6 Nëntor 2025, 09:01
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari, Elvis Visha. Blutë bëjnë se autori i ngjarjes është identifikuar si Doaldo Bajrami dhe është vënë në pranga. Ndërkohë po vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe më pas i riu është qëlluar në krah. Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur dje, në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar. Identifikohet, kapet dhe vihen në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, një shtetas që ishte plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan menjëherë punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve profesionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:
D. B., 24 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri. Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
plagosja me armë zjarri në bathore policia doaldo bajrami elvis visha
Aktualitet
6 Nëntor 2025, 08:44
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 47-vjeçare kineze është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shfrytëzonte dy vajza k...
Aktualitet
6 Nëntor 2025, 07:27
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rasti flagrant që trajtohet sot në emisionin “Stop” në Tv Klan lidhet me mjekun e Qendrës Sh&...
Aktualitet
6 Nëntor 2025, 07:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në paketën fiskale 2026 qeveria ka bërë rreth 13 ndryshime në ligjin e proceduarve tatimore, të...
Aktualitet
6 Nëntor 2025, 07:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do ...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 23:03
M.L
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn nuk ka ndikim mbi hetimet që...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:59
M.L
Altin Dumani, foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet sot mbi pengjet e tij gjatë tre viteve në krye të Prokur...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:48
M.L
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani theksoi...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:44
M.L
Altin Dumani, foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot se që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 330 milionë euro pas...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:38
M.L
Altin Dumani, foto nga emisioni
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli për sfidat operative të Prokurorisë së Posaçme sot,...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 22:32
M.L
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur për funksionimin dhe prioritetet e institucionit që drejton. Gjatë një in...