Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në pranga ishte vënë edhe vëllai i Ferdinad Rrushit, Pajtim Rrushi por u lirua më vonë nga gjykata dhe u la në arrest shtëpie.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllut hetimet për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, ngjarje e ndodhur më 5 nëntor të 2021-shit në Qafë Mollë dhe ka dërguar për gjykim, 43-vjeçarin Ferdinand Rrushi. Në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës bëhet me dije se Rrushi Rrushi akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”. Në pranga ishte vënë edhe vëllai i Ferdinad Rrushit, Pajtim Rrushi por u lirua më vonë nga gjykata dhe u la në arrest shtëpie.
Njoftimi:
Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë kërkon dërgimin në gjyq të çështjes nr.7713, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit Fredi Rrushi akuzuar se ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal dhe P.Rr sipas nenit 301 të K. Penal.
Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 7713 dt.27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” të parashikuar nga neni 109 i K. Penal. Më datë 24.10.2021 në komisariatin e Policisë nr 5. Tiranë ka bërë kallëzim me shkrim shtetasi; S.H. për largimin nga banesa të babait të tij shtetasit R. H. Në dt.06.11.2021 në vazhdimin e kërkimeve është konstatuar kufoma e një shtetasi e cila dyshohet se është e R. H. Me vendimin nr. 1999, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 283 i K. Pr. Penale ndaj personave nën hetim.
Pas një analize të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim F. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal. Po ashtu, në analizë të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim P. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuar nga nenet 301 të K.Penal.
43-vjeçari u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor. Ai ishte zhdukur prej dy javësh nga shtëpia dhe familja denoncoi në polici. Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Fredi Rrushi mori telefonin e Rruzhdi Hoxhës dhe e flaku diku, por u gjet rastësisht nga një taksist. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes. Shkaku mendohet të kenë qenë borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.
Nikë Resuli, fermeri nga fshati Rërëz i Dimalit DIMAL- Nikë Resuli, fermeri nga fshati Rërëz i Dimalit, pasi punoi si pun&eum...
Geart Çoçka SARANDË- Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Sarandës pasi akuzohet p...
Dashuri Zerja dhe Edi Rama DIBËR- Nga vizita e tij në Dibër, kryeministri Edi Rama bëri viral me anë të një postimi n&eu...
mina dhe arme te sekuestrua ne Shkoder SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" babë...
Spartak Dyrmishi GREQI- 45-vjeçari shqiptar Spartak Dyrmishi, i xili akuzohet për përdhnimin e një 34-vjeçareje greke, ka dal&...
Ora Neës TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAKpër t&eu...
Geart çoçka SARANDË- Geart Çoçka është arrestuar sot nga policia e Sarandës pasi ditën e djeshme godit...
Ambulance VLORË- Plagosje në Vlorë! Dy punonjës të OSHEE-së janë përfshirë në një konflikt me nj&eum...
Lefkotheia Karasa VLORË- Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshme gjyshen 82-vjeçare, Lefkotheia Karasa. Gjyqet ndaj të moshuar...
FOTO ILUSTRIM TIRANË- Ilir Hoxha me profesion mjek, është arrestuar sot nga Policia e Tiranës. Policia njofton se Hoxha ishte shpallur...