Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Daniel Burajt, në kërkim është shplallur i ati, Sokol Buraj dhe kanë nisur hetimet për nënën e të riut.
MALËSI E MADHE- Dy shtëpi bari janë zbuluar në fshatin Bajzë në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Daniel Burajt, në kërkim është shplallur i ati, Sokol Buraj dhe kanë nisur hetimet për nënën e të riut. Sipas bluve, në njërën prej banesave u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu janë sekuestruar 287 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë kanabis, municion luftarak, 1 armë e ftohtë (thikë), 101 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 2 automjete, 9 celularë dhe pije të ndryshme alkoolike të dyshuara të kontrabanduara. Ndërkohë, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.
Si rezultat u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Në kuadër të këtij operacioni: -u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banuese në fshatin Bajzë.
Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë. Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara. Në vijim të veprimeve hetimor dhe procedurale për këtë rast:
-u ndaluan shtetasit E. Ç., 27 vjeç dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeçe, banuese në Koplik, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë në Bathore. Mës...
Protesta TIRANË- Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë ditën e sotme para Kuvendit kundër projektligji...
Prokuroria e Vlorës VLORË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgji...
AMP DURRËS- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës, ka arrestuar një punonjës policie me akuzën e korrupsionit. ...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Bathore, ku mbeti i plag...
foto ilustruese TIRANË- Një 47-vjeçare kineze është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shfrytëzonte dy vajza k...
foto ilustruese TIRANË- Rasti flagrant që trajtohet sot në emisionin “Stop” në Tv Klan lidhet me mjekun e Qendrës Sh&...
foto ilustruese TIRANË- Në paketën fiskale 2026 qeveria ka bërë rreth 13 ndryshime në ligjin e proceduarve tatimore, të...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do ...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn nuk ka ndikim mbi hetimet që...