Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Krasniqi dyshohet se fillimisht ka ofenduar autorin e dyshuar dhe më pas e ka goditur me shishe birre në kokë. Pas kësaj personi tjetër ka nxjerrë mjetin prerës dhe e ka qëlluar në bark.
TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në kryeqytet. Sipas informacioneve, i plagosur Gentian Krasniqi dhe autori kanë qenë ulur në një tavolinë së bashku për disa ku dhe kanë konsumuar alkool.
Dyshja kanë nisur të konfliktohen për arsye banale, ndërsa sherri ka degraduar në përleshje fizike. Prezente në lokal gjatë sherrit ka qenë dhe kamarierja. Krasniqi dyshohet se fillimisht ka ofenduar autorin e dyshuar dhe më pas e ka goditur me shishe birre në kokë. Pas kësaj personi tjetër ka nxjerrë mjetin prerës dhe e ka qëlluar në bark.
Pasi është njoftuar për plagosjen, policia ka shkuar në vendngjarje por autori nuk është gjetur aty. Pas verifikimi të kamerave të sigurisë, policia e ka identifikuar dhe pas disa orëve ka bërë të mundur arrestimin e tij. I plagosuri nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Ka qenë deklarata e kamarieres ajo që ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit mbremjen e djeshme se në rrugën “Siri Kodra”, rreth orës 20:30, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën duke formuar një grup hetimor të posaçëm me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. K., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
mehdi malkaj TIRANË- Protesta e përjavshme po zhvillohet edhe sot para bashkisë së Tiranës. Opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...
Florent dhe Nazmi Pëllumbi TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Fu...
Zvicra ZVICËR- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të ndërpresë ndihmat për Shqipërinë. ...
Kujtim Mero KORÇË- 67-vjeçari, Kujtim Mero i cili u akuzua një ditë më parë se tentoi t’i vinte zjarrin repart...
vellezerit TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit mbëmjen e djeshme në Tiranë. I mituri mbet...
I moshuari ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në praga dy shqiptarë të cilët hynë të armatosur në...
Foto ilustruese ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar. I riu shqiptar u vendos në prang...
prokuroria e korces KORÇË- Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë punonjë...
Foto ilustruese KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj katër të a...
Lokali FUSHË KRUJË- Një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar ditën e sotme në një lokal në F...