LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Saimir Jakut, Dorian Keqi refuzon statusin e të penduarit: Jam murator, njeri i thjeshtë, s’kam lidhje me ngjarjen

Në këmbim të dëshmisë së sinqertë dhe dhënies së emrave të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale, prokurorët i kanë ofruar Keqit statusin e bashkëpuntorit dhe garantimin e jetës së tij dhe familjarëve.

18 Janar 2023, 14:34 Nga F.M
Vrasja e Saimir Jakut, Dorian Keqi refuzon statusin e të penduarit: Jam
Dorian Keqi dhe Saimir Jaku

TIRANË- Dorian Keqi, personi i vetëm që është arrestuar dhe ndodhet në burg për vrasjen e ish-drejtorit të OSHE-së në Rrëshen Saimir Jaku në 2016, nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim para prokurorit që po heton ngjarjen e rëndë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Keqi është vizituar në ambientet e burgut nga një prokuror dhe oficer i policisë gjyqësore që i kanë kërkuar të japë deklarime rreth mënyrës së organizimit dhe vrasjes së ish-zyrtarit, Saimir Jaku dhe plagosjen e mikut të tij, Gjergji Prengës.

Në këmbim të dëshmisë së sinqertë dhe dhënies së emrave të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale, prokurorët i kanë ofruar Keqit statusin e bashkëpuntorit dhe garantimin e jetës së tij dhe familjarëve.

Por, Dorian Keqi nuk është tunduar, duke mos pranuar të flasë asnjë fjalë para hetuesve. Ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe s’ka pasur asnjë njohje me viktimën Saimir Jaku. Keqi ka pohuar se bën një jetë të thjeshtë, si murator dhe punëtor krahu, duke mos u përfshirë në ngjarje kriminale.

Dorjan Keqi aktualisht ndodhet në burg për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Saimir Jakut, “Plagosjes së rëndë me dashje” ndaj Gjergj Prenga dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar në vitin 2016, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg. Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Gjatë vite me vonë, në korrik të vitit 2022 u arrestua Dorjan Keqi. Ai u zbulua pasi u arrestua rastësisht i dehur në timon dhe gjurma e gishtit që u krahasua me atë të gjetur në një shkrepëse në vendin ku u dogj mjeti i autorëve të Jakut, ‘përputhi’ gjithçka dhe e çoi pas hekurave.

Keqi në momentin e ndalimit në makinë, ka qënë me Ervin Bamin, nipin e Durim Bamit, një emër i skeduar nga policia për disa ngjarje kriminale dhe që i ka shpëtuar disa atentateve mafioze. Në makinë ka qënë dhe një person i tretë E.Sanaj.

Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë, e cila drejtohej nga Dorian Keqi, kur janë ndaluar nga një postobllok policie i ngritur nga Drejtoria e Lezhës. Ata, i kanë thënë punojësve të policisë se ndodheshin në një lokal nate në zonën e Shëngjinit dhe po ktheheshin në shtëpi në zonën e Krujës.

Por për shkak se Dorian Keqi, ka qënë në gjëndje të dehur, ai është shoqëruar në polici dhe është proceduar për “Drejtim të mjetit në gjëndje të dehur”. Keqit i janë fiksuar në një letër të bardhë gjurmët e gishtave të tij.

Këto gjurmë janë çuar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë, ku pas krahasimeve ka rezultuar se ato përputheshin me dy gjurmë të fiksuara në një bidon me benzinë të gjetur jo shumë larg vendit ku është djegur makina, e përdorur nga autorët në vrasjen e ish-drejtorit të OST-së për veriun, Saimir Jaku dhe plagosjen e Gjergj Prengës.

dorian keqi saimir jaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet