Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I arrestuari është Shemsi Shaljanit, për të cilin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
TIRANË- Vëllai i Muçi Shaljanit alias Sheqerit agjentit të AMP-së, i cili mbetit i vrarë në atentatin mafioz i cili ndodhi disa muaj më parë në Rinas, është arrestuar për dhunë në familje. I arrestuari është Shemsi Shaljanit, për të cilin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Kjo pasi ai dyshohet se ka dhunuar dhe kërcënuar të vejën e vëllait të tij të ndjerë.
Ajo është paraqitur pranë komisariatit dhe ka kërkuar ndihmë nga policia për zgjidhjen e konfliktit mes saj dhe vëllezërve të bashkëshortit të saj të ndjerë. Konflikti mes tyre ka nisur për shkak të pronave, të cilat janë në emër të bashkëshortit të saj.
Sipas saj, Denis Morina, vëllai nga ana e nënës i shtetasit Muçi Shaljanit i ka marrë çelësi objektit katër katësh si dhe të dy ambienteve bar-kafe. Pas ndërhyrjes së policisë, Morina i ka kthyer çelësi 40-vjeçares, ndërsa një ditë më vonë ajo ka denoncuar kunatin tjetër, Shemsi Shaljani.
Në kallëzimin e saj ajo ka deklaruar se Shemsi Shaljani ka shkuar te dera e banesës, duke atë me forcë dhe i ka kërkuar të largohet nga banesa së bashku me fëmijët. Menjëherë pas kësaj, policia ka arrestuar Shemsi Shaljani, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për akuzën e dhunës në familje.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike si dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes. Më pas ka paisur 40-vjeçare me urdhër të menjëhershëm mbrojtje. Muçi Shaljani humbi jetën disa ditë pas plumbave që mori në atentatin e rinasit, ku dhe u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur rëndë mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës. Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një ...
Foto ilustruse LEZHA- Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fat...
Bujar Spahiu TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët mysliman&...
Foto ilustruse Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundi...
Foto ilustruse Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë ton naftë, sipas të dhënave nga Doganat. Importet jan...
Foto ilustruse Aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një ulje të lehtë të...
Foto ilustruse SHBA- Një shqiptare është emëruar në një nga postet më të larta në Microsoft. Ajo ësh...
Foto ilustruse Kredia është një detyrim ligjor që duhet shlyer, por jo nëse kthehet në fajde. Fajdeja është vep&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti par...
Në vitin 2023, Vjosa u shpall Park Kombëtar, që i siguron një mbrojtje strikte. Megjithatë, mbrojtja duket se ekziston vetëm n&e...