LIVE UPDATES
Aktualitet

“Masa që shtojnë rrezikun e ndotjes së ujërave në Shqipëri”/ DW: Trajtimi duhet të jetë funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar

Vetëm pak javë më vonë, një udhëzim i përbashkët i dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe e Energjisë dhe të Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit, i detyroi operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të instalojnë impiante private për trajtimin e ujërave të ndotura, edhe kur këto biznese ishin të lidhura me rrjetin publik të ujësjellës-kanalizimeve dhe paguanin rregullisht për këtë shërbim. Kostoja e imponuar varionte nga 40 mijë deri në 150 mijë euro për subjekt, një barrë e papërballueshme për shumë operatorë të vegjël dhe të mesëm.

17 Shkurt 2026, 09:15 Nga E. D

“Masa që shtojnë rrezikun e ndotjes së ujërave në

TIRANË- Në fund të vitit 2023, Shqipëria u zgjua në "emergjencë mjedisore”. Qeveria paralajmëroi se ujërat përgjatë bregdetit po ndoteshin në nivele alarmante, duke kërcënuar shëndetin publik dhe imazhin turistik të vendit. Zgjidhja u shpall e shpejtë dhe e prerë: një akti normativ si ndërhyrje urgjente për të ndalur ndotjen e bregdetit. Por ndërsa emergjenca u shpall në emër të mjedisit, pasojat ranë diku tjetër.

Vetëm pak javë më vonë, një udhëzim i përbashkët i dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe e Energjisë dhe të Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit, i detyroi operatorët turistikë përgjatë vijës bregdetare të instalojnë impiante private për trajtimin e ujërave të ndotura, edhe kur këto biznese ishin të lidhura me rrjetin publik të ujësjellës-kanalizimeve dhe paguanin rregullisht për këtë shërbim. Kostoja e imponuar varionte nga 40 mijë deri në 150 mijë euro për subjekt, një barrë e papërballueshme për shumë operatorë të vegjël dhe të mesëm.

Kontrolle masive dhe gjoba në kulmin e sezonit turistik

"Inspektorët e task-forcës nisën kontrollet masive në kulmin e sezonit turistik. Ata vendosën gjoba selektive, shpesh pa dhënë shpjegime të qarta" - tregon pronari i një hoteli të vogël në jug, i cili nuk dëshiron të identifikohet.

Dhjetëra biznese u gjendën kësisoj përballë dy zgjedhjeve: të investonin urgjentisht në impiante private ose të përballeshin me penalitete që rrezikonin mbylljen e aktivitetit. Dhe ndërsa narrativa zyrtare ishte e qartë: kush kundërshton masën, kundërshton mbrojtjen e mjedisit, praktika e zbatimit në terren tregon një realitet tjetër. Nënflamurin e mbrojtjes së mjedisit u ndërtua një mekanizëm zhvatës parash nga xhepi i shumë bizneseve turistike, që të shkonin në xhepin e vetëm pak firmave që tregtojnë impiante për trajtimin e ujërave të ndotura. Dhe "emergjenca mjedisore” filloi të marrë formën e një krize tjetër: ekonomike dhe ligjore për mijëra operatorë.

Sipas të dhënave të hapura që prej miratimit të aktit normativ për mbrojtjen e ujërave nga ndotjet e subjekteve në fund të vitit 2023 deri në gusht të vitit 2025 janë vënë gjithsej 115 masa administrative, ndërsa tregu i impianteve private lulëzoi me shpejtësi të dyshimtë.

Shumë prej bizneseve turistike ju drejtuan gjykatave, sepse ishin gjobitur edhe pse disa syresh kishin kontrata me operatorë privatë për vendosjen e impianteve, apo dhe me ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve për përpunimin e ujërave të ndotura.

Trajtimi i ujërave urbane jo në përputhje me standardet europiane

Ekspertët mjedisorë paralajmëruan se modeli i imponuar nuk përputhej mestandardet europiane. Trajtimi i ujërave urbane, sipas legjislacionit të BE-së dhe praktikave të konsoliduara, është funksion publik, i centralizuar dhe i monitoruar. Fragmentimi i tij në qindra impiante individuale jo vetëm që nuk garanton përmirësim të cilësisë së ujit, por rrit rrezikun e ndotjes së heshtur dhe e bën kontrollin institucional pothuajse të pamundur - thotë Olsi Nika nga organizata Eco Albania.

Ndërkohë ndotësit kryesorë të ujërave, shkarkimet urbane të patrajtuara, impiantet publike jofunksionale dhe ndotja industriale, mbetën jashtë fokusit të emergjencës. Në vend që të investohej në riparimin dhe ndërtimin e impianteve publike, barra u zhvendos te një kategori e caktuar biznesesh, kryesisht ato bregdetare.

Ujërat e ndotura nuk njohin kufij administrativë apo sezonalë. Ato mblidhen në rrjetet urbane, përshkojnë pellgjet lumore dhe derdhen në det, pavarësisht origjinës së tyre. Sipas mendimit te ekspertëve fakti që masat nuk u morën me ndotjen urbane në brendësi të territorit te vendit, as me shkarkimet industriale apo funksionimin e UK-ve joefikase, të bën të mendosh se qëllimi nuk ka qenë pastrimi sistemik i ujërave, por vendosja e një barre të drejtpërdrejtë mbi një kategori të caktuar biznesesh.

Po ashtu ekspertët mjedisorë theksojnë se decentralizimi i trajtimit të ujërave përmes impianteve individuale rrit rrezikun e mosfunksionimit, e bën monitorimin institucional praktikisht të pamundur dhe krijon një efekt kumulativ ndotjeje, që në shumë raste mund të jetë më i dëmshëm se sistemi ekzistues publik.

Rënie e investimeve për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura

Në vitin 2023, kur u iniciua nisma e qeverisë që ia kalonte barrën sektorit privat për trajtimin e ujërave të ndotura, Shqipëria u promovua si një histori suksesi turistik me mbi 9 milionë vizitorë, ndonëse cilësia e ujërave të larjes arriti nivelin më të keq në dekadën e fundit. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit investimet në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane kanë ardhur në rënie nga viti në vit, ndërsa fondet publike janë përdorur kryesisht për të mbajtur në funksion impiantet ekzistuese, jo për të ndërtuar kapacitete të reja.

Sipas kuadrit ligjor ekzistues trajtimi i ujërave urbane është funksion publik, që realizohet nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në varësi të bashkive. Vetë materiali shpjegues i Aktit Normativ nr. 8/2023 e pranon qartë se problemi kryesor lidhet me zonat: "që mbulohen pjesërisht me rrjet kanalizimesh” dhe ku subjektet "përdorin zgjidhje të papërshtatshme individuale, si gropat septike”.

Qeveria shqiptare ka investuar mbi 112 milionë euro për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, ndërsa 100 milionë të tjera janë shpenzuar për një impiant që nuk është funksional, si ai i Kasharit.

Në raportin e fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) të qershorit 2025) e cila monitoron ujërat natyrore - bregdetare, liqenore dhe lumore - Shqipëria rendiet në fund të listës. Vetëm 41.2 përqind e 119 ujërave të analizuara të deteve, të liqeneve apo të lumenjve në Shqipëri morën "notë kaluese" nga EUA./DW

shqipëria 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet