Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Po ashtu theksohet se nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
FIER- Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për vrasjen e efektivit të forcave Shqiponja Novruz Cenalia dy ditë më parë nga Azgan Mernica. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se procedimi penal nisi për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po ashtu theksohet se nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Njoftimi i Prokurorisë:
Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.
Kjo çështje penale është regjistruar për ngjarjen e ndodhur në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, ku është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë së shtetit N. C.
Nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.
Me qëllim vënien e autorit të dyshuar para përgjegjësisë penale, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit po vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe intensive kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar. Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Autori vijon të jetë ende në arrati ndërsa një ditë më parë policia njoftoi se është parë një person i ngjashëm me të në Gjirokastër. Dyshohet se autori ka për qëllim kalimin e kufirit. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore, por ende nuk është lokalizuar dhe kapur autori.
Michael Tomlinson dhe Taulant Balla TIRANË- Një rrjet i sofistikuar i kamerave të financuara nga Britania e Madhe me vlerë 1.6 mil...
AADF Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) organizoi një Konferencë për Shtyp, në praninë e z. Michael...
Foto ilustruese TIRANË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Farkë. Një va...
Arrestimi DURRËS- Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja që ndodhi në Durrës kur një 40-vjeçar, n&e...
Foto ilustruese TIRANË - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur këtë të mërkurë, në...
Nëna e Kiri Mërnica TIRANË - Në korrik 2023, Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për vrasjen e 23-vjeçarin Florjan...
Foto ilustruese DURRËS - Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se i ka vendosur lënd&e...
Foto ilustruese MALIQ- Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet ...
Foto nga kontrollet FIER- Autoritet vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit Azgan Mërnicës, që vrau efektivin e...
Pamje nga ndërtimi pa leje SHKODËR - Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohet për ...