LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Në Tiranë diskutohet mbi tregun rajonal si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Ekspertë dhe zyrtarë besojnë se ngritja e një tregu të vetëm dhe zbatimi i reformave europiane do të rritë ekonomitë e 6 vendeve të rajonit si dhe shpejtësinë e integrimit të tyre në BE.

25 Mars 2024, 18:55 Nga S.N
VOA: Në Tiranë diskutohet mbi tregun rajonal si pjesë e Planit
Foto nga takimi

TIRANË- Diplomatë europianë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare diskutuan sot në Tiranë mbi krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe reformat e brendshme, të propozuara nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i hartuar nga Komisioni Europian.

Ekspertë dhe zyrtarë besojnë se ngritja e një tregu të vetëm dhe zbatimi i reformave europiane do të rritë ekonomitë e 6 vendeve të rajonit si dhe shpejtësinë e integrimit të tyre në BE.

Krijimi i një Tregu të Përbashkët Rajonal zë vend kryesor në Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, që Komisioni Europian shpalosi nëntorin e kaluar, krahas çështjeve të tjera si bashkëpunimi rajonal, reformat dhe investimet. Ky Plan i Rritjes synon të mbështesë reformat në 6 vendet e këtij rajoni si dhe investimet në infrastrukturën e tyre.

Diplomatë, ekspertë dhe zyrtarë shprehën sot besimin e tyre, në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim CDI, se ndërtimi dhe rritja e tregut të përbashkët rajonal do të lehtësojë përmbushjen e ambicjeve që paraqet Plani i Rritjes. I ngarkuari me punë dhe drejtues i sektorit politik i Delegacionit Europian në Shqipëri, Andre Rizzo, tha se Plani i Rritjes, që u propozua në nëntor, tani po bëhet realitet.

“Janë gjetur 7 fusha, ku mund të hapen dyert për një treg të vetëm: prodhime dhe shërbime, rrugë e transporte, energji, elektriciteti, pajisjet digjitale dhe pagesat elektronike më të lehta. Propzohen heqje të pengesave dhe kufizimeve për qytetarët e këtij rajoni në këto fusha. Plani i Rritjes ofron anëtarësim apo afrim më të madh të këtyre vendeve me BE-në, me tregun e saj dhe me zhvillimin ekonomik, hapa për të cilat BE-ja ka gjithë besimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar në realizimin e reformave dhe investimeve”, tha zoti Rizzo.

Diplomatët theksuan se përfshirja e shoqërisë civile në këtë proces me reforma themelore është shumë e rëndësishme për të sjellë dhe mbështetur mendimet e qytetarët mbi këto ndryshime, për të duhet rritur llogaridhënia dhe transparenca.

Qeveria shqiptare po harton një listë të reformave, që do t'i dorëzohet Komisionit Europian për t’u mbështetur nga Plani i Rritjes. Drejtuesi i departamentit të integrimit europian në qeveri, Adrian Kamenica, bëri të ditur se lista e reformave që do të dorëzohen në Komision është gati, tryezat e rrumbullakëta informuese me partnerët socialë pritet të nisin nga java e ardhshme dhe se qeveria synon që axhendat e reformave të miratohen zyrtarisht deri në fund të majit.

Ekspertët besojnë se përmbajtja e kësaj liste dhe zbatimi i saj kërkojnë qartësi, bashkërendim dhe mbështetje të madhe prej institucioneve të përgatitura.

Drejtuesja e Komisionit të Çështjeve Evropiane në Kuvend dhe e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, deputetja e opozitës, Jorida Tabaku, tha se para të gjithash procesi ka nevojë për një komunikim të qartë mes qeverisë dhe Kuvendit, për një proces i cili nuk duhet të ndalet prej zhvillimeve të brendshme politike.

“Ne duhet të vazhdojmë me këto reforma pavarësisht se çfarë ndodh, zgjedhje ose jo, kriza politike ose jo, punon Kuvendi ose jo. Jeta e qytetarëve shqiptarë varet në ecurinë e këtyre reformave. Pjesëmarrja e hershme e Kuvendit është vendimtare për të çuar përpara diskutimet, reformat dhe axhendën legjislative”, tha zonja Tabaku.

Elementë kryesorë të Planit të rritjes janë përparimi me bashkëpunimin rajonal, krijimi Tregut të Përbashkët Rajonal dhe në miratimi i rregullave për Tregun Unik të BE-së. Edhe Procesi i Berlinit e ka pozicionuar Tregun e Përbashkët Rajonal në qendër ecurisë sëë Zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Plani i Rritjes synon t’i ofrojë Ballkanit Perëndimor, përpara se vendet e tij të anëtarësohen në BE, disa nga përfitimet që kanë shtetet anëtare. Nisma prej 6 miliardë euro pritet që të nxitë rritjen ekonomike dhe përafrimin social-ekonomike mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian, duke përshpejtuar reformat dhe investimet, për të zmadhuar shpejtësinë e procesit të zgjerimit.

Marrë nga VOA

be ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg