LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas SHBA-së/ Zvicra ndërpret ndihmat për Shqipërinë

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) thekson se ky vendim ka ardhur për shkak të shkurtimeve buxhetore në planin financiar të Zvicrës 2026–2028 për bashkëpunimin zhvillimor.

31 Janar 2025, 11:07 Nga I.A
Pas SHBA-së/ Zvicra ndërpret ndihmat për Shqipërinë
Zvicra

ZVICËR- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të ndërpresë ndihmat për Shqipërinë. Me anë të një vendimi të publukuar online, Zvicra thekson se do të heqë gradualisht programin e saj dypalësh të zhvillimit në Shqipëri deri në fund të vitit 2028. 

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) thekson se ky vendim ka ardhur për shkak të shkurtimeve buxhetore në planin financiar të Zvicrës 2026–2028 për bashkëpunimin zhvillimor. Ministria e Jashtme e Zvicrës njofton se vendimi i qeverisë për të hequr ndihmat prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian.

"Për sa i përket bashkëpunimit dypalësh të zhvillimit, SDC do të heqë gradualisht programet e saj të zhvillimit dypalësh në Shqipëri, Bangladesh dhe Zambi deri në fund të vitit 2028. Ky vendim u bazua në nevojat aktuale në terren, në interesat afatgjata të Zvicrës (diplomatike dhe ekonomike) dhe vlera e shtuar e bashkëpunimit ndërkombëtar zviceran në krahasim me vendet e tjera.

Për bashkëpunimin tematik, SDC në të ardhmen do të fokusohet më shumë në sektorët ku mund të arrijë vlerën më të madhe të shtuar dhe ku ka ekspertizë të gjatë. Në arsim, fokusi do të jetë në formimin profesional dhe në edukimin në raste urgjente. Në shëndetësi, SDC do t'i harmonizojë aktivitetet e saj për HIV/AIDS dhe malarien me OBSH-në dhe Fondin Global për Luftimin e SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries, të cilat të dyja janë të vendosura në Gjenevë. Përsa i përket promovimit kulturor, fokusi tashmë është vendosur në projekte jashtë vendit; në periudhën afatmesme do të ndërpriten edhe aktivitetet në Zvicër," thuhet në njoftm

Në fund të dhjetorit, parlamenti zviceran bëri shkurtime prej 110 milionë frangash zvicerane (116.4 milionë euro) në buxhetin e vitit 2025 dhe 321 milionë franga zvicerane (340 milionë euro) në planin financiar 2026–2028 për bashkëpunimin zhvillimor dypalësh dhe shumëpalësh. Financimi për programe të tjera të vendit dhe tematike, si dhe për organizata të ndryshme, gjithashtu do të reduktohet deri në fund të vitit 2028, ravijëzon njoftimi i autoriteteve zvicerane.

Pse i ndërpreu fondet SHBA?

Shtetet e Bashkuara me urdhër të Presidentit Donald Trump kanë ndërprerë ndihmat e çdo lloj natyre për vendet e huaja. Ndër vendet që janë prekur nga ky urdhër i adminisratës Trump është dhe Shqipëria, ku janë ndërprerë fondet për më shumë se 30 institucione dhe për shuma organizata të tjera. SHBA deri më tani ka qenë një nga mbështetëset kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqiqëri dhe për reformën në drejtësi. Por me urdhërin e Trump, kjo mbështetje tashmë është shuar, deri në një njoftim të dytë. Shkak për ndërprerjen e fondeve është bërë një rishikim dhe analizë e administratës amerikane për të parë se ku shkojnë këto fonde dhe a po shpenzohen në të mirë të SHBA-së. 

sdc fdfa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet