6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Policia ka komunikuar me Interpol, Greqinë, Gjermaninë dhe Holandën, për të krijuar një hartë të plotë të lëvizjeve të tij.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze, Ryyan Alwan në Tiranë. Trupi i pajetë i palestinezes u gjet më datë 27 shkurt në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës ndërsa autori i dyshuar është partneri i saj 49-vjeçari, Fadi Alwan. Palestinezët rezultojnë të kenë aplikuar për azil në Gjermani jo shumë kohë më parë. Mësohët se autoritetet shqiptare po punojnë intensivisht me ato të huaja për të lokalizuar autorit të dyshuar.
Policia ka komunikuar me Interpol, Greqinë, Gjermaninë dhe Holandën, për të krijuar një hartë të plotë të lëvizjeve të tij. Kontakt policia pati edhe me përfaqësues të ambasadës palestineze në Tiranë, por asgjë me vlerë për hetimin nuk është përftuar deri më tani në bashkëpunim me ta. Trupi i pajetë i 24-vjeçares vijon të jetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë dhe pas përfundimit të autopsisë është gati për t’u varrosur, por asnjë familjar nuk është gjetur apo interesuar deri tani për tërheqjen e tij.
Çifti palestinez mësohet se jetonin në Gjermani. Në vendin tonë ata kanë mbërritur më 19 shkurt ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.
Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt. Dyshohet se 49-vjeçari fillimisht e ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas e ka vrarë me thikë.
Pas vrasjes ai e ka mbuluar trupin e pajetë me një çarçaf dhe më pas ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë. Ende nuk dihet arsyeja se pse çifti palestinez kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Një tjetër fakt që ka ngritur dyshime është se 49-vjeçari kur ka prenotuar banesën ku ka pranuar të japë asnjë mjet identifikimi.
Besar Nimani me motrën dhe vëllain GJERMANI- Motra e të ndjerit Besar Nimani është dorëzuar në polici lidhur me të ...
Avokati TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi masën "arrest në ...
pamje nga vendngjarja KAPSHTICË- Një fluks i lartë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kapshticës, ...
bardh koci TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për avokatin ...
foto ilustruese ITALI- Një bandë ‘skifterësh’ shqiptarë janë ndaluar nga Policia e Bolzanos në Itali, pasi i...
foto ilustruese FIER- Policia në Fier ka vendosur nën hetim një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar fotografi intime të nj...
foto ilustruese BERAT- Varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit janë dëmtuar prej disa ditësh. Bëhet e ditur se disa persona ...
aksidenti LIBRAZHD- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotoli...
Foto ilustruese THUMANA- Një aksident ka ndodhur në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë” ku një automje...
Jetmir Llani KURBIN- Jetmir Llanaj i shpallur në kërkim për gjobvënie ndaj bizneseve ka rënë në prangat e policis&e...