LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet mashtrimi për tenderat e fotove të SHÇBA-së, ‘oficeri’ rezulton pjesë e grupit të kokainës të Juxhin Kullës

Klajdi Avramushi, mbante kontakte të vazhdueshme me Juxhin Kullën, një lider i grupit që tregtonte kokainën dhe merrte prej tij porositë e shpërndarjes së drogës në lagjet e Korçës. Nisur nga kjo situatë, prokuroria po përgjonte dhe hetonte Avramushin në dy linja të ndryshme, atë të tregtisë së drogës dhe mashtrimit.

30 Dhjetor 2022, 18:18 Nga F.M
Zbardhet mashtrimi për tenderat e fotove të SHÇBA-së,
Korçë

KORÇË- Klajdi Avramushi është vënë në pranga pasi është zbuluar në një nga përgjimet e një dosjeje për tregtinë e kokainës në Korçë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Avramushi, në një nga bisedat, prezantohej si oficer pranë SHÇBA-së (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) komunikon me një qytetar të identifikuar si Aleks Deli, pronarin e një studio fotografike “ICON”, të cilit i premton fitimin e një tenderi, që do zhvillohej në Shërbimin e Çështjeve dhe Kontrollit të Brendshëm në Korçë.

Sipas bisedave të përgjuara, qëllimi i tenderit ishte për larje fotografie të personave të arrestuar dhe Avramushi prezantohej tek Deli, si punonjës i SHÇBA-së (Oficer), duke i premtuar atij, se do ndërhynte për lidhjen e kontratës. Nga përgjimet e kryera zbuluan se Klajdi Avramushi, jo vetëm që nuk ishte punonjës i SHÇBA-së, por prokurorët kuptuan se njeriu që po hetonin për mashtrim, ishte pjesë e një zinxhiri të madh shpërndarësish të kokainës në Korçë.

Klajdi Avramushi, mbante kontakte të vazhdueshme me Juxhin Kullën, një lider i grupit që tregtonte kokainën dhe merrte prej tij porositë e shpërndarjes së drogës në lagjet e Korçës. Nisur nga kjo situatë, prokuroria po përgjonte dhe hetonte Avramushin në dy linja të ndryshme, atë të tregtisë së drogës dhe mashtrimit.

Përmes veprimeve hetimore dhe kallëzimit të mëvonshëm që pronari i studios fotografike “Icon” bëri në polici, rezultoi se Avramushi i kishte marrë paradhënie një shumë prej 1.5 milion lekë të vjetra. Aleks Deli, ka filluar t’i kërkojë llogari për paratë, të cilat i kishte dhënë Klajdi Avramushit dhe për faktin se pse nuk po nënshkruhej kontrata.

Por Klajdi i nxirrte justifikime, duke shtyrë pritjen dita-ditës. Gjatë marrjes në pyetje, Deli ka treguar në polici se babai i tij, ka qenë në takim me babain e Klajdi Avramushit, duke mësuar prej tij se janë disa persona të cilët i janë ankuar për Klajdin, të cilët i ka mashtruar në të njëjtën mënyrë.

“…në mëngjes në orën 10:00 jemi te puna, në qoftë nuk i shikon të tëra faturat, në qoftë se nuk e lexon kontratën dhe me kushtet që janë atje nuk firmos, nuk të pëlqejnë, unë të kthej lekët mbrapsht...,”- i thotë Klajdi Avramushi Aleks Delit, sipas përgjimeve të zbardhura.

Pas disa minuta, sërish i pandehuri Avramushi komunikon me Deli, duke i pohuar këtij të fundit "…hymë për tender dhe morëm paralajmërim për përjashtim, ke parë ti kështu o…".

Të dyja këto biseda, thotë prokuroria e Korçës, kanë pasur si qëllim të mashtrojnë Deliun, me qëllim moskthimin e shumës financiare. Kjo pasi në ditët kur është zhvilluar kjo bisedë, nuk ka pasur asnjë procedurë tenderuese nga ana e SHÇBA-së

policia e korces juxhin kulla klajdi avramushi aleks deli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet