LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhen detajet nga arratisja e bujshme e Dritan Dajtit/ Pas vrasjes së 4 policëve, u largua me motoçikletë. Të pazbuluar autorët që i siguruan armët

Emisioni “Në Shënjestër”, solli këtë të martë, detaje nga arratisja e bujshme e Dritan Dajtit, nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ku ai ishte në proces gjykimi për disa vepra penale, midis tyre edhe një vrasje.

10 Mars 2026, 20:54 Nga E.d
Zbardhen detajet nga arratisja e bujshme e Dritan Dajtit/ Pas vrasjes së 4
Foto ilustruse

Dritan Dajti është një tjetër personazh i njohur i krimit i cili provoi me sukses në vitin 2003, të arratisej nga dhoma e izolimit në Gjykatën e Tiranës. Pikërisht në ditëlindjen e tij të 32-të, duke i bërë një dhuratë të çmuar vetes, lirinë.

Emisioni “Në Shënjestër”, solli këtë të martë, detaje nga arratisja e bujshme e Dritan Dajtit, nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ku ai ishte në proces gjykimi për disa vepra penale, midis tyre edhe një vrasje.

Pikërisht nga aty ku do të arratisej më 17 Nëntor 2003. Sipas vendimit të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, ora shënonte 10.15 e mëngjesit, kur ai po shoqërohej nga burgu ‘313’ në drejtim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, nga një togë me tre shoqërues.

Të cilët kishin për detyrë të ruanin sigurinë e tij. Por ndërsa deri këtu gjithçka dukej se po i nënshtrohej një procedure të rregullt shoqërimi, sipas hetimeve të kryera më pas, Dritan Dajti me të mbërritur në gjykatë, kërkon që fillimisht të shkojë në tualet të kryejë nevojat personale.

Gjë që i është lejuar nga efektivët e policisë që e shoqëronin.

Të cilët ishin Halim Sula, Qemal Prençi dhe Besnik Muça.

Por ndërsa i pandehuri përfundon nevojat personale dhe drejtohet për në sallën e gjyqit, ai shfrytëzon mjaft mirë momentin e heqjes së prangave.

Moment që i gjen të papërgatitur shoqëruesit e tij. Pasi ndërsa liron duart nga prangat, ai nxjerr nga brezi një pistoletë të cilën ia vë në kokë njërit prej policëve.

Dosja Hetimore

Pasi hyri në gjykatë, Dritan Dajti kërkoi të kryejë nevojat personale. Pasi del nga tualeti, ai shoqërohet normalisht për në sallën ku do të zhvillohej gjykimi. Por para se të fillonte seanca gjyqësore, atij i ndërrohen prangat dhe hapet dera për të hyrë dëgjuesit.

Pikerisht në këtë moment i pandehuri arrin të lirojë duart nga prangat, nxjerr një pistoletë dhe pasi ua drejton policëve duke i kërcënuar se do t’u hidhte trutë në erë, del nga salla dhe largohet.

Gjithçka duket se është një skenar i mirëplanifikuar. Më të dalë nga Gjykata nën kërcënimin e armës dhe plumbave që lëshon në ajër, duke krijuar një klimë terrori, Dritan Dajti ngjitet në një motoçikletë që e pret jashtë ambienteve të gjykatës.

Dhe nga aty largohet, për t’u kthyer në skenë në një tjetër ngjarje të kobshme. Ndër më të rëndat që mban firmën e tij, atë të humbjes së jetës së katër punonjësve të policisë, ku ai është protagonist absolut i kësaj skene krimi.

Dosja Hetimore

Pasi del nga gjykata duke shtënë në ajër me pistoletë, në rrugë Dritan Dajtin e pret një motoçikletë dhe pasi hipën në të largohet pa u kapur nga policia.

Të pyetur nga grupi hetues, tre efektivët që e shoqëronin ditën e arratisjes, thanë se nuk kishin dijeni se si Dritan Dajti kishte mundur të siguronte armën e zjarrit, me të cilën më pas i kërcënoi dhe qëlloi deri sa doli nga ambientet e gjykatës.

Armë e cila në fakt nuk u mësua kurrë se si ai mund ta siguronte, ose se kush ishin personat që e ndihmuan nga jashtë për ta pasur.

Dhe se si kjo armë hyri në ambientet e tualetit të gjykatës, aty ku Dritan Dajti falë dinakërisë së tij mundi ta marrë.

Po kështu nuk u mësua se kush ishte personi që e priti jashtë gjykatës gjatë momentit të arratisjes. Një koordinim gati perfekt, midis Dritan Dajtit dhe bashkëpunëtorëve të tij të jashtëm.

Dritan Dajti që ishte arrestuar fillimisht për vrasjen në vitin 1999 të biznesmenit Agim Beqo, gjatë një konflikti për ndërtimin e një pallati në Tiranë.

Vepër për të cilën u dënua filimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me 20 vite heqje lirie.

Por që arratia e tij spektakolare në vitin 2003, do të zgjaste vetëm 6 vite.

Pasi më 7 gusht 2009, ai qëlloi për vdekje gjatë një operacioni policor për kapjen e tij efektivët e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

Të cilët mbetën të vrarë gjatë operacionit kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit në Durrës për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim. Ndërkohë që Dritan Dajti pretendon edhe sot se ka reaguar pasi mendonte se kanë dashur që ta ekzekutonin./BalkanWeb

dritan dajti policia vrasje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet