11 Korrik 2026, 21:13
Nga E.d
Pavlin Preka
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku një person u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij. Viktima u identifikua si Aleksandër Koçeku. Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se ai është është gjetur në automjet pa shenja jete, në aksin rrugor Prekal–Kir.
Por detaje të reja kanë dalë në lidhje me këtë ngjarje, ku hetimet zhvendosen te pista e hakmarrjes. Kjo pasi, viktima Aleksandër Koçeku është vëllai i Vasel Koçekut, i arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në 26 shkurt 2025.
Detaje nga vrasja e Prekës
Ngjarje e ndodhur më 20 shkurt të 2025 në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina të Shkodrës. Burimet hetimore, dyshojnë se vrasja mund të ketë pasur si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila asokohe ishte 13-vjeç.
Historia nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, sot 16-vjeç, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Koçeku, me argumentin se vajza ishte e mitur. Megjithatë, gjatë viteve në vijim, Preka ka vijuar këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.
Familja Koçeku nuk e ka pranuar, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima. Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. I afërmi i tij, konkretisht xhaxhai i viktimës, u tha autoriteve që Pavlin Preka nuk kishte pasur probleme me njeri dhe se jetonte i qetë dhe pa trazira mes Shkodrës dhe Dukagjinit. Hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën 10 muaj më parë./Dosja.al
pavlin preka aleksandër koçeku vasel koçeku
Aktualitet
11 Korrik 2026, 21:03
E.d
Florian Haçkaj
TIRANA- Aktivisti i Diasporës Florian Haçkaj u bë pjesë e protestës së 42-të në Tiran&...
Aktualitet
11 Korrik 2026, 20:56
E.d
Edison Lika
TIRANA- Aktivisti Edison Lika foli për koncertin e Kanye West, për të cilin tha se i gjithë shteti ishte sot në s...
Aktualitet
11 Korrik 2026, 20:49
E.d
Ilir Xhemalaj
TIRANA- Një protestues tha se kryeministri Rama i ka quajtur protestuesit nazista, por sipas tij nazisti në këtë mes &eum...
Aktualitet
11 Korrik 2026, 20:44
E.d
Mehdi Malkaj
TIRAN- Aktori Mehdi Malkaj ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar e ka vrarë frikën. Gjatë fjalës së...
Aktualitet
11 Korrik 2026, 20:37
E.d
Pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy au...
Aktualitet
11 Korrik 2026, 20:27
E.d
Protestuesi
TIRANA- Anëtari i Partisë Konservatore austriake ishte një nga folësit në protestën e ditës së sot...
Aktualitet
11 Korrik 2026, 20:18
E.d
Protestuesi
TIRANA- Një qyetar tha në protestën e ditës së sotme se kjo lëvizje ka nevojë për intelektualët e ...
Aktualitet
11 Korrik 2026, 20:11
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e cila ka ndodhur në Shkodër. Blutë b...
Aktualitet
11 Korrik 2026, 20:02
E.d
Sidorela Vatnikaj
TIRANA- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët kanë treguar gjatë këtyre ...
Aktualitet
11 Korrik 2026, 19:47
E.d
Foto ilustruse
DUKAGJIN- Një ngjare e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, konkretish në zonën e Dukagjinit. Nj&...