29 Janar 2023, 12:29
Nga I.A
Policia
FIER- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga ka rënë 36-vjeçari Maradon Dajlani, pasi ishte dënuar me 1 vit burg për vjedhje. Po ashtu u bë arrestimi i 40-vjeçarit me iniciale I.S, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe një 45-vjeçar për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Maradon Dajlani, 36 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije. Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burgim, për veprën penale "Vjedhja”. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", për shtetasin B. S., 45 vjeç, banues në fshatin Thanasaj, Lushnjë, i cili është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe fsheh rrethanat e ngjarjes. U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin e autorit/ëve, pasi në Lushnjë kanë vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e shtetases A. A., 32 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
arrestohen 2 perona ne fier maradon dajlani
Aktualitet
29 Janar 2023, 12:11
I.A
Izmir Dragoti
ANGLI- Shqiptari Izmir Dragoti u arrestua më 25 janar të këtij viti nga policia britanike, pasi u kap duke punuar në nj&e...
Aktualitet
29 Janar 2023, 11:53
I.A
protesta
TIRANË- Gruaja që një javë më parë kërcënoi me vetëflijim në Bërxullë ka deklarua...
Aktualitet
29 Janar 2023, 11:54
a.l
aeroporti Rinas
TIRANË- Një 24- vjeçare është arrestuar nga policia në Rinas pasi ka tentuar të kalojë kufirin me...
Aktualitet
29 Janar 2023, 11:47
I.A
banoret
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë vazhduar me protestën e tyre për ndërtimin e aksin Kashar-Thuman&e...
Aktualitet
29 Janar 2023, 11:29
I.A
Hellbanianz
ANGLI- Një grua thotë se gangsterët shqiptarë shfaqen vazhdimisht te banorët e komunës ku ajo ban...
Aktualitet
29 Janar 2023, 11:30
a.l
Policia
KORÇË- Një 34- vjeçar i identifikuar me iniciale A.M., është vën ënë pranga nga policia në Ko...
Aktualitet
29 Janar 2023, 11:24
a.l
policia
KORÇË- Një 48- vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë pasi ka ushtruar dhunë ndaj nj&e...
Aktualitet
29 Janar 2023, 11:11
I.A
Pamje nga protesta
TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë ditën e sotme në protestë për të ...
Aktualitet
29 Janar 2023, 10:48
I.A
Kokaina
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për trafikim kokainë. M&eum...
Aktualitet
29 Janar 2023, 10:40
a.l
Protestë në Elbasan
ELBASAN- Një grup banorësh kanë protestuar sot në Unazën Jugore të Elbasanit, aty ku disa dit&e...