LIVE UPDATES
Aktualitet

U ndërtua tuneli 22 metra nga jashtë në drejtim të burgut/ Publikohen detajet e tentativës për arratisje të “Gaxhait” në 2005. Mbeten enigmë bashkëpunëtorët e tij

Në oborrin e burgut ‘302’, disa punonjës të sigurisë së institucionit sapo kanë dalë nga një mbledhje rutinë.

10 Mars 2026, 20:22 Nga E.d
U ndërtua tuneli 22 metra nga jashtë në drejtim të burgut/
Foto ilustruse

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi gjatë kësaj të marte, një material mbi tentativën e arratisjes së shkurtit të 2005 nga “Gaxhai”, sic njihet ndryshe Gazmend Braka, një nga të fortët e Vlorës.

Në oborrin e burgut ‘302’, disa punonjës të sigurisë së institucionit sapo kanë dalë nga një mbledhje rutinë.

Por teksa qëndrojnë në pritje të kolegëve të tyre, papritur poshtë këmbëve të tyre duket sikur tabani i tokës u përpi papritur nga një fuqi anormale.

Ajo që menduan në fillim ishte se kishin të bënin me një çarje të tokës, të ardhur nga tronditjet që kishte shkaktuar gjatë ditës një traktor me zinxhirë që kishte punuar në oborrin e burgut të sigurisë së lartë.

Por ndërsa hodhën sytë poshtë, ajo që panë ishte një llampë që fekste dritën e saj të zbehtë në errësirën e gropës që ishte krijuar poshtë këmbëve të tyre.


Një zbulim tronditës, ku pas dritës së kësaj llampe, do të arrinin dhe të zbulonin kush ishte personazhi që po kërkonte të arratisej.

Që shpejt u zbulua se ishte Gazmend Braka, ose i njohur ndryshe si ‘Gaxhai’.

Një nga të fortët e Vlorës në vitin e errët 1997.

Gaxhai i cili po vuante një dënim të përjetshëm në këtë burg, por që nuk e kishte këtë tentativën e tij të parë të arratisjes.

Pasi tri vite më herët në bashkëpunim me dy të dënuar të përjetshëm, respektivisht Viktor Ymeri dhe Taulant Balliu, kishin tentuar pa sukses arratisjen po nga burgu ‘302’.

Dosja Hetimore

Duke u bazuar në materialin kallëzues datë 7 Gusht 2002, ardhur nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë;

Prokuroria Ushtarake, ka filluar procedimin penal në ngarkim të pandehurve Kujtim Gjura, Kujtim Dervishi, Nazmi Çela të akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’; Agim Demaj, Ilir Topi, Ilir Dauti të ‘Shkeljes së rregullave të shërbimit të rojes’.

Si dhe Gazmend Brakaj, Viktor Ymeri, Taulant Balliu për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Dhe Ylli Hasani, Genci Hamzaj, Artan Xhixha, Islam Veshti për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’.

Arratisje e parë ku emisioni ‘Në Shënjestër’, ka siguruar vendimin e Gjykatës, ku zbardhet edhe dinamika e tentativës nga qelitë e burgut të sigurisë së lartë,  ku brenda tyre ishin futur fletë sharre sharre të vogla që u përdorën për të prerë hekurat…

Dosja Hetimore

Më datë 6 Gusht 2002 rreth orës 19.00 është konstatuar hapja e mureve të burgut ‘302’ Tiranë, në katin e tretë të sigurisë së lartë, ndërmjet dhomave 10 dhe 11 të këtij kati si dhe ndërmjet dhomës 10 dhe Degës së Ruajtjes dhe Sigurimit të Objekteve.

Të pandehurit Gazmend Brakaj, Viktor Ymeri dhe Taulant Balliu kishin hapur muret ndarës midis dy dhomave. Sipas procesverbalit të kqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dy fletë sharre të vogla dhe një pjesë hekuri në formë ‘T’ i prerë nga krevatet e dhomës 10. Fletët e sharrës janë përdorur për të prerë hekurat e murit ndërsa copa e hekurit është përdorur si tyrjelë për hapjen e mureve.

Përsa u përket të pandehurve, personave të dënuar që ndodheshin në dhomën nr.10, Genci Hamzaj, Ylli Hasani, Artan Xhixha dhe Islam Veshti rezultoi se ato kanë qenë në dijeni të plotë të veprimeve të të pandehurve të dhomës nr.11. Kjo vërtetohet edhe nga provat, kafet që kanë pirë në dhomat e njëri tjetrit.

Por pasi dështoi në këtë plan, tre vite më pas, ‘Gaxhai’ thuri një tjetër plan gati gjenial për arratisjen e tij nga burgu.

Një tunel i cili do kalonte poshtë oborrit të burgut dhe do përfundonte jashtë tij, në një dyqan lulesh, vetëm pak metra përballë murit të jashtëm rrethues të burgut ‘302’.

Por që fati edhe këtë herë nuk deshi të ishte me të dhe të mos finalizohej me sukses deri në fund.

Pasi ndërsa e ndanin vetëm pak orë nga liria e aq shumëdëshiruar e gjithë puna e tij dhe atyre që po e ndihmonin nga jashtë, u zerua.

Kjo pasi shembja e dheut në oborrin e burgut, nxorri zbuluar tunelin që ai kishte përgatitur dhe kësisoj të gjithë planin për t’u arratisur.

Ndërkohë që kishin mundur të bënin punën më të madhe voluminoze.

Ndoshta duke punuar me javë të tëra, të ndihmuar nga persona të jashtëm, që edhe sot kanë mbetur të paidentifikuar.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë atë shkurt të vitit 2005?

Dhe cili kishte qenë plani i Gaxhait dhe i ndihmësve të tij jashtë për t’a shpëtuar nga burgimi i gjatë?

Si e kujton zv/drejtori aktual i burgjeve Femi Sufaj, këtë ngjarje, të cilën e përshkruan si një nga më të bujshmet që kanë ndodhur në historinë e arratisjeve nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, në të gjithë historikun e tyre të gjatë.

“Mund të futet te ato arratisje që pavarësisht se mbeti në tentativë, i themi zakonisht e bujshme.

Kjo ndodhi në shkurtin e vitit 2005, kur stafi po dilte nga mbledhjet rutinë që bëheshin çdo ditë për ndarjet e detyrave.

U konstatua përpara zyrës së oficerit të informacionit, brenda portës së burgut, që ishte plasaritur toka dhe aty pasi filluan gërmimet u pa që ishte një llampë e ndezur, që menjëherë u kuptua se ishte një punim.

Kuptohet me qëllim arratisje”, ka deklaruar Femi Sufaj, zv/drejtor i Burgjeve.

Ato ditë sipas informacioneve brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, ndodhej duke punuar brenda oborrit një traktor me zinxhir.

Që duket se ishte një ogur i mirë për hartuesit e planit për arratisjen e ‘Gaxhai-t’.

Traktor që me zhurmën e tij do t’i mundësonte personave që po merreshin me hapjen e tunelit që të punonin të qetë.

Pa u ndjerë të shqetësuar se dikush mund t’i diktonte.

Siç nuk do ta mendonin po ashtu se fuqia e këtij traktori do u shkaktonte më tej telashe dhe do u shembte dheun mbi tunelin e gjatë afër 22 metra që kishin ndërtuar me aq mundim.

“Atëherë stafi, shërbimet e sigurisë pasi bënë informimet e shpejta te institucionet e tjera të shtetit, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, u rrethua institucioni,  u bë numërimi i të burgosurve dhe u konstatua pas më shumë se një orë veprimesh në terren se kishim të bënim me një tunel të gjatë rreth 22 metra që fillonte nga një dyqan i luleve përballë burgut, dhe që kalonte nëpër trotuarin poshtë rrugës”, vijon Femi Sufaj.

Do të ishte pikërisht ky dyqan lulesh i vendosur përballë portës së burgut, që do të shërbente ditë-natë për të hequr dheun që nxirrej nga tuneli.

Punimet e të cilit duhet thënë se kishin ecur mjaftueshëm dhe ishin gati në përfundim të tyre, pasi ishin zgjatuar deri në oborrin e godinës.

Një punë mesa duket disa mujore.

E imët deri në detaje.

Ku gjatë ditës, dheu nxirrej nga dyqani i luleve nëpërmjet vazove.

‘Gaxhai’ që siç thamë nuk e kishte këtë tentativën e tij të parën të arratisjes.

Madje atë kohë u tha se mes bosëve të burgut dhe kundërshtarëve të përbetuar, ‘Gaxhai-t’ dhe Zani Çaushit i njohur si ‘i forti’ i Çoles, kishte një pakt derisa të arrinin qëllimin e tyre për arratisje.

“Subjekti që dyshohej se mund të arratisej kishte tentuar edhe në gusht të vitit 2002 bashkë me disa eksponentë të tjerë, pra ishte një subjekt i njohur për përpjekjet, tentativat për t’u arratisur.

Ishte një distancë, rreth 11 metër për të arritur deri te objektivi.

Unë kam qenë prezent, kam shkruajtur edhe një raport në atë kohë.

Kjo ishte në fakt një ngjarje e paralajmëruar.

Sigurisht në atë kohë në komunikatën e ditës është thënë se kemi pasur informacione.

Nuk e vë në dyshim se mund të kenë pasur informacione, por gjithmonë nëse do kishin informacione do i kishin kapur në moment personat që punonin prej muajsh radhazi atje të dyqani i luleve.

Në fakt e vërteta nuk u mësua kurrë e plotë”, deklaron Femi Sufaj, zv/drejtor i Burgjeve..

Edhe pse plani u zbulua në kohë, bashkëpunëtorët e Gaxhait në këtë skenar arratie nuk u mësuan kurrë.

As sot që kanë kaluar 20 vite nga kjo ngjarje. Ndërkohë që ai vazhdon të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që ajo që dihet është se tuneli filloi nga jashtë burgut dhe përfundoi brenda tij.

“Tuneli filloi nga jashtë burgut, në drejtim të burgut.

Sigurisht që ai ka punuar me bashkëpunëtorë jashtë, se ai nuk e bëri tunelin duke qenë nga burgu.

Gjithmonë ekziston prirja e të burgosurve për t’u arratisur”, thotë Femi Sufaj.

Veçanërisht atyre personave që kanë dënime të gjata. Atyre që kanë histori të rrezikshme kriminale, ata që kanë konflikte jashtë, po edhe brenda.

Nga ana profesionale po ta gjykojmë do jetë diçka absurde, po të mendojmë apo të besojmë se në mendjen e një të burgosuri nuk ekziston plani për arratisje./BalkanWeb

gazmend braka burg tuneli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet