LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata vendos mbylljen e 'RTV Ora'! Avokatët: Vendim i pabazë, beteja do shkojë në Strasburg

Pas përfundimit të seancës, avokatët janë shprehur se vendimi i marrë ditën e sotme synon që të godasë mediat në vend.

3 Nëntor 2022, 14:15 Nga A.B
Gjykata vendos mbylljen e 'RTV Ora'! Avokatët: Vendim i
Ora Neës

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAKpër të konfiskuar pasuritë e presidentit të "Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi. Pas përfundimit të seancës, avokatët janë shprehur se vendimi i marrë ditën e sotme synon që të godasë mediat në vend. Avokatët kanë treguar se GJKKO është kujdesur që Ora Neës të ketë 60% të kuotave të sekuestruar që nënkupton se ka humbur ato kontrollueset.

"Është e pashpjegueshme. Këto vendime fatkeqësisht të bëjnë të humbasësh besimin në sistemin e drejtësisë në mënyrë të pariparueshme. Nuk ka asnjë lloj logjike juridike, ligjore apo financiare. Mezi presim të lexojmë vendimin. Por unë nuk di çfarë do të shkruajë ajo gjyqtare pasi për mua nuk ka çfarë shkruan. Ajo më mirë të shkruajë desha unë siç deshi prokuroria ta marrë dhe po I marr dhe pikë pasi çdo gjë tjetër nuk do të ketë vlerë. Bindem që sistemi ynë ka sëmundje aq të rënda sa nuk besoj se do të jepet ndonjëherë drejtësi. Nuk e di ku i gjeti numrat. Ky është vendim që synon goditjen e medias. Janë kujdesur që Ora Neës të ketë 60% të kuotave të sekuestruara ëq nënkupton humbjen e kuotave kontrolluese. Është vendimi më i pabazë që kam dëgjuar me veshët e mi. Asnjë gjykatë në botë nuk do të merrte një vendim të tillë” tha avokati Jordan Daci.

Avokati Besnik Muçi e quan vendimin haptazi të paligjshëm. Ai u shpreh se gjykata ka shkelmuar atë që iu tha nga ekspertët, duke marrë një vendim të pa bazuar në prova. 

'Është një vendim haptazi i paligjshëm. I pambështetur në prova që vetë gjykata mori. Ekspertët e gjykatës nxorrën se pasuria e zotit Ndroqi gati 80 mln euro është nga burime të ligjshme. Gjykata shkelmoi atë që thanë ekspertët kontabël. Që zoti Ndroqi e familja e tij ka 600 mijë euro të ardhura nga rroga, 6 milionë euro të ardhura nga dividenti I kompanive, 4 mln lekë të ardhura nga shitja e pasurive të luajtshme e të paluajtshme dhe kanë marrë kredi në shumën 6 mln euro një pjesë ende për tu shlyer. Të gjitha këto pasuri të ligjshme të provuara nga ekspertët. Nuk e di ku i çoi gjykata kur vendosi konfiskimin e pasurisë së zotit Ndroqi.'- u shpreh ai.

Pyetja: A ka prapavijë politike?

Besnik Muçi: Sa kohë që është një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin nuk ka arsye tjetër veç prapavijës politike. Qëllimi është mbyllja e një medie në Shqipëri që nuk pëlqehet nga politika. Kjo është arsyeja sa kohë që nuk gjejmë asnjë arsye që ky vendim të jetë mbështetur në ligj.

Avokati tjetër, Enis Daci paralajmëroi se çështja do të shkojë deri në Strasburg. 

“Një betejë u humb sot. Ishte betejë fatkeqësisht e paracaktuar diktuar dhe orkestruar. Beteja tjetër do të jetë në Strasburg. Do të shohim çfarë do të thotë gjykata Ndërkombëtare për vendimin e sotëm”

PASURITË E YLLI NDROQIT: 

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m2, regjistruar me datë 01.06.2013, me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, regjistruar me datë 24.04.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m2, regjistruar me datë 26.02.2019, mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m2, regjistruar me datë 26.01.2018, me adresë, Tiranë.
5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Tiranë.
6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m2, regjistruar me datë 15.02.2016, me adresë, Tiranë.
7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m2, regjistruar me datë 25.02.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Mullet, Tiranë.
9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m2, regjistruar me datë 28.03.2013, me adresë, Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë.
10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100.000 m2, regjistruar me datë 28.01.2016, me adresë, Lanabregas, Tiranë.
11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMË, modeli 760 LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
17. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
18. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL” shpk me NIPT L57716501I.
19. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
20. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
21. Masa prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
22. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “PS 31” sh.p.k, me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
23. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
24. Masa prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi .
25. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “REN-DON” sh.p.k me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
26. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
27. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 me adresë, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
28. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 150 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
29. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 59 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
30. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 18.3 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
31. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 195.1 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
32. Pasuria e paluajtshme të llojit garazh, me sipërfaqe 29.4 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

Hetimet nisi pasi SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion) kërkoi sekuestro mbi pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora Neës, Ylli Ndroqi. Kjo pasi SPAK pretendonte se pasuria e Ndroqit, ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që  ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali. Konkretisht SPAK, thotë se ekziston një dyshim i arsyeshëm se Ndroqi, alias Xhemal Pasmaçiu, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale, e po ashtu, është arrestuar më 1998 në Stamboll bashkë me disa shtetasë të tjerë. SPAK ka dërguar gjurmët e gishtave për krahasim në Stamboll dhe është konfirmuar se  Ylli Bahri NDROQI, i datëlindjes 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail (Xhemal) PASMACIU (PASMAÇIU), i arrestuar në Turqi. Pasuria e sekuestruar e Ndroqit, përfshin edhe 60% të kuotave në televizionin “Ora Neës”, një sërë apartamentesh, makinash e kompanish të tjera në emër të tij ose të familjarëve. Ndërkohë me vënien e sekuestros, Ndroqi është paraqitur në drejtorinë e Policisë Tiranë, ku ka dhënë edhe deklaratën e tij në lidhje me pasurinë dhe kompanitë që familja Ndroqi zotëron. Më 1 gusht 2020, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi të lërë në sekuestro pasuritë e Ylli Ndroqit. Por vendimi u apelua, për të lënë në fuqi edhe sot nga Apeli atë të shkallës së parë. E po ashtu, Ndroqi gjithashtu është në një proces tjetër gjyqësor, ose të paktën kështu ka premtuar, pasi u fut në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke iu sekuestruar të gjitha pronat edhe në në Amerikë. 

mbyllet rtv ora jordan daci ora news


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet