LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit, a u manipuluan faktet nga Policia dhe Drejtësia e re?

Kledjon Bejkaj është djali i një prej hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Maksim Bejkaj. Ndërsa nëna e Bejkajt, Nevila është Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që strukturat e posaçme të drejtësisë janë krijuar në vitin 2019 me qëllimin që të jenë të pavarura dhe në shërbim të qytetarëve dhe të të vërtetës, kjo nuk ndodhi kështu me vrasjen e 14-vjeçarit Cani. 

26 Nëntor 2024, 14:20 Nga Izmir Akulli
Vrasja e 14-vjeçarit, a u manipuluan faktet nga Policia dhe
Mario Perlleshaj dhe Martin Cani

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli në Tiranë është një nga krimet më të rënda të ndodhura në sistemin arsimor në vend. Autori i kësaj vrasje Mario Përlleshaj ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij, pas një sherri me motive të dobta, ndërkohë që ka mbetur dhe një i mitur tjetër i plagosur, Luis Meçaj, i cili ishte shok me Canin. 

Deri në pak ditë më parë, mendohej se autori i vetëm i kësaj ngjarje është Përlleshaj, por dëshmitë e dhëna nga Luisi dhe babai i tij nxorën në pah një tjetër autor, Kledjon Bejkaj. Ky i fundit ishte shok i ngushtë me Përlleshajn dhe dyshohet se është një tjetër autori i ngjarjes që ka goditur me thikë Luisin pas shpine. 

Por policia këtë dëshmi nuk e ka marrë për bazë edhe pse shumë fakte kanë nxjerr zbuluar ngjarjen e rëndë. Jo vetëm që nuk e kanë marrë parasysh, por dhe e kanë përgënjeshtruar dje. Ndërsa sot ai është dorëzuar vetë në polici. Fillimisht ka qenë babai i Luisit, i cili ka deklaruar se policia e ka marrë në pyetje djalin e tij pa psikologe për ti bërë presion që të mos përmend emrin e Bejkajt. 

Kledjon Bejkaj është djali i një prej hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Maksim Bejkaj. Ndërsa nëna e Bejkajt, Nevila është Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që strukturat e posaçme të drejtësisë janë krijuar në vitin 2019 me qëllimin që të jenë të pavarura dhe në shërbim të qytetarëve dhe të të vërtetës, kjo nuk ndodhi kështu me vrasjen e 14-vjeçarit Cani. 

Mediat kanë shkruar se për shkak të influencës së madhe të dy prindërve të tij, Bejkaj nuk është arrestuar nga policia edhe pas dëshmive publike në media. Ndërkohë që po ashtu është raportuar se dy prindërit duke shfrytëzuar influencën e tyre në sistemin e drejtësisë dhe policisë, kanë tentuar që ta nxjerrin jashtë vendit djalin e tyre, për ta shpëtuar nga përgjegjësia e vrasjes së një 14-vjeçari dhe plagosjes së një tjetri. 

Por vetëm sot, sapo mediat kanë përmendur emrin e 14-vjeçarit dhe lidhjet e prindërve të tij, Kledjon Bejkaj është dorëzuar në polici. Sipas mediave, Bejkaj ka treguar në polici dinamikën e ngjarjes, duke theksuar se roli i tij në sherr ishte që të ndante, adoleshentët që po ziheshin. Ndërkohë që policia në një komunikatë të mëparshme për mediat ka deklaruar se Bejkaj nuk ndodhej në vendngjarje në momentin e vrasjes së Canit. 

Pyetjet që ngrihen janë të shumta. Pse vetëm pasi i doli emri dhe lidhjet e prindërve të tij, Kledjon Bejkaj është dorëzuar në Polici? Pse policia nuk ka bërë punën e saj dhe të marrë dëshminë e Kledjon Bejkajt pas denoncimit të Luis Meçajt? A është ky rasti që tregon më së qarti faktin se drejtësia bëhet vetem nëse mediat ndërhyjnë duke bërë rastet publike? Ku qëndron morali i dy punonjësve të Strukturës së Posaçme, që duhet të krijojnë besim te qytetarët kur u besojnë hallet e tyre dhe del që tentuar që të fshehin ngjarjen kur prek familjen e tyre?

Deri tani duket se policia ka fshehur me qëllim një nga bashkëpunëtorët, ndërsa 2 punonjës të SPAK dhe BKH të paktën nuk kanë bashkëpunuar me Drejtësinë. Me e keqja është që ata janë vetë pjesë e Drejtesisë së reformuar dhe ky nuk është rasti i parë kur kjo drejtësi del zbuluar si shkelëse e ligjit./Dosja.al

mario përlleshaj luis meçaj kledjon bejkaj martin cani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet