LIVE UPDATES
Aktualitet

VKM ad personam/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës

I quajtur Nexus Park Tirana, parku konsinstonte në ndërtimin e një kompleksi magazinash dhe ndërtuesi i tij ishte biznesmeni Sokol Kraja.

1 Gusht 2025, 17:36 Nga Klodian Tomorri
VKM ad personam/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës
Sokol Kraja

TIRANA- Në fund të vitit të kaluar, në shumë media të mëdha të vendit nisi të transmetohej në seri një reportazh i sponsorizuar për ngritjen e një parku biznesi në Kashar. I quajtur Nexus Park Tirana, parku konsinstonte në ndërtimin e një kompleksi magazinash dhe ndërtuesi i tij ishte biznesmeni Sokol Kraja.

VKM ad personam/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës

Por ndonëse ishte nisur si një investim tërësisht privat për ndërtim magazinash, një ditë më parë Këshilli i Ministrave vendosi që magazinat t'i shpallë Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik.

"Me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” të territorit me sipërfaqe 52 140 m2, pjesë të zonave kadastrale 2105, 2119, me vendndodhje në Kashar, Tiranë, me emërtimin “TEDA NEXUS PARK TIRANA," thuhet në vendimin e qeverisë.

VKM ad personam/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës

Sipas vendimit të qeverisë, veprimtaritë që do të zhvillohen në zonën teknologjike me zhvillues kompanitë Astral dhe Capital Resources të Krajas janë industri automotive, ICT, industri e pajisjeve elektronike apo minerare, farmaceutik, industri agropërpunuese dhe agropodhuese, përpunim dhe magazim mallrash etj.

"Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet me të drejtë përsëritjeje deri në 99 vjet," thuhet në VKM.

Heqje taksash dhe "bailout"

Shpallja zonë teknologjie dhe e zhvillimit ekonomik nuk është thjesht një formalitet. Ajo ka një sërë përfitimesh të mëdha fiskale. Sipas ligjit, kompanitë zhvilluese të zonës dhe bizneset, që zhvillojne aktivitetin e tyre brenda saj përjashtohen nga pagesa e 50 përqindëshit të normës së tatimfitimit për 5 vitet e para, nga fillimi i veprimtarisë së tyre në zonë.

Parlalelisht zhvilluesit që investon në zonë, brenda 3 viteve nga data e fillimit të punimeve, ose perdoruesit që investon në zonë, brenda 3 viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike të zonës, i njihen si shpenzime të zbritshme, të periudhës tatimore, 20 për qind e shpenzimeve kapitale vjetore, pavarësisht nga shumat e amortizimit, sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, për një periudhë 2-vjeçare.

Furnizimi i mallrave shqiptare, të destinuara për t’u vendosur në zonë, konsiderohet si furnizim për eksport me shkallë zero, në përputhje me përcaktimet e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe legjislacionit doganor. Projekti i zhvilluesit përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa ndërtimet e realizuara brenda territorit të zonës përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë pesëvjeçare.

Përvec kësaj, zhvilluesit ose përdoruesit e zonës janë të përjashtuar nga taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, ndërkohë që bizneseve brenda zonës u njihen 150 për qind e pagave dhe sigurimeve si shpenzime të zbritshme gjatë vitit të parë.

Pra lehtësitë tatimore që i ofrohen një zone teknologjike janë të konsiderueshme. Por pse duhet që qeveria të japë statusin zonë teknologjie për një aktivitet të nisur si investim privat dhe për më tepër kompleks magazinash?

Në një farë mënyrë ky është një shpëtim financiar ose bailout siç njihet në anglisht i një biznesi privat me paratë e buxhetit të shtetit. Vetëm se në këtë rast paratë nuk jepen direkt si mbështetje financiare, por vijnë përmes heqjes së taksave. Gjithsesi në finale rezultati është i njëjtë.

Qeveria nuk mund të përdorë paratë e qytetarëve për të shpëtuar biznese private, të cilat nuk shesin dot magazinat e tyre. Por ky nuk është problemi i vetëm.

Cënim i konkurrencës dhe Kushtetutës

Zona e Teknologjisë Nexus Park Tirana ka një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe gjendet tek Kthesa e Rinasit. Ky në foton më poshtë është vendi.

VKM ad personam/ Qeveria i heq taksat magazinave të Sokol Krajës

Ngjitur me Nexus Park Tirana, gjendet një tjetër park industrial ku zhvillojnë aktivitete shumë biznese. I quajtur Tirana Industrial Park ai është ndërtuar nga kompania Concord e biznesmenit Artan Dulaku. Por Tirana Industrial nuk gëzon statusin e Zonës Teknologjike dhe as lehtësitë fiskale që rrjedhin prej tij.

Pra dy biznese ngjitur me njëri tjetrin, por njëri ngarkohet me taksa, ndërsa tjetri përjashtohet nga taksat. Përveçse një vendim qeverie special me tek përfitues, njësoj si ligji i famshëm Fusha, ky është një vendim që cënon konkurrencën e ndershme në treg, çka e bën atë antikueshtetues. Por ky është një mekanizëm që qeveria shqiptare ka filluar ta përdorë shpesh, jo vetëm përmes zonave teknologjike, por edhe përmes mekanizmit të investimeve strategjike.

Cënim i publikes

Në Kashar është edhe një tjetër zonë teknologjike dhe e zhvillimit ekonomik. E quajtur TEDA Kashar ajo ka për zhvillues Bashkinë e Tiranës dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 35 hektarësh. Ndërtimi i kësaj zone ka një kosto totale prej 16 milionë eurosh dhe paratë janë paguar nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.

Por tashmë në të njëjtën zonë qeveria shpall një tjetër Zonë Teknologjie duke i shtuar kështu një konkurrent direkt Zonës Teknologjike të Bashkisë së Tiranës.

Ky është një vendim i dyshimtë nga të gjitha aspektet. Jo vetëm për faktin se nisi si një investim privat për ndërtim magazinash. As për faktin se cënon konkurrencën e lirë në treg duke vënë në disazvantazh padrejtësisht bizneset e tjera që kanë investuar në parqe biznese në zonën e Kasharit. Por mbi të gjitha sepse saboton edhe publiken duke i shtuar konkurrent direkt një zonë me zhvillues publik siç është ajo e Bashkisë Tiranë. Saktësisht VKM speciale në të gjitha kuptimet./ Kapitali.al

sokol kraja


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet