5 Korrik 2023, 09:42
Nga k.m.
Foto ilustruese
LUSHNJE- Një 47-vjeçar, Anil Canka, nga Lushnja është arrestuar Policia e Shtetit pas një hetimi disa mujor për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. 47-vjeçari teksa udhëtonte me makinë u ndalua në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” dhe iu gjetën qindra doza kanabis gati për shitje. Edhe në shtëpinë e tij, uniformat blu u gjetën qindra doza të tjera lëndë narkotike, të cilat dyshohet se i shpërndante dozat e kanabisit në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Finalizohet pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Delivery”. Shpërndante doza kanabisi, në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 47-vjeçari. Sekuestrohen 1000 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që u gjetën në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Fier, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, të një rasti të shitjes në doza, të lëndës narkotike kanabis, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Delivery”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. C., 47 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Pushimi i shoferit", ndërkohë që po udhëtonte me automjetin e tij, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në qindra doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën edhe qindra doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjeti tip "Volkswagen". Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari e ushtronte aktivitetin e tij kriminal në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
anil canka lushnje operacioni delivery
Aktualitet
5 Korrik 2023, 08:45
k.m.
Aldor Nini
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar Aldor Ninin, drejtuesin e kompanisë Acromax në Shqipëri. Sipas Policisë...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 08:16
f.i
bileta
TIRANË- Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një foto të një bilete 'United States Lines' të viteve '34,...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 07:51
f.i
kanabis
KRUJË- Në orët e para të ditës së sotme një aksion antidrogë ka nisur në zonën e Krujës.
Ak...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 07:31
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Si çdo vit në këtë kohë, Shqipëria po përgatitet për ardhjen masive të tur...
Aktualitet
5 Korrik 2023, 07:02
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të ndikohet nga të njëjta...
Aktualitet
4 Korrik 2023, 23:37
“Fiks Fare” denoncoi një skandal në Morgun e Tiranës, ku trupa të pajetë ndodhen në atë institucion prej tri vi...
Aktualitet
4 Korrik 2023, 22:40
k.m.
ITALI- Scarger tani është i lirë në Shqipëri. 2 vite para kohe. Rubin Talaban, 41 vjeç, i dënuar me 12 vjet burg p&e...
Aktualitet
4 Korrik 2023, 21:29
k.m.
Belul Kokollari
BERAT- Prokuria e Beratit ka kërkuar 15 vite burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, i cili akuzohet për përdhunim...
Aktualitet
4 Korrik 2023, 21:19
k.m.
Robin Arnold
BRITANI E MADHE- Një përdhunues fëmijësh i dënuar më parë në Shqipëri duket se nuk ka hequr ...
Aktualitet
4 Korrik 2023, 20:39
f.i
drogë
ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar dhe një 56-vjeçar italian janë arrestuar në Bolonja, pasi u kapën me n...