LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti kritik i IDM-së për Shqipërinë: Të pranishme forma të ndryshme korrupsioni, nga nepotizmi deri te pastrimi i parave dhe kapja e shtetit

Në këtë raport theksohet se zbatimi në praktikë i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe për mbrojtjen e sinjalizuesve mbetet i dobët.

23 Prill 2024, 11:54 Nga r.ll
Raporti kritik i IDM-së për Shqipërinë: Të pranishme
konferenca e prezantimit të raportit

TIRANË- Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi sot në Tiranë Raportin e Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit për Shqipërinë, mbi efektivitetin e mekanizmave kombëtarë kundër korrupsionit.

Raporti, një bashkëpunim me Organizatën Transparency International, me mbështetjen e Bashkimit Europian, vëren një rënie në sektorin publik sa u takon mekanizmave kundër korrupsionit, një stanjacion në media dhe shoqërinë civile, ndërsa veçon si përparimin më të rëndësishëm atë në sistemin gjyqësor dhe në prokurori.

“Kuadri legjislativ i Shqipërisë mbetet i fragmentuar dhe efektiviteti i reformave është i kufizuar; shumë institucioneve publike u mungojnë kapacitetet, burimet dhe stafi i nevojshëm për detyrat e tyre”, thuhet në raport.

Në Raportin e Vlerësimit të Sistemit Kombëtar të Integritetit, një instrument i organizatës Transparency International, analizohen mirëqeverisja, transparenca dhe llogaridhënia tek Kuvendi, qeveria, partitë politike, gjyqësori, media, institucionet e pavarura, organizatat e shoqërisë civile si biznesi privat.

“Sektori publik i Shqipërisë është shtylla me pikët më të ulëta, sepse vuan nga standarte të paqarta profesionale, nga rreziku i korrupsionit dhe nga ndikimi politik”, thuhet në raport.

Sipas tij, përpjekjet për reforma dështojnë në krijimin e një sektori publik profesional dhe të përgjegjshëm, ku shkarkimet e padrejta mbeten një shqetësim me rëndësi.

IDM thekson në raport se në Shqipëri janë të pranishme forma të ndryshme korrupsioni, nga korrupsioni i vogël dhe nepotizmi deri te pastrimi i parave dhe kapja e shtetit, të cilat kanë marrë një rritje të konsiderueshme.

“Korrupsioni i madh dhe kapja e shtetit janë rritur ndjeshëm në dekadën e fundit, pasi Shqipëria ka rritur rreziqe të tilla nëpërmjet privatizimit, koncesioneve dhe partneriteteve publik-privat PPP. Këto mënyra të transferimit të parave publike dhe kapitalit në duar të privatit kanë qenë të prirura ndaj korrupsionit dhe pretendohet se kanë kontribuar në pasurimin personal të zyrtarëve qeveritarë”, thekson raporti.

Sektorët ekonomikë më të prekur nga korrupsioni i madh, sipas këtij raporti, kanë qenë energjia, transporti, ndërtimi, shëndetësia dhe turizmi.

“Pastrimi i parave dhe marrëveshjet e fshehta ndërmjet partive politike, zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve të organizuara kriminale janë shqetësuese dhe janë përkeqësuar”, thuhet në raport.

Kuadri legjislativ kundër korrupsionit vlerësohet se është mjaft gjithëpërfshirës, por jo mjaftueshëm i qartë në përcaktimin e përgjegjësive institucionale për ta zbatuar atë.

“Mungesa e transparencës lehtëson vendimmarrjen e korruptuar dhe kapjen e shtetit”, thekson raporti.

Pavarësisht Ligjit për të Drejtën e Informimit dhe Ligjit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, institucionet publike, sipas raportit, ende nuk arrijnë të zbulojnë të dhënat përkatëse buxhetore dhe të prokurimit, ndërkohë që proceset e konsultimit publik priren të jenë formale.

Në të theksohet se “ndikimi i qeverisë mbi Kuvendin është i rëndësishëm dhe institucionet e pavarura si KLSH, ILDKPKI dhe Avokati i Popullit ushtrojnë presion të kufizuar thelbësor mbi ekzekutivin për të hartuar politika efektive kundër korrupsionit”.

Pavarësisht një ligji të ri për prokurimin publik, raporti thekson se “procedurat e prokurimit publik në sektorin shëndetësor dhe në infrastrukturë vuajnë nga një sërë çështjesh që variojnë nga ofertat fiktive deri te mungesa e mbikëqyrjes efektive”, ndërsa “nuk bëhen të ditura detajet në lidhje me zbatimin dhe ekzekutimin e kontratave të koncesionit/partneritetit publik-privat (PPP)”.

Në këtë raport theksohet se zbatimi në praktikë i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe për mbrojtjen e sinjalizuesve mbetet i dobët.

Mjedisi i biznesit në Shqipëri vlerësohet se ka mbetur i prirur ndaj korrupsionit për shkak të sfidave si informaliteti, administrata publike joefektive dhe besimi i ulët në sistemin e drejtësisë. “Rastet e zyrtarëve publikë që marrin pagesa nga sektori privat janë të përhapura, megjithëse ka pasur iniciativa për të reduktuar kontaktet mes bizneseve dhe zyrtarëve publikë”, thuhet në raport.

Në të theksohet se shoqëria civile, mediat dhe partitë politike kanë shënuar rezultate të dobëta.

“Besimi tek partitë politike është shumë i ulët, sepse partitë politike kanë përqafuar klientelizmin, duke ofruar përfitime në këmbim të mbështetjes elektorale dhe financiare, duke shtuar dyshimet për përfshirjen e grupeve kriminale në këtë marrëdhënie”, thuhet në raport.

Në raport thuhet po ashtu se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ende i mungojnë burimet e mjaftueshme për të monitoruar financimin e partive politike dhe të ndëshkojë shkeljet e ligjit nga partitë politike, ndërsa “ka akuza për ndërhyrje të partive politike në burimet dhe dhënat shtetërore”, por “mekanizmat për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve publike gjatë fushatave politike janë joefektive”.

Lidija Prokic, këshilltare rajonale e organizatës Transparency International për Europën Lindore dhe Juglindore, Transparency International, tha në konferencë se raporti rendit një mori problemesh me korrupsionin dhe mosfunksionimin si duhet të mekanizmave kundër tij, që nga Kuvendi, qeveria dhe sektori publik, por shqetësim i madh është po ashtu gjendja e shoqërisë civile në Shqipëri, e cila nevojitet të veproë dhe të dëgjohet më shumë.

Në të theksohet se organizatat e shoqërisë civile monitorojnë llogaridhënien e qeverisë me metoda të ndryshme, por ndikimi i tyre është i kufizuar, ndërsa përballen me vëmendje të kufizuar, me frikësime të vazhdueshme, ngacmime dhe sulme.

Sa i takon gazetarisë, në raport thuhet se materialet e përgatitura nga qeveria dhe reklamat e fshehura vënë në dyshim integritetin gazetaresk dhe rolin publik të medias.

“Pavarësia editoriale kushtëzohet nga interesat e pronarëve dhe vlerësohet se mediat promovojnë axhendat e qeverisë, biznesit dhe grupeve kriminale për përfitime personale në tregje fitimprurëse”, theksohet në raport, i cili veçon si problem kufizimet mbi informacionin për gazetarët investigativë, shoqërinë civile dhe profesionistët e medias.

“Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim në vitin 2021 ka centralizuar më tej kontrollin e përmbajtjes së informacionit që bëhet publike nga institucionet qeveritare”, thuhet në raport.

Ai thekson se “liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar”, ndërsa “media priret të politizohet ndjeshëm dhe marrëdhënia midis qeverisë dhe pronarëve të medias duket se lidhet me një ërfitim reciprok: mbulim pozitiv për qeverinë në këmbim të aksesit në fondet publike dhe lehtësimit të procedurave administrative”.

Në raport theksohet se linjat editoriale të mediave diktohen nga interesi vetjak ekonomik; fakti që pronarët e kompanive më të mëdha mediatike janë aktivë edhe në sektorë si ndërtimi, shëndetësia ose financa.

“Këto marrëdhënie zhvillohen më tej në rrjete klientele të plota thelbësore për korrupsionin e madh dhe mundësinë për të përfituar nga kontratat publike”, thekson raporti i IDM-së për vitin 2023, i cili vjen pas atij të fundit në vitin 2016.

Raporti vlerëson reformën në drejtësi, procesin e vetingut, si dhe ngritjen e një prokurorie të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por thekson se ende gjendja e qeverisjes demokratike është përkeqësuar, ndërsa gjendja e shtetit të së drejtës ka ardhur ngadalë në rënie. Po ashtu regjistrohet përkeqësim edhe sa i takon mbrojtjes së drejtave njerëzore dhe qytetare, ku janë dokumentuar shkelje të së drejtës për tubim të lirë, ndalime të paligjshme dhe shkelje të së drejtës për strehim nëpërmjet dëbimeve me forcë dhe prishjes së pronës për t'i krijuar hapësirë projekteve të infrastrukturës në kryeqytet./VOA

instituti për demokraci dhe ndërmjetësim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet