negociatave, protesta e ndjek dhe në Bruksel, Rama premton që do realizojë një nga kërkesat e protestës, Marta Kos del garant
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
• Shqipëria ka hapur tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. • Vendimi u mor ditën e sotme në Bruksel, gjatë Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. • Bëhet fjalë për Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë. • Me mbylljen e këtyre 3 kapitujve, Shqipërisë i mbeten edhe 30 të tillë. • Në kuadër të kësaj është mbajtur edhe një konferencë për mediat, në të cilën kanë folur kryeministri i vendit Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. • Protestat masive që kanë përfshirë vendin prej 45-ditësh, ligi për zonat e Mbrojtuar dhe ai për investimet strategjike e kanë ndjekur kreun e qeverisë edhe në Bruksel. • Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria po jep rezultate dhe po sjell standardet europiane më pranë qytetarëve të saj. • Rama u shpreh optimist për mbylljen e kapitujve të tjerë të Shqipërisë në BE. • Në konferencën për mediat pas Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri deklaroi se Shqipëria po ecën sipas kalendarit të dakordësuar me Komisionin Evropian. • Kryeministri është ndalur edhe tek projekti në Zvërnec, i cili u bë shkaku i nisjes së protestave masive, përmes së cilave është kërkuar dorëheqja e tij. • Në lidhje me këtë ai deklaroi se gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. • Kjo duke shtuar se ky projekt do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën. • Lideri i qeverisë deklaroi nga Brukseli se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka përmbushur misionin e tij. • Rama premtoi realizimin e një prej kërkesave të protestuesve, atë të ligjit për zonat e Mbrojtura. • Në kuadër të kësaj, kryeministri Rama theksoi se ligjn për zonat e Mbrojtura do bëhet sipas standarteve të BE. • Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se janë mbyllur tre kapitujt e parë me Shqipërinë, duke theksuar se reformat duhet të vijojnë të thellohen. • Kos foli për projektin në Zvërnec, për të cilin tha se mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen. • Ajo shtoi se është rënë dakord edhe para protestave që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. • Sipas saj, këto do të bëheshin për kapitullin 27. • Duke u ndalur të protestat, Kos tha se ato janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet i trajtojnë është një gjë e rëndësishme.
8 artikuj për këtë temë.
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos deklaroi nga Brukseli se Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate në BE. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kos u shpreh se të gjithë kandidatët duhet të japin rezultate, duke u ndalur konkretisht tek Mali i Zi.
Në lidhje me këtë, ajo tha se BE mbështet Malin e Zi për përmbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2026. Sipas saj, sa më shumë që vendi i afrohet fundit të pjesës teknike të negociatave për anëtarësim, aq më shumë mund të përshpejtohet procesi.
“Sa më shumë që vendi i afrohet fundit të pjesës teknike të negociatave për anëtarësim, aq më shumë mund të përshpejtohet procesi. Ne mbështesim Malin e Zi për përmbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2026.
Do të shohim se sa shpejt do të ecë procesi i ratifikimit dhe më pas ne mbështesim vizionin e qeverisë shqiptare për të mbyllur kapitujt deri në fund të vitit 2027.
Na duhet që të gjithë kandidatët, së pari, të japin rezultate. Pastaj duhet që edhe Komisioni Evropian të nxisë ekipin gjatë gjithë kohës. Me të gjithë bashkëpunëtorët duhet të japim më shumë rezultate. Ne po e çojmë përpara procesin e anëtarësimit. Po e bëjmë këtë në mënyrën më të shpejtë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ditë veçantë, sepse na motivon të gjithëve. Shoh energjinë e veçantë, që po shpaloset edhe në vendet e tjera kur Shqipëria evoluon, ecën përpara, edhe kandidatet tjera janë të motivuar. Pres që kjo energji pozitive të na japë më tepër energji për konferenca e tjera ndërqeveritare.”, tha ajo./Dosja.al
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos foli për projektin në Zvërnec, i cili ka ngjallur reagime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kos theksoi se mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen.
Ajo shtoi se është rënë dakord edhe para protestave masive që kanë përfshirë vendin, që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike. Sipas saj, këto do të bëheshin për kapitullin 27.
Duke u ndalur të protestat, Kos tha se ato janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet i trajtojnë është një gjë e rëndësishme. Në fund, Komisionerja për Zgjerim tha se kapitulli 27 është një prej më kërkuesve, sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin.
Marta Kos: Për projektin në Zvernec, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen. Edhe para protestave kemi rënë dakord që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, këto do të bëheshin për kapitullin 27. Do të inkurajoja autoritetet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Protestat janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet i trajtojnë ato është e rëndësishme. Inkurajoj që qeveria të trajtojë shqetësimet e qytetarëve, por kapitulli 27 është një prej më kërkuesve, më së shumti sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin./Dosja.al
BRUKSEL- Lideri i qeverisë, Edi Rama deklaroi nga Brukseli se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka përmbushur misionin e tij. Gjatë fjalës së tij në Konferencës së 9-të Ndërqeveritare të zhvilluar në Bruksel, Rama premtoi realizimin e një prej kërkesave të protestuesve, atë të ligjit për zonat e Mbrojtura.
Në kuadër të kësaj, kryeministri Rama theksoi se ligjn për zonat e Mbrojtura do bëhet sipas standarteve të BE. Megjithatë ai e vlerësoi këtë ligj, duke thënë se është nga më të mirët që ka vendi. Në fund, Rama nënvizoi se duhet të ndryshohet gjithçka që nuk është në pajtim me standardet evropiane.
Rama: Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, që është diçka për të cilën kemi disa kohë që kemi rënë dakord. Ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Për ligjin tjetër nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur rezolutë në Komisionin Evropian. Duhet të ndryshojmë gjithçka që nuk është në pajtim me standardet evropiane. Ligji për investimet strategjike do të anulohet. Ai për zonat e mbrojtura është nga më të mirët që kemi dhe kemi punuar shumë fort për ta hartuar. Është i pari në vend, nuk kishim një të tillë. Na duhet të trajtojmë pjesë specifike, të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me standardet e BE-së./Dosja.al
BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur edhe tek projekti në Zvërnec, i cili u bë shkaku i nisjes së protestave masive, përmes së cilave është kërkuar dorëheqja e tij. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri deklaroi se gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë.
Në lidhje me këtë, Rama tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, duke shtuar se ky projekt do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën. Ai hodhi poshtë shqetësimet për ndikimin mjedisor, duke theksuar se vendimi përfundimtar do të bazohet në standardet europiane.
“Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar që kur thua Bruksel, ka shumë organizma. Për ne, të gjitha zërat në Bruksel janë të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht, që është zëri i Komisionit. Komisioni është në krye të gjithçkaje, duke qenë shumë mirë i informuar. Arsyeja që them gjithmonë, në këtë botë informacioni apo sistemesh kaotike, pikëpamjesh të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë, të vërtetat e rreme gjejnë hapësirë, Komisioni mbetet ai që mban fort objektivitetin. Komisioni punon bazuar në të dhëna, në fakte, në burime të verifikuara. Jam i sigurt që edhe ju, po të kishit interes për burimet e verifikuara, do të kuptonit që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Projekti nuk është askund, nuk mund të shihet askund sepse nuk është finalizuar. Ndikimi i vendimit në mjedis është në proces e sipër. Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë. Përmendja e emrave nuk është diçka që na ndihmon për të shkuar te e vërteta. Ka vetëm një libër rregullash që vlen për ne, libri i rregullave për standardin e anëtarësimit.
Ideja që Shqipëria do të vazhdonte përpara me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me librin e shenjtë të besimtarëve dhe ateistëve në Shqipëri, që janë standardet e parimeve në BE, janë të pabaza. Ne do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë dhe Europën. Shqipëria duhet ta bëjë realitet për veten dhe Europën. Në proces do të jemi siç kemi qenë, shumë rigorozë për të kërkuar asgjë përpos standardeve më të larta. Do të kërkojmë vetëm diçka që do t’i bëjë të gjithë krenarë”, u shpreh Rama./Dosja.al
BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur optimist për mbylljen e kapitujve të tjerë të Shqipërisë në BE. Në konferencën për mediat pas Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri deklaroi se Shqipëria po ecën sipas kalendarit të dakordësuar me Komisionin Evropian.
Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë shtoi se duhen ende shumë punë, ndërsa theksoi se është gati për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfidat, nëse ato shfaqen.
Në fund, ai tha se Irlanda ka dëshmuar përmes shembullit të saj se progresi eksponencial është i mundur dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveç ekselencës si objektiv.
Kryeministri Edi Rama: Ajo që është më e rëndësishme është se, deri tani, jemi në drejtimin e duhur me kalendarin tejet ambicioz që është diskutuar dhe për të cilin është rënë dakord me Komisionin. Falë detyrave të shtëpisë që kemi bërë deri tani, ky kalendar bëhet gjithmonë e më ambicioz.
Ne duhet të punojmë gjithmonë e më tepër, pa reshtur. Nëse atmosfera do të jetë ajo që kemi përjetuar gjatë kësaj periudhe të fundit, çdo gjë do të jetë aty ku duhet dhe çdo detyrë shtëpie do të bëhet siç duhet. Deri më tani nuk kemi arsye të besojmë se do të ketë një ndryshim atmosfere. Të gjithë janë të prirur që të shtyjnë përpara dhe të gjejnë mënyrat më të shpejta për ta mundësuar këtë.
Jam shumë optimist, në mënyrën shqiptare, kështu që jam gati për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfidat, nëse ato shfaqen. Presidenca irlandeze na jep komfort, sepse Irlanda ka dëshmuar përmes shembullit të saj se progresi eksponencial është i mundur dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveç ekselencës si objektiv. Ne u besojmë miqve tanë irlandezë. Deri tani, gjithçka mirë./Dosja.al
BRUKSEL- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se ditën e sotme janë mbyllur tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj, Kos u shpreh se ky është një moment i madh për vendin, duke theksuar se kjo është “super e marta për zgjerimin”.
Ajo theksoi se Shqipëria është pjesë e familjes europiane dhe ka qenë në përputhje të plotë me Bashkimin Europian. Megjithatë, Kos nënvizoi se reformat duhet të vijojnë të thellohen.
“Sot mbyllëm tri kapitujt e parë me Shqipërinë, është moment i madh për vendin, është super e marta për zgjerimin. I mbyllëm për arsimin, kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet e jashtme, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, ka qenë në përputhje të plotë me Bashkimin Europian. Më shumë se 50 mijë studentë kanë marrë pjesë në Erasmus Plus. Përgëzime miqve shqiptarë, kjo u bë e mundur se ka përmbushur pikat e ndërmjetme për sundimin e ligjit. Ky është një hap i ndërmjetëm, duke thënë se reformat duhet të vijojnë të thellohen. Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027.
Këtë inkurajojmë të vijojë progresi në drejtësi, antikorrupsion dhe luftën kundër krimit të organizuar, ne këmbëngulim për reformat rrënjësore. Sondazhi i fundit tregon se në Shqipëri 92 për qind e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit, 94 për qind mendojnë se anëtarësimi do të sjellë më shumë avantazhe dhe 93 për qind i besojnë BE-së. Reformat kanë sukses nëse të gjithë ata që janë të prekur të dëgjohen. Unë do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim!” tha ajo./Dosja.al
BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkapitujve të tjerë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara.
Lideri i qeverisë theksoi se Shqipëria po jep rezultate dhe po sjell standardet europiane më pranë qytetarëve të saj. Sipas tij, po ndërtohet një Shqipëri ku qyetarët duan ta shohin si pjesë të BE-së.
“Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate. Se e sotmja është e rëndësishme edhe sepse thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm të ‘Epokës së re’. Shqipëria jep rezultate, BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon për këtë. Nuk mundem veçse të theksoj, Thomas, ishte shumë irlandeze. Super e martë. Shpresoj që ju ta ruani këtë ambicie.
Faleminderit, Marta, që ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe që na ke mbajtur në drejtim pavarësisht pengesave. Po i sjellim standardet europiane më pranë qytetarëve tanë. Po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare të BE-së. Prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë dhe janë gjithmonë më pak tolerantë ndaj asaj që nuk funksionon. Duhet të ecim përpara dhe të japim rezultate për njerëzit tanë”, tha Rama./Dosja.al
BRUKSEL- Në Bruksel ka nisur Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ku pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave. I pranishëm në këtë takim të rëndësishmë është lideri i qeverisë, Edi Rama dhe delegacionin zyrtar shqiptar.
Bëhet fjalë për Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë. Me mbylljen e këtyre 3 kapitujve, Shqipërisë i mbeten edhe 30 të tillë./Dosja.al