LIVE UPDATES
Aktualitet

15 vjet AADF në Shqipëri, investim për ndryshime pozitive në vend

Fokusi kryesor ishte aktiviteti 15-vjeçar në Shqipëri i AADF-së, me një angazhim financiar mbi 120 mln USD, në një portofol prej 80 projektesh në fusha me rëndësi strategjike: sipërmarrje, arsim dhe lidership, trashëgimi kulturore dhe eko-turizëm.

15 Maj 2024, 15:57 Nga I.A
15 vjet AADF në Shqipëri, investim për ndryshime pozitive në
AADF

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) organizoi një Konferencë për Shtyp, në praninë e z. Michael D. Granoff, Kryetar Bordi dhe Bashkëdrejtorëve Ekzekutivë z. Aleksandër Sarapuli dhe z. Martin Mata. Fokusi kryesor ishte aktiviteti 15-vjeçar në Shqipëri i AADF-së, me një angazhim financiar mbi 120 mln USD, në një portofol prej 80 projektesh në fusha me rëndësi strategjike: sipërmarrje, arsim dhe lidership, trashëgimi kulturore dhe eko-turizëm.

Përfaqësuesit e AADF-së risollën në vëmendje projektet e shumta në arsim dhe lidership, për zhvillimin e aftësive digjitale dhe krijimin e mundësive të reja, për brezat e së ardhmes në Shqipëri, bazuar në modelet më të avancuara në botë si, TUMO Tirana (e para qendër për teknologji kreative në Shqipëri), Junior Achievement of Albania, AI for Youth – Inteligjenca Artificiale për të rinjtë, LEAD Albania, etj. Projektet për zhvillimin dhe rritjen ekonomike në 8 zona të ndryshme të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër, Korçë, Berat, Krujë, Gjirokastër, Vlorë, së shpejti edhe në Durrës, nëpërmjet mbështetjes së biznesit, bazuar në modelet menaxhuese ndërkombëtare si BID-TID e  CRIMSON që mbështet start-ups, bizneset e vogla dhe të mesme, ishin paranteza e prezantimit të një tjetër projekti të rëndësishëm në ndihmë të bizneseve dhe inovacionit në Shqipëri: Innovation HUB - Qendra e Inovacionit e AADF-së, pranë Piramidës së Tiranës, që do të ndikojë ndjeshëm në fuqizimin e sipërmarrjeve dhe start-up në vend.

Në interes të pyetjeve të gazetarëve z. Michael Granoff theksoi se “Puna e AADF-së është që të japim para në mënyrë të përgjegjshme, me qëllim që të arrijmë ndryshime pozitive në Shqipëri. Përfitimi ynë i vetëm është përmirësimi i jetës së shqiptarëve. Ndikimi në ekonominë e Shqipërisë mund të matet në disa mënyra. Për shembull, nëse shohim atë që kemi bërë për përmirësimin e zonave turistike, do të shohim se kemi pasur efekt të matshëm për rreth një mijë biznese. Ju e shikoni këtë tek efekti në vlerën e pronës dhe të biznesit, për shembull, tek të gjitha qendrat historike të qyteteve ku AADF ka kontribuar. Junior Achievement funksionon në 120 vende dhe në asnjë vend nuk është më i suksesshëm se në Shqipëri, ku çdo fëmijë përfiton nga edukimi financiar. AADF-ja është pjesë e pranisë së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe të gjitha gjërat që ne bëjmë kontrollohen nga qeveria amerikane, ndaj punojmë në bashkërendim me të”.

Në përgjigje të pyetjes se nga vjen burimi i të ardhurave të AADF-së z. Granoff sqaroi median se “Në vitin 1995, SHBA ngriti fonde për zhvillimin e sektorit privat në shumë prej vendeve ish komuniste në Evropën Lindore dhe ofroi një fond prej 30 milionë dollarësh për Shqipërinë. Qëllim i këtij fondi ishte zhvillimi i sektorit privat në vend. Dhe gjatë viteve investuam në një sërë biznesesh, të cilat sot janë shumë të suksesshme. Me vendim të Qeverisë Amerikane, 100% e fitimeve që u gjeneruan nga ky fond qëndruan në vend dhe po përdoren më tej për fuqizimin e vendit nëpërmjet projekteve të AADF.

Një ndër fushat e operimit të AADF është Trashëgimia Kulturore dhe Ekoturizmi, ku disa prej projekteve më të rëndësishme ndër vite janë: krijimi i një modeli të qendrueshëm të turizmit për Drilon-Tushemisht; përgatitja e Planit të Menaxhimit të Integruar të zonave arkeologjike të Durrësit dhe Plan Menaxhim destinacioni për Kalanë e Beratit; ngritja e Muzeut Hebraik Shqiptar dhe Muzeut Fotografik Kombëtar Marubi; regjistrimi i pesë elementeve të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Shqiptare në UNESCO; sistemet e biletave elektronike në 10 site të trashëgimisë kulturore; etj.

Plani i Menaxhimit të Integruar të Butrintit pason vazhdën e projekteve në fushën e Trashëgimisë Kulturore dhe Ekoturizmit. z. Granoff theksoi edhe një herë rolin e AADF-së si donator në këtë projekt: “Kemi qenë të përfshirë prej shumë vitesh në ruajtjen e sitit arkeologjik të Butrintit, me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Qëllimi ynë nuk është të kemi në pronësi Butrintin, siç nuk kemi në pronësi Piramindën apo Pazarin e Ri, etj. Këto janë asete dhe pasuri publike, në pronësi të shtetit shqiptar dhe ai është përgjegjës për to. Ne nuk punojmë për Qeveritë Shqiptare, por punojmë me to. Nuk kemi përfitime në Butrint, siç nuk e kontrollojmë ne. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit drejtohet nga ministria e Kulturës, jo nga ne, por roli ynë është i rëndësishëm sepse kontribuojmë financiarisht në zhvillimin e qendrueshëm të Butrintit. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ne nuk kemi qenë palë në këtë gjykim, por kjo është diçka që ka të bëjë me qeverinë. Jemi në një shoqëri demokratike, njerëzit kanë të drejtë të ngrenë padi dhe GJK e mori këtë vendim, në përmbushje të detyrës së saj. Për menaxhimin e Butrintit do të kujdeset Butrint Management Foundation, dhe jo AADF-ja. Ne jemi thjesht dhurues, donatorë dhe partner strategjik që ndihmon me shuma të konsiderueshme fondesh”- u shpreh Z. Granoff duke shtuar më pas se modele menaxhimi, si ai i propozuari në Butrint, zbatohen me sukses në të gjithë botën. “Që të mos ketë korrupsion, që paratë që futen të qëndrojnë në Butrint dhe që siti arkeologjik të ruhet janë interesi ynë kryesor. Që prej vitit 2022, plani i menaxhimit të Butrintit është shqyrtuar, pranuar dhe vlerësuar nga UNESCO, dhe po citoj një nga komentet e UNESCO-s, që e quante këtë plan menaxhimi “një fazë fillestare shumë të mirë për menaxhimin e ardhshëm të Butrintit”. UNESCO e ka parë planin e menaxhimit të Butrintit dhe ka shprehur miratimin e tij si një model e bazë fillestare të mirë për të ardhmen e Butrintit.”

Angazhimi financiar i AADF për projekte të ndryshme në përfitim të Parkut Kombëtar të Butrintit është 6.18 mln USD.   

AADF si një organizatë jo-fitimprurëse filantropike, shërben si një katalizator në habitatin e saj, duke ofruar fonde dhe njohuri profesionale për të përmirësuar cilësinë e jetës së rinisë shqiptare, duke rritur transparencën dhe ulur korrupsionin nëpërmjet disa prej modeleve më të avancuara të menaxhimit dhe ekspertizës në botë. Të gjitha fondet që AADF menaxhon qëndrojnë në Shqipëri si një dhuratë e popullit amerikan ndaj popullit shqiptar.

michael d. granoff

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet