LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ "Porta kryesore u saldua", nxjerr vëllain nga shtëpia dhe i zapton banesën

Merita Beti, gruaja e Kujtim Betit, tregon se kanë jetuar bashkë me familjen në një dhomë të cilën e ka ndërtuar vjehrri i saj. Kjo dhomë ndodhej ngjitur me banesën ku jetojnë kunati dhe vjehrri.

6 Mars 2023, 21:32 Nga DOSJA
VIDEO/ "Porta kryesore u saldua", nxjerr vëllain nga shtëpia
Emisioni Stop

TIRANË- Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka trajtuar një konflikt prone në Tiranë që vazhdon prej shumë vitesh midis dy vëllezërve Beti. Merita Beti, gruaja e Kujtim Betit, tregon se kanë jetuar bashkë me familjen në një dhomë të cilën e ka ndërtuar vjehrri i saj. Kjo dhomë ndodhej ngjitur me banesën ku jetojnë kunati dhe vjehrri. Pronën ngjitur, kunati e ka përfituar nga një kontratë shitje prej babait, por ajo thotë se nuk përfshihet dhoma në të cilën jetonte zonja bashkë me familjen.

Në fakt në kontratën e shitjes ka dy përkufizime që bien ndesh me njëra-tjetrën, pasi në një pjesë thuhet se shitet një dhomë dhe oborri dhe në pjesën tjetër thuhet se shitet trualli me të gjithë ndërtesën sipër tij. Zonja thotë se pas një kalvari gjyqesh, kunati i është drejtuar gjykatës për herë të fundit në 2021-shin dhe gjykata ia ka rrëzuar kërkesën që zotërinjtë të lironin banesën. Ajo shprehet se pas këtyre vendimeve, kunati vazhdon me akte dhune psikologjike. Iu pret dritat dhe ujin dhe iu mbyll derën.

Në këtë moment nuk hyjnë dot më në banesë. Gjyqtarja Oltiona Goxha e Shkallës së Parë e dënon për vetgjyqësi, pasi zotëria kishte hequr sendet e vëllait. I drejtohen gjykatës sërish për rikthimin në banesë dhe gjykata vendos rikthim, titull ekzekutiv. Aty kuptojnë se iu ishte prishur banesa nga kunati. Merita Beti tregon se ka qenë në banesë, por është ndeshur me kërcënime të vazhdueshme, për të cilat ka bërë edhe kallëzim. Por pala tjetër thotë se banesa është prishur vetë.

Denoncuesja: Jam Merita Beti, banuese në Tiranë dhe i jam drejtuar emisionit tuaj për ndihmë sepse kam një konflikt disavjeçar me kunatin tim për një banesë në rrugën “Mihal Grameno”. Prej vitit 97 banoj në një dhomë me bashkëshortin tim, e cila ndodhet ngjitur me banesën e kunatit, i cili e ka përfituar atë me anë të një kontrate shit-blerje, i cili e ka përfituar atë nga vjehrri dhe vjehrra ime. Në këtë dhomë, bashkëshorti im është lindur, është rritur dhe kemi jetuar atje deri në fillim të vitit 2020.

Më pas, kunati nis procedurat për lirim sendi kundrejt nesh, një kalvar gjyqesh nëpër shkallët e gjyqësorit dhe ka marrë formën e prerë për lirim, dorëzim sendi që ai nuk ka të drejtë që ta kërkojë këtë kundrejt nesh sepse nuk ka certifkatë pronësie, ose të themi më mirë që ai ka nxjerrë një certifikatë pronësie që nuk korrespondon me kontratën e shit-blerjes nga prindërit e tij.

Më pas, përsëri kunati i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë për njohjen pronar të gjithë ambienteve që ka shtëpia aty në 2021 dhe gjyqtarja Anila-Capo-Zere merr vendimin që kunati nuk ka të drejtë për t’u njohur pronar për të gjithë pjesën e shtëpisë pasi ai është pronar vetëm në kontratën e shit-blerjes sipas ligjit.

Pas këtij vendimi, ai fillon një dhunë psikologjike kundrejt familjes time. Na pret dritat, ujin. Pavarësisht se bënim kallëzime të njëpasnjëshme, asnjëherë nuk merrnim përgjigje në komisariatin numër 1 dhe gjithashtu ka tentuar duke mbyllur portën hyrëse për në banesë duke nxjerrë justifikime që këto nuk banojë këtu, nuk e di se ku i gjejnë çelësat, pavarësisht se kishim të gjitha vendimet e gjyqësorit. Në këtë moment, im shoq nuk arrin të futet brenda pasi porta kryesore u saldua nga kunati im.

Gjykata për këtë veprim e dënon me 15 ditë heqje lirie ose konvertim në punë të detyruar në komunitetet. Zotëria e boshatisi dhomën tonë, i zhduku të gjithë plaçkat. Ne i drejtohemi Gjykatës së Shkallës së Parë për rikthimin tonë në atë banesë dhe gjyqtari jep vendimin për rikthimin tonë në atë banesë. Fiks në këtë moment, ne marrim njoftim që dhoma jonë është prishur.

Në Shkurt, kam qenë me bashkëshortin tim për të parë këtë dhomë, në atë moment, vjehrri im na drejtohet me kërcënime. Lajmëroi policinë, vijnë dhe para tyre unë prapë kërcënohem. Bëmë dhe denoncimin në rajon dhe prokurori përsëri nuk e mori përsipër për vepër penale kërcënimet e tyre. Sipas prokurorit, kjo është e paktë sepse nuk e di se çfarë duhet të presim më shumë që të veprojnë këto njerëz kundrejt nesh. Unë kërkoj që të rikthehem në atë dhomë sipas ligjit. Kërkoj dëmshpërblim. Kërkoj dënimin e veprës penale që ka bërë ky zotëria në bashkëpunim ose vetëm.

Ndërkohë, pala tjetër pretendon të kundërtën.

Denoncuesja: Ma prishët ju të dy.

Kunati: Ka mundësi, mos të më shqetësoni prindërit? Dilni përjashta! Këtu jeni në dhomën time!

Denoncuesja: Prona jote është ajo atje dhe e di ti shumë mirë.

Kunati: Prona jote ku është këtu? Ti s’ke pronë fare! Dilni përjashta nga prona ime!

Gazetarja e “Stop” ka zhvilluar një bisedë telefonike me kunatin e denoncueses, i cili pretendon se nuk ka qenë ai që e ka prishur dhomën e çiftit, teksa shton se kjo mund të vërtetohet edhe nëpërmjet sistemit TIMS, pasi ai nuk ka qenë në Shqipëri momentin që ka ndodhur një gjë e tillë.

Gazetarja: Me Emiljano Betën flas?

Gazetarja: Të shqetëson Viola Lito, gazetare nga emisioni “Stop”. Në emisionin tonë është drejtuar vëllai juaj për një problematikë prone. Për të qenë sa më transparente unë u drejtova që të bisedoj me ju, është në dëshirën tuaj nëse doni të flisni apo jo. Ju e keni prishur banesën e tij?

Kunati: Jo, absolutisht! Atë ditë, që ka ndodhur shembja e shtëpisë, unë po të futesh në sistemin TIMS, unë nuk jam ndodhur fare në Shqipëri, se jam ndodhur për arsye të tjera jashtë Shqipërie. Nuk e di unë, kush e ka prishur. Ajo ka rënë, se është shtëpi me kallamishte.

Gazetarja: Ju e nxorët nga shtëpia?

Kunati: Ore, unë s’kam nxjerrë njeri. Më fal! Ai, që thotë më nxorrën nga shtëpia, më jep një dokument që ti ke qenë tek ajo shtëpi!

Gazetarja: Pse ka vendime gjykate që e kthejnë në atë banesë?

Kunati: Kur e kanë kthyer? Unë jam me certifikatë pronësie aty, moj motër! Të asaj dhome dhe tokën përfshirë.

Gazetarja: Ju keni kërkuar në datën 8 Korrik 2021 vërtetimin e së drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme.

Kunati: Jemi akoma në gjyq për këtë.

Gazetarja: Dhe Gjykata e Shkallës së Parë jua ka rrëzuar. Njohja e pronësisë pse është rrëzuar nga gjykata?

Kunati: Është rrëzuar dhe kemi ngelur peng. Hajde të gjejmë gozhdën e Nastradinit!

Marrë nga tvklan.al

emisioni stop merita beti kujtim beti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet