Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Rreth dy javë më parë, avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaroi se Gjykata e Apelit në Romë i kishte dhënë ish-kreut të Prokurorisë të drejtën e azilantit politik.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i tha BIRN se procesi i ekstradimit të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.
“Autoritetet italiane kanë konfirmuar se procesi gjyqësor me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Adriatik Llalla është në vazhdim e sipër…,” tha SPAK në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi.
Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.
Rreth dy javë më parë, avokati i tij, Sokol Hazizaj deklaroi se Gjykata e Apelit në Romë i kishte dhënë ish-kreut të Prokurorisë të drejtën e azilantit politik. Sipas Hazizajt, vendimarrja në favour të Llallës kishte të bënte me qëndrimin joproporcional të mbajtur nga gjykatat shqiptare në dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm.
Por SPAK ka një version të ndryshëm mbi procesin e Llallës në Itali.
Vendimi i Gjykatës së Apelit Romë i datës 13 shkurt 2023 nuk ka pasur sipas SPAK për objekt shqyrtimin e kërkesës për ekstradim, por masën e sigurimit të caktuar ndaj Lallës.
“Me këtë vendim Gjykata e Apelit Romë ka revokuar masën e sigurimit ‘detyrim për të qëndruar’ në Bashkinë e Romës, Itali”, sqaroi më tej SPAK.
Llalla u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 dhe vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti. Llallës iu konfiskuan edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.
Avokati i tij, Sokol Hazizaj ishte i paarritshëm për t’u pyetur mbi procesin e zhvilluar në Romë deri në publikimin e këtij shkrimi.
Marrë nga Reporter
Riviera Shqiptare Media prestigjoze britanike 'The Guardian' i ka kushtuar sërish një artikull rivierave shqiptarem teksa se rendit vendin ton&eu...
Klaudja Leta dhe partneri i saj GREQI- Prindërit, të afërmit dhe miqtë i dhanë dje lamtumirën e fundit studentes shqiptare Kl...
Linda Karçanaj TIRANË- Përmes proceseve të digjitalizimit, 11.2 milionë aplikimeve online në e-albania, vetëm për...
Aksidenti, Barbara Brotto dhe Eralda Spahillari ITALI- Mediat italiane kanë publikuar video nga profili i 17-vjeçares Barbara Brotto, e cila nd...
Foto Ilustruese KRUJË- 70-vjeçari me inicialet A. X., është plagosur pasi është përplasur nga një makinë...
Evgjeni Micka GREQI- Avokati i familjes shqiptare Micka, Stelios Sourlas, të cilët humbën vajzën e tyre 23-vjeçare Evgjeninë...
Britani e Madhe BRITANI E MADHE- Mirjam Kovaçi, 22 vjeç nga Shqipëria është dënuar me 16 muaj burg pasi është k...
Foto ilustruese GREQI- Një 34-vjeçare ka bërë kallëzim për pengmarrje ndaj partnerit të saj. Sipas mediave greke, nj&...
Altin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u themelua më 23 dhjetor 2019 ...
Foto ilustruese GREQI- Një shqiptar akuzohet për përdhunimin e dy grave që kishin shkuar si kliente në sallonin e masazhit q&...