LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt/ Analiza e REL: Burgimi i përjetshëm, a po e ndal krimin? 

Mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në një rrugë të fshatit Bërnicë në Prishtinë, Liridona Ademaj u vra në praninë e dy fëmijëve të saj.

3 Qershor 2026, 08:49 Nga D.S

Vrasja e Liridona Ademajt/ Analiza e REL: Burgimi i përjetshëm, a po e

KOSOVË- “Asnjë vendim gjyqësor në botë nuk e kthen në jetë Liridonën”... Kjo fjali e thënë nga vëllai i saj, Leonard Ademaj, e vendos kufirin e drejtësisë: ajo mund të ndëshkojë, por nuk mund të rikthejë jetën.

Megjithatë, në një vend ku dhimbja për kohë të gjatë mbetet pa përgjigje, vendimi për burgim të përjetshëm për vrasësit e Liridona Ademajt shihet si një hap - i vogël, por i rëndësishëm - drejt një lloj drejtësie.

Mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në një rrugë të fshatit Bërnicë në Prishtinë, Liridona Ademaj u vra në praninë e dy fëmijëve të saj. Rasti tronditi opinionin publik dhe u shndërrua në një simbol të dhunës ekstreme dhe të kërkesës për drejtësi.

Më 21 prill 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë tre persona për këtë vrasje: bashkëshortin e saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plavën e Kushtrim Kokallën.

Dy të parët u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa i treti me 30 vjet burgim. “Sadopak ka lehtësuar dhimbjen e familjes”, thotë Ademaj për Radion Evropa e Lirë. Por, ai e di se procesi nuk përfundon këtu. Mbrojtja ka paralajmëruar ankesë dhe rasti pritet të kalojë në Gjykatën e Apelit dhe atë Supreme.

“Shpresojmë që edhe instancat më të larta ta konfirmojnë këtë vendim. Vetëm dënime të tilla mund të ndalin vrasjet e nënave dhe motrave tona”, thotë Ademaj.

Burgimi i përjetshëm është dënimi më i rëndë në sistemin penal të Kosovës. Që nga hyrja në fuqi e Kodit Penal në vitin 2013, ai është shqiptuar në 13 raste. Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, në shumicën dërrmuese - 12 prej tyre - bëhet fjalë për vrasje të rënda, ndërsa vetëm një rast lidhet me terrorizëm.

Ligji e parasheh këtë dënim për 36 vepra penale të kryera në rrethana rënduese, përfshirë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe tradhtinë ndaj shtetit. Megjithatë, praktika tregon se rruga deri te një vendim përfundimtar është e gjatë dhe e pasigurt.

Dënimi i parë me burgim të përjetshëm, i shqiptuar në vitin 2015 për vrasje të rëndë, u zbut më pas nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme në 25, respektivisht 22 vjet burgim. Sipas Flamur Kabashit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përdorimi i këtij dënimi është shtuar në vitet e fundit.

“Sipas monitorimeve tona, kohët e fundit kemi parë shtim të shqiptimeve me burgim të përjetshëm. Por, vendimet marrin formë të prerë vetëm kur konfirmohen nga shkalla e dytë”, thotë Kabashi për Radion Evropa e Lirë.

Në disa raste, më shumë se një person dënohet me burgim të përjetshëm në të njëjtin proces. Vetëm përgjatë vitit të kaluar u shqiptuan tri dënime të tilla. Në maj të vitit 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Vendimi u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit në prill të këtij viti. Po këtë prill, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në fund të prillit, Gjykata Themelore dënoi me burgim të përjetshëm edhe Bllagoje Spasojeviqin dhe Dushan Maksimoviqin për kryerje të veprës terroriste, të ndërlidhur me cenimin e rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Me gjithë këto zhvillime, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, vlerëson se burgimi i përjetshëm rrallëherë ka marrë formë përfundimtare.

“Sot për sot, vetëm një rast mund të konsiderohet i prerë - rasti i Dardan Krivaqës”, thotë ai, duke shtuar se edhe ky rast mbetet juridikisht i hapur për sfidim. Dardan Krivaqa është shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit në vitin 2021, në të tria shkallët e sistemit gjyqësor.

Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin, megjithatë, sipas praktikës procedurale, rasti ende mund të jetë objekt i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë. Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë edhe avokati mbrojtës i Krivaqës, Skender Musa, i cili thotë se po përgatitet një kërkesë e tillë.

“Jemi duke e përgatitur kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila lidhet kryesisht me dënimin me burgim të përjetshëm, të shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë dhe të konfirmuar nga gjykata e shkallës së dytë dhe ajo Supreme”, shpjegon Musa.

Ai thotë se gjatë procesit janë shkelur procedurat në ekspertizën ligjore dhe shton se, nëse Gjykata Supreme nuk e kthen rastin në rigjykim, mbrojtja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kabashi, nga IKD-ja, sqaron se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë përbën një instancë të jashtëzakonshme, e cila mund të ndikojë në ndryshimin e vendimit përfundimtar nëse konstatohet shkelje ligjore.

“Të njëjtën instancë gjyqësore mund ta shfrytëzojnë edhe vëllezërit Vllasaliu”, thotë ai. Në disa raste të tjera, dënimet me burgim të përjetshëm janë zbutur nga Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme, duke u zëvendësuar me dënime deri në 35 vjet burgim. Nga 13 raste të regjistruara me burgim të përjetshëm, vetëm një ka përfunduar me lirimin e të akuzuarit.

Në prill të vitit 2023, Gjykata Supreme e shpalli të pafajshëm Naser Pajazitin, i cili fillimisht ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitit në vitin 2015. Në teori, çdo dënim penal synon parandalimin - si të individit, ashtu edhe të shoqërisë në tërësi. Por, në praktikë, efektiviteti i burgimit të përjetshëm mbetet i diskutueshëm.

Të dhënat e Policisë së Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se nga viti 2013 deri në vitin 2025 janë regjistruar 411 vrasje të të gjitha llojeve. Nëse përfshihen edhe vitet para hyrjes në fuqi të këtij dënimi, numri total i vrasjeve në 25 vjet arrin në 1.558. Vetëm brenda një dite të javës së kaluar u raportuan dy vrasje - një në Prishtinë, një në Mitrovicë të Jugut.

Për ekspertët, këto shifra nuk tregojnë ndonjë efekt të qartë parandalues. “Fakti që në pesë vjetët e fundit janë shtuar dënimet e tilla, nuk dëshmon domosdoshmërisht efekt parandalues. Kryerësit e veprave vazhdojnë të kryejnë krime të rënda”, thotë Kabashi.

Edhe Hasani ndan të njëjtin qëndrim: “Nuk kam vërejtur ndonjë efekt konkret nga ky dënim në praktikë”. Në sallat e gjyqit, vendimet duhet të varen vetëm nga provat dhe ligji. Por, jashtë tyre, një tjetër zë shpesh bëhet i pamohueshëm: opinioni publik.

Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se rastet që marrin vëmendje të madhe mediatike dhe publike shpesh krijojnë një lloj presioni të heshtur edhe mbi sistemin e drejtësisë.

“Kemi përshtypjen se sa herë që raste të tilla dominojnë në opinionin publik, kjo reflektohet edhe në qasjen e sistemit gjyqësor. Vërehet një kujdes i shtuar dhe një vëmendje e posaçme për rastet që kanë zgjuar interes publik. Kështu nuk do të duhej të ishte”, thotë Jashari, duke theksuar se gjykatat duhet të veprojnë të pavarura dhe të paanshme.

Në të njëjtën linjë, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, pranon se ndikimi i opinionit publik dhe mediave nuk është gjithmonë i shmangshëm. “Jam i bindur që në disa raste ka pasur ndikim të mediave dhe opinionit publik”, thotë ai, por shton se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht padrejtësi në vendimmarrje.

Për avokatin Musa, ky presion ndihet më së shumti në anën e mbrojtjes. Ai thotë se proceset për vepra të rënda penale, sidomos ato që mund të përfundojnë me burgim të përjetshëm, zhvillohen në një atmosferë të rënduar jo vetëm juridike, por edhe shoqërore.

“Në radhë të parë, avokati duhet të luftojë me vetveten. Duhet të shmangë çdo element subjektiv dhe të fokusohet vetëm në prova, dispozita ligjore dhe doktrinën juridike. Është jashtëzakonisht sfiduese”, thekson ai.

Përveç presionit publik, këto procese karakterizohen edhe nga kohëzgjatja e tyre.

Sipas Musës, rastet dallojnë për nga kompleksiteti, por mesatarisht një proces për vrasje që mund të përfundojë me burgim të përjetshëm zgjat nga 12 deri në 36 muaj. Ndërsa, përfundimi i të gjitha procedurave, përfshirë ankesat dhe rigjykimet e mundshme, mund të zgjasë deri në pesë vjet.

Përtej debatit mbi dënimin, problemi duket të jetë më i thellë. Sipas Jasharit, mungesa e harmonizimit të politikave ndëshkuese krijon pabarazi dhe cenon sigurinë juridike. Në praktikë, gjykata të ndryshme mund të shqiptojnë dënime të ndryshme për vepra të ngjashme, duke minuar besimin e qytetarëve në drejtësi.

“Në një shtet normal, këto situata nuk guxojnë të ndodhin, sepse kërcënojnë një prej parimeve themelore të sistemit të drejtësisë, që ka të bëjë me atë që njihet si siguri juridike”, thotë Jashari. Hasani, nga ana tjetër, thekson se lufta kundër kriminalitetit nuk mund të mbështetet vetëm në dënime të rënda.

Faktorë të tjerë - socialë, ekonomikë dhe edukativë - luajnë një rol po aq të rëndësishëm në parandalimin e krimeve. Kodi Penal i Kosovës parashikon që burgimi i përjetshëm nuk mund t’u shqiptohet personave nën moshën 21 vjeç në momentin e kryerjes së veprës.

Po ashtu, personat e dënuar me këtë masë fitojnë të drejtën për kërkesë për lirim me kusht pas së paku 30 vjetësh burgim. Deri më sot, asnjë i dënuar nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, kryesisht për arsye procedurale dhe kohore. Dhe, ndërsa sistemi vazhdon të kërkojë balancën mes ndëshkimit dhe parandalimit, familja Ademaj mbetet me një realitet të pandryshueshëm. “Fëmijët e Liridonës nuk do ta shohin më nënën e tyre”, thotë Leonard Ademaj./REL

lirirdona ademaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet