Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Debati mes dy të rinjve kishte lindur që ditën e premte në shkollë dhe stafi nuk kishte marrë asnjë lloj mase.
TIRANË- Në 18 nëntor Shqipëria u trondit nga një lajm tragjik. Një 14-vjeçar, nxënës i shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ndërroi jetë për shkak se u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Debati mes dy të rinjve kishte lindur që ditën e premte në shkollë dhe stafi nuk kishte marrë asnjë lloj mase. Madje në dijeni ishte vendosur edhe oficeri i sigurisë, i cili kishte shuar ditën e parë sherrin mes minorenëve, por nuk kishte bërë asgjë më vonë. Kështu, ditën e hënë nxënësit u konfliktuan sërish, derisa u arrit në veprimin fatal të vrasjes së 14 vjeçarit me iniciale M.C.
Por kjo nuk është ngjarja e vetme, ku adoleshentët përfshihen në konflikte, që përfundojnë në tragjedi. Vetëm një vit më parë, emisioni “Piranjat” zbuloi një histori të ngjashme të një nxënësi problematik dhe i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të merrte masat e domosdoshme përpara se të ishte shumë vonë. Por askush nuk lëvizi as gishtin më të vogël për t’i dhënë zgjidhje këtyre situatave dhe si pasojë e kësaj arritëm në këtë përfundim.
“Piranjat” tregoi rastin e një shkolle në periferi të Tiranës, që rrezikohej nga një adoleshent i dhunshëm, ndaj të cilit nuk merrej asnjë masë disiplinore. Rrëfimi erdhi nga një nxënës, i cili i tronditur tregoi gjithë veprimet që kryente bashkëmoshatari i tij në klasë.
“Ai përdor dhunë ndaj nxënësve, bën presion. Ne çunave na godet shumë fortë, pastaj na merr me të mira. Këta fëmijë nuk tregojnë nga frika. Një çun po hante bukë dhe po qeshte. Ai ju afrua dhe e goditi. Dhe i tha me kë po qeshje ti, mos fillo të qash se do të godas më shumë dhe ai e mbajti veten dhe nuk tregoi në shtëpi”, tregoi nxënësi i shkollës në periferi të Tiranës.
Ky rrëfim u shoqërua me video dhe audio, ku adoleshenti problematik shfaqej duke dhunuar verbalisht dhe fizikisht, jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit. Prindërit e fëmijëve thanë se edhe mësuesit kanë frikë nga nxënësi dhunues dhe se për këtë arsye nuk marrin asnjë lloj masë ndaj tij. Ndërkohë që një mësues u shpreh:
“Ai është i rrezikshëm edhe për jetën e mësuesve. Ne duhet të themi Zot na ruaj, shyqyr që kaluam edhe këtë ditë. Prindërit e tij thonë guxo merreu me fëmijën tim se do të bj këtë, do të bëj atë. Është i rrezikshëm fëmija, imagjino prindërit. Erdhi e ëma e tij dhe rrahu nënën e një fëmije tjetër”.
Nndërsa, drejtori i shkollës tha për “Piranjat” se fëmijët nuk ndiejnë as frikën e oficerit të sigurisë, sepse përfiojnë nga fakti që janë të paprekshëm.
“Këta janë minorencë, e kërcënon policin 13-vjeçari, 14-vjeçar, sepse e kanë marrë vesh këtë pjesën që janë të paprekshëm, sepse janë minorenë. Po minoreni 14 vjeç është me trup më i madh se unë. Ai është person i rrezikshëm. Ai kërcënon edhe mësuesit”, tha drejtori I shkollës.
Nisur nga ky rast “Piranjat” i bën thirrje drejtëpërdrejtë Ministrisë së Arsimit që të bënte diçka për të normalizuar këto situata, por askush nuk u kujtua dhe sot po vajtojmë të gjithë vrasjen e një 14-vjeçari nga bashkëmoshatari i tij./PIRANJAT
policia padova ITALIA- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar tre ditë më parë nga autoritetet italiane. Sipas mediave...
pamje nga vendngjarja MIRDITË- Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në vend. ...
Martin Cani TIRANA- Thika e cila u përdor në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ditën e hënë pranë shkollës 9-vje&...
lushnjë LUSHNJË- Moti i keq me reshje të shumta me intensitet të lartë kanë sjellë përmbytje të rrugë...
aksi nacional ELBASAN- Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qytetin e Elbasanit. Ra...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Reshjet e shiut kanë përfshirë pasditen e sotme edhe qytetin e Durrësit. Gjithashtu rrugë...
Foto ilustruese TROPOJA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga vrasja me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në fsha...
Shkodër SHKODËR- Situata në Qarkun Shkodër është gjithnjë e më alarmante për shkak të kushteve të mo...
pamje nga vendngjarja RRUGA E ARBRIT- Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana n...
Foto nga vendi i ngjarjes LUSHNJE- Një është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje disa qindra ...