Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
"Zemërohet" Vjosa! Pamjet e rrjedhës pas reshjeve të dendura, apel për të monitoruar situatën
Resuli thotë se pamjet i janë dërguar nga çobanët e zonës, të cilët janë të shqetësuar se mosmarrja e masave mund të çojë në pasoja fatale për punën e tyre.
18 Janar 2023, 12:46Nga f.g
Lumi Vjosa
PERMET- Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale nga eksperti për ccështjet bujqësore Ervin Resuli, tregojnë lumin Vjosa në degëzimin në hyrje të Përmetit me një vërshim të ujërave. Në një postim në rrjetet sociale, Resuli thotë se pamjet i janë dërguar nga çobanët e zonës, të cilët janë të shqetësuar se mosmarrja e masave mund të çojë në pasoja fatale për punën e tyre.
POSTIMI I PLOTE:
KUJDES Pamjet para disa oresh te LUMIT VJOSA ne hyrje te Permetit mundesuar nga çobanet e zones ! Thirje per instancat shteterore per monitorimin e situates. Banorve te ultesires se vjoses midis Fierit dhe Vlores te marrin masat paraprake duke qen vigjilent dhe monitorojne rritjen e ujrave ! FRIKE JO KUJDES PO #meblegtoret #resulifarm #mefermeret #akvmb #siguriaushqimore #mbrojtejaekonsumatorit #azhbr #MBZHR #Konsumatori #MF #emergjencacivile.
Shqipëria është përfshirë edhe sot nga stuhi me erë të fortë dhe reshje shiu intensive. Përkeqësimi i motit në vend ka bërë që lumi Buna në Shkodër të dalë nga shtrati në Obliq si dhe Muriqan. Mësohet se deri më tani janë përmbytur 275 hektarë tokë. Po ashtu bëhet me dije se për shkak të shirave të shumtë po rritet niveli i lumit Drin si dhe niveli i hidrometrit ura e Bunës. Në të gjitha njësitë administrative të Shkodrës ka probleme me energjinë elektrike. Gjithashtu, si pasojë e erërave të fortë gjatë natës, ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona në Vlorës, konkretisht në Dukat, Llogara, Radhimë, disa familje në Ujë të ftohtë, Peshkpi, Vllahine, Kallarat, Bolenë, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster./Dosja.al