LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

Ndërsa, personi i dytë që urdhëroi vrasjen, Mikael Qosja u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në krim. Gjykata vendosi se nuk kishte rrethana lehtësuese. Gjithashtu edhe ekzekutori i vrasjes, Flobenc Mecja, mori dënim të përjetshëm.

17 Shkurt 2026, 11:21 Nga E. D

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë/ Gjykata belge dënon me 25

BRUKSEL- Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel ka dënuar bosin e mafies Franc Çopja me 25 vjet burg të hënën në mbrëmje për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarjes e ndodhur më 27 nëntor 2020, në Molenbeek. Sipas gjykatës, Çopja urdhëroi vrasjen nga Dubai.

Ndërsa, personi i dytë që urdhëroi vrasjen, Mikael Qosja u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në krim. Gjykata vendosi se nuk kishte rrethana lehtësuese. Gjithashtu edhe ekzekutori i vrasjes, Flobenc Mecja, mori dënim të përjetshëm.

Përveç tyre, Elton Roci u dënua me 20 vjet burg, Elvis Murataj me 8 vjet, dhe Eljo Bitri me 5 vjet burg. Ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë që nga nëntori i 2023 dhe është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas gjykatës, dënimi më i lehtë i Bitrit i dedikohet pendesës, dëshirës për të nisur një faqe të re dhe pranimive të fajësisë gjatë hetimeve.

Lufta e klaneve Çopja- Alibej

Gjykata kishte shpallur shqiptarët fajtorë si autorë ose bashkëpunëtorë në vrasjen e 38-vjeçarit Spahiu. Ai kishte ikur në Belgjikë në 2019, për shkak të frikës për sigurinë e tij në Shqipëri. Atje po zhvillohej një luftë klanesh mes klanit të Çopjas dhe familjes Alibej. Në kuadër të kësaj lufte u dha urdhri për vrasje.

Të dy klanet mafioze përmenden në hetime për trafik të madh kokaine, shkruajnë mediat belge. Më 27 nëntor 2020, Spahiu u largua nga një lokal në rrugën Condor në Molenbeek dhe teksa dilte jashtë, u qëllua nga një person që zbriti nga një makinë. Ai u qëllua nëntë herë dhe mori 18 plagë të ndryshme nga plumbat, duke ndërruar jetë menjëherë.

Në qershor 2021, pas zbërthimit të mesazheve të koduara Sky ECC, hetuesit arritën të identifikojnë disa nga protagonistët e vrasjes. Franc Çopja u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Belgjikë në dhjetor 2023. Ai pretendonte se ishte vendosur në Dubai për të zhvilluar tregti me tekstile dhe makina./Dosja.al

franc Çopja ardit spahiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet