LIVE UPDATES
Aktualitet

'Filloi ta godasë me shkelma...'/ Tmerri që kaluan dy prindërit mësues, djali i droguar i rrahu dhe i kërcënoi për para

Ankesa e radhës e një burri është për djalin e droguar për të cilit është lutur që t’ja arrestojnë. Por kur ditën që shkoi në polici nuk u pa asnjë rrethanë dhune, e kundërta ndodhi pasi ai tregoi mesazhet e shumta të të afërmeve.

30 Dhjetor 2022, 14:50 Nga k.m.
'Filloi ta godasë me shkelma...'/ Tmerri që kaluan dy
Foto ilustruese

TIRANË-  “Ka pesë vjet që djali jonë ka sjellje aspak normale në raport me mua, nënën e tij dhe me çdo pjesëtar tjetër të familjes.”

Ankesa e radhës e një burri është për djalin e droguar për të cilit është lutur që t’ja arrestojnë. Por kur ditën që shkoi në polici nuk u pa asnjë rrethanë dhune, e kundërta ndodhi pasi ai tregoi mesazhet e shumta të të afërmeve.

“Më kanë ndihmuar të gjithë, prokuroria, policia bashkia për rehabilitimin e tij, por agresiviteti i tij vazhdon me veprime të paligjshme ndaj nesh. Na detyron që t’i japim para pa na dhënë arsye se përse i nevojiten”, - ankohet babai i 20-vjeçarit.

Në një rast i riu, sipas skedës së tij rezulton i arretsuar për dhunë dhe i burgosur për këtë vepër penale dhe nga vendimet e gjykatës shfaqet edhe dëshmia e tij si një person i penduar dhe që do i përkushtohej prindërve

“Një ditë erdhi në shtëpinë tonë shoku i djalit. Kishte një telefon në dorë dhe na kërkoi 100 mijë lekë dhe e kuptuam që i kishte marrë borxh. Në darkë djali erdhi në shtëpi dhe la një letër që shkruante: “më lini 60 mijë lekë të vjetra mbi tavolinë.”

Babai thotë se pasi u konsultua me gruan vendosën t’i thoshin "Jo" fëmijës së tyre.

“Në mëngjes nuk lamë asnjë letër mbi tavolinë dhe ikëm në punë. Djali erdhi aty ku ne punojmë dhe nën presion i kërkoi 60 mijë lekë të ëmës. Na tha se nëse nuk i jepnim paratë do na rrihte përpara nxënësve. Në këto kushte u detyruam t’i japim paratë për të shmangur konfliktin”.

Pa zgjatur shumë ditë kërkesa është përsëritur sërish. Ata duke qenë se ishin vetëm në banesë kanë refuzuar. Por në një nga ditët kur janë kthyer në shtëpi u përballën me një suprizë të pakëndëshme.

“Djali që ishte brenda kishte thyer sende e orendi dhe na kërkoi 150 mijë mijë lekë me arsyen se donte të largohej nga shtëpia. Në kushtet kur refuzova t’i jap lekët, ai më goditi me shkelma dhe grushta në sy të nënës. Në këto rrethana u detyrova t’i jap 150 mijë lekë dhe ai na tha që nuk do vinte më në shtëpi.”

Ditët në vazhdim ishin torturuese për dy prindërit. Një ditë më vonë 20-vjeçari trokiti në shtëpi. I ra ziles, por ata nuk e hapën derën nga frika e tij.

“Erdhi në banesë përsëri dhe i ra ziles. Nuk e hapëm. Filloi ta godasë me shkelma për ta shqyer, ka sharë, ka ofenduar dhe na kërcënoi. Ai ka marrë dënimin me kusht nga dhuna e parë që ushtroi dhe ndaj nesh gjatë kësaj kohe ka ushtruar dhunë në forma të ndryshme, fizike, psikologjike dhe për të shmangur degradimin moral i kemi dhënë para sa herë na ka kërkuar”.

Policia bën me dije se përpos kësaj dëshmie administroi dhe disa mesazhe të dërguara nga familjarët që i njoftonin të ruheshin nga djali i tyre. Në fashikullin që iu tregua Gazetasi.al tregohet se policia kreu disa veprime midis tyre raport shërbimi për këqyrjen e shtëpisë, atë të kallëzimit të veprës penale, procesverbal për këqyrje të të dhënave të aparatit si dhe një procesverbal ku urdhërohet ndalimi i të riut. Por kur i dyshuari u arrestua për dhunë të përsëritur, ai mohoi gjithçka edhe pse provat janë kundër tij.

“Nuk i kam dhunuar, nuk kam thyer orendi, por vetëm dy pjata jo më shumë. Nuk pi drogë, por kisha ca borxhe” - përmend i riu që akuzohet për dhunë sipas nenit 130 /a/4 I kodit penal./GazetaSi

tirane dhune ne familje

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Dhjetor 2022, 14:20 A.B

VIDEO- Digjet makina në Shijak

Makina SHIJAK- Digjet një mjet në Shijak. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet mjeti i cili është duke i djegur i gjithi. Nuk ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet